Këto gabime të thjeshta mbajnë miliona njerëz të sëmurë dhe mbipeshë

 

Shumica prej nesh e dimë tashmë që nuk ka ndonjë mënyrë të fshehtë, apo sekret, për të humbur peshë dhe për të qëndruar i shëndetshëm.

Trupi juaj ka nevojë për ushqim të vërtetë. Trupi juaj ka nevojë për vitamina dhe minerale nga ushqime të papërpunuara. Jo vetëm që do të humbni disa kg të tepërt, por do të vini re se sa mirë do të ndiheni. Ushqimet e përpunuara mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngadaltë, të lodhur dhe të rënduar. Marrja e energjisë nga ushqimet e plota ringjallërojnë trupin, ju japin energji dhe rinovojnë shëndetin tuaj.

Ja disa gabime që duhet t’i shmangni

  1. Pijet me gaz dhe lëngjet konvencionale të frutave

Këto pije nuk përmbajnë vetëm ujë të përzier me sheqer. Në shumë raste, ato përmbajnë lëndë kimike për t’i dhënë shije.

Por edhe  lëngjet e frutave si lëngu i portokallit, kanë pothuajse të njëjtën sasi të sheqerit si Coca Cola dhe Pepsi!

Nëse jeni mbipeshë dhe ndiheni të sëmurë, atëherë ndoshta mund të toleroni me lëng frutash të gatshëm, pije me gaz dhe burime të tjera të sheqerit.
Sheqernat e tretura shpejt, mund të çojnë në rezistencë ndaj insulinës dhe të gjitha llojet e sëmundjeve serioze.

Cila është zgjidhja: Hani më shumë fruta të plotë.

  1. Mos leximi i etiketave

Shumë nga kompanitë e ushqimit i fshehin përbërësit dhe vënë etiketa shumë të çorientuara në ushqime, duke i bindur njerëzit e ndërgjegjshëm për shëndetin për të blerë ushqime të dëmshme për veten dhe fëmijët e tyre.
Për shkak se shumica e njerëzve nuk dinë shumë për të ushqyerit, ato vazhdimisht lexojnë në etiketa si “kokrra të plota”, “yndyrë të ulët” ose “përmban Omega-3”.

Por shtimi i sasive të vogla të përbërësve të shëndetshëm në një ushqim jo të shëndetshëm dhe shumë të përpunuar nuk e bën atë të shëndetshëm.
Pra, është e rëndësishme të lexoni etiketat.
Kjo vlen edhe për ushqimet e fëmijëve që tregtohen si të shëndetshëm.

  1. Mielli i rafinuar

Ndërgjegjësimi për efektet e dëmshme të mjellit të rafinuar është rritur në mënyrë dramatike në dekadat e fundit.
Problemi është se gruri zakonisht nuk është “i tërë” … drithërat janë pulverizuar në miell.

Gruri i rafinuar gjithashtu përmban sasi të mëdha të glutenit, një proteinë ndaj të cilës shumë njerëz janë të ndjeshëm dhe mund të kontribuojnë në efekte të ndryshme të dëmshme si problemet e tretjes, dhimbje, lodhje, etj.

Ka gjithashtu studime të shumta që lidhin konsumin e grurit me sëmundje serioze, duke përfshirë skizofreninë, autizmin dhe ataksinë cerebellare. Një studim tregon një rritje dramatike të kolesterolit.

  1. Mos fokusimi në ushqime të vërteta dhe të papërpunuara

Kur bëhet fjalë për shëndetin optimal, njerëzit priren të humbasin në detaje.
Edhe pse “ushqimi” si disiplinë akademike mund të jetë tepër i komplikuar, kur në të vërtetë duhet të jetë i thjeshtë!

Mbani në mend se njerëzit e lashtë kanë arritur të mbijetojnë dhe të jenë të shëndetshëm për mijëra vjet.
Ne mësuam për kaloritë, vitaminat, proteinat dhe shumë lëndë të tjera shumë vonë, por njohja me këto gjëra nuk na ka bërë më të shëndetshëm.

Njerëzit e shëndetshëm të zonave jo-industriale, që mbajnë shëndet të shkëlqyeshëm, hanë ushqime të vërteta, të papërpunuara dhe natyrale.
Studime të shumëfishta kanë ekzaminuar se këta njerëz nuk vuajnë nga obeziteti, diabeti i tipit II dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Nëse ushqimi është shumë i fabrikuar, mos e hani atë!

  1. Mos konsumimi mjaftueshëm i proteinave

Autoritetet shëndetësore avokojnë një marrje proteine ​​relativisht të ulët. Ata thonë se ne duhet të synojmë rreth 56 gramë në ditë për burrat dhe 46 gramë në ditë për gratë. Megjithatë, edhe pse kjo futje e vogël mund të jetë e mjaftueshme për të parandaluar dëmet që shkakton mungesa e saj, nuk është e mjaftueshme për shëndetin optimal. Studimet tregojnë se një konsum më i lartë i proteinave mund të jetë i dobishëm për formimin e trupit, sidomos tek njerëzit që janë fizikisht aktivë.

