Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Gabime ne stilin e jeteses

//Gabime ne stilin e jeteses

Gabime ne stilin e jeteses

Gabime në stilin e të jetuarit, që mund t’ju kushtojnë jetën

 

– Mos përdorni mbrojtës dielli

Kjo është një nga mashtrimet më të mëdha në histori. Dielli nuk shkakton kancer, por kremrat mbrojtëse nga dielli kanë treguar të shkaktojnë kancer. Tani besohet fuqishëm se përbërësit e mbrojtësve të diellit janë shkaku numër një i kancerit të lëkurës. Nuk ka kancer të lëkurës në Afrikë, edhe pse njerëzit qëndrojnë në diell gjatë gjithë ditës pa ruajtës dielli. Nuk është pigmenti i lëkurës shkak për këtë, siç sugjerojnë disa. Njerëzit me trashëgimi afrikane që jetojnë në Amerikë, kanë shkallën më të lartë të kancerit të lëkurës, megjithëse ata qëndrojnë shumë pak në diell. Nëse nuk doni të merrni një të djegur dielli, vendosni një kapelë ose mbuloni trupin me veshje të lehta, dhe kaq. Dielli është i  shëndetshëm për ju dhe ai duhet të jetë në lëkurën tuaj. Statistikat tregojnë se njerëzit që përdorin më shumë kremra për mbrojtje nga dielli kanë normat më të larta të kancerit të lëkurës. Kjo vlen edhe për kremrat për nxirje të lëkurës gjithashtu. Mbani mend, çdo gjë që vendosni në lëkurën tuaj, futet në trupin tuaj. Nëse ju nuk mund ta hani atë, mos e vendosni as në lëkurën tuaj.

 

– Ndaloni marrjen e barnave farmaceutike, me apo pa recetë

Mos harroni, barnat farmaceutike janë helme, dhe këtu përfshihen edhe vaksinat. Edhe pse mendimet ndryshojnë, shumë ekspertë besojnë se vaksinat janë shkaku numër një i vdekjeve dhe sëmundjeve nëmesin e fëmijëve. Vaksinat janë disa nga gjërat më toksike që ju mund të fusni në trupin tuaj. Vitin e kaluar, më shumë se 250.000 amerikanë vdiqën duke marrë dozën e duhur të ilaçeve me apo pa recetë. Është vlerësuar se miliona pacientë marrin trajtim mjekësor për shkak të efekteve anësore të tmerrshme të ilaçeve farmaceutike. Është vlerësuar gjithashtu se dhjetëra miliona zhvillojnë kushte mjekësore afatgjata për shkak se marrin ilaçe farmaceutike. Prandaj, mos merrni barna veçse në rastet shumë të rënda.

 

– Mos përdorni antiperspirante ose deodorante

Antiperspirantet (bllokuesit e djersëve) dhe deodorantet (erëheqësit) përmbajnë helme vdekjeprurëse, veçanërisht alumin. Këto helme depërtojnë në lëkurë pranë nyjeve limfatike. Çdo gjë që absorbohet nën lëkurë nga sqetullat, kapet nga sistemi limfatik dhe së pari kalon nëpër gjoks. Prandaj mendohet se një nga shkaqet kryesore të kancerit të gjirit tek grate, është pikërisht përdorimi i këtyre produkteve helmuese. Një person i shëndetshëm nuk duhet të ketë një erë të rëndë të djersëve; Megjithatë, në qoftë se ju duhet të përdorni një antiperspirant ose deodorant, në treg ekzistojnë produkte tërësisht natyrore. Mos u mashtroni nga etiketa, por lexoni përbërësit. Nëse nuk mund t’i kuptoni fjalët, mos i blini. Mos harroni, nëse ju nuk mund të hani diçka, nuk duhet ta vendosni atë në lëkurën tuaj.

 

– Qëndro larg nga vaskat e nxehta, dhomat me avull dhe pishinat publike

Pishinat dhe vaskat e nxehta janë të mbushura me ujë që është tepër i ngarkuar me klor. Klori është një kimikat helmues vdekjeprurës. Njerëzit mendojnë se noti në një pishinë apo relaksimi në një vaskë të nxehtë është i shëndetshëm. E kundërta është e saktë dhe e vërtetë, sepse këto shtypin sistemin tuaj imunitar, thajnë lëkurën, dhe ngarkojnë trupin me sasi të lartë të klorit, duke irrituar kështu arteriet dhe duke çuar në sëmundje të zemrës.

Avulli i derdhur në dhomat me avull është nga uji rregullt i rubinetit, që është i ngarkuar me helme toksike dhe ndotës. Një dhomë me avull është