Trupi shpenzon pak kalori që ta metabolizojë atë, për këtë arsye, shtimi i proteinave në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë të humbni peshën pa u munduar shumë. Proteinat  mund të rrisin djegien e yndyrës, të reduktojnë oreksin dhe të përmirësojnë shëndetin në mënyra të ndryshme.

Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë të proteniave si: peshku, farat, produktet e qumështit, vezët.

  1. Frika nga konsumimi i yndyrave të shëndetëshme

Në vitet ’60 dhe ’70, shumë shkencëtarë besonin se yndyrat e ngopura ishin shkaku kryesor i sëmundjeve të zemrës. Kjo ide formoi themelet e dietës së ulët në yndyrë. Që atëherë, shumë studime kanë treguar se dieta me yndyrë të ulët thjesht nuk funksionon. Kjo nuk shkakton humbje peshe apo rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës ose kancerit. Gjatë dekadave të fundit, shumë studime kanë shqyrtuar efektet shëndetësore të yndyrave të ngopura. Ata vazhdimisht tregojnë se këto yndyrna janë të padëmshme. Ata ngrenë kolesterolin HDL (“të mirë”) dhe ndryshojnë kolesterolin LDL (“të keq”). Yndyrnat e ngopura nuk ngrenë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Yndyrat që duhet të shmangen janë yndyrnat trans të bëra nga njeriu dhe vajrat e rafinuar si: vaj misri, soje, etj.

Nuk ka arsye për të shmangur ushqimet që janë natyrshëm të lartë në yndyrë të ngopur. Kjo përfshin vajin e kokosit, vezët, farat, vajin e ullirit dhe peshkun. Këto ushqime janë krejtësisht të shëndetshme.

Studimet tregojnë se yndyrat e ngopura janë të padëmshme dhe se dietat me yndyrë të ulët nuk funksionojnë.

  1. Flakja e të verdhës së vezëve

Për shkak të kolesterolit, njerëzit janë këshilluar që të zvogëlojnë konsumimin e vezëve. Megjithatë, studimet tregojnë se kolesteroli në dietë nuk rrit me të vërtetë kolesterolin në gjak, dhe se vezët nuk e rrisin rrezikun e sëmundjes së zemrës.

Vezët janë të ngarkuara me vitamina, minerale, proteina cilësore, yndyrna të shëndetshme dhe ushqyes të ndryshëm që janë të rëndësishëm për sytë dhe trurin. Mbani parasysh se kjo vlen vetëm për vezët e plota dhe organike. Hedhja e të verdhës dhe konsumimi i të bardhës  është gjëja më e keqe që mund të bësh.

Pavarësisht se janë tëi larta në kolesterol, vezët nuk e ngrenë kolesterolin e keq në gjak ose rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

          8. Ushqimet e shpejta dhe jo cilësore

Rutina juaj e përditshme mund të përfshijë paketimin e drekave, marrjen e fëmijëve nga shkolla, luftimin e trafikut për të punuar në kohë dhe një ditë të zënë në zyrë. Jeni të lodhur, është vonë dhe ende duhet t’i ndihmoni fëmijët me detyrat e shtëpisë. Pra, cila është zgjidhja më e lehtë? Ushqim i Shpejtë.
Ushqimi i shpejtë ka kuptim, për miliona njerëz. Njerëzit që janë të zënë, të lodhur ose me ngut. Njerëzit që thjesht dëshirojnë një vakt të kripur. Problemi është, kur ne fillojmë të zgjedhim ushqime të përpunuara mbi ushqimet e vërteta, të plota, trupi ynë vuan. Ushqimet e përpunuara janë të ngarkuara me kripë, sheqer, yndyrna trans dhe qindra kalori të tepërta. Ato gjithashtu përmbajnë pak ose aspak vitamina dhe minerale. Ushqimet e përpunuara jo vetëm që çojnë në shtimin e peshës, por gjithashtu shkaktojnë që trupi juaj të vuajë.

         9. Ngrënia e shumë vakteve të vogla

Shumë njerëz mendojnë se është mirë të hanë 5-6 vakte të vogla në ditë.
Ata thonë se ju nevojitet të hanë rregullisht gjatë ditës për të “ushqyer metabolizmin”.
Është e vërtetë se ushqimi mund të rrisë normën metabolike, por cilësia e ushqimit që hani ka rëndësi, dhe jo numri i ngrënieve.
Ky mit ( ngrënia e vakteve te vogla) aktualisht është testuar dhe hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur.
Trupi i njeriut është i pajisur mirë për të trajtuar periudha të shkurtra urie dhe ka studime që tregojnë se një proces riparimi qelizor i quajtur autophagy fillon të ndodhë kur agjërojmë për një kohë të shkurtër.

Ushqimi i shpeshtë është krejtësisht i panevojshëm dhe tepër i papërshtatshëm. Nuk ka dëshmi se kjo çon në rezultate të përmirësuara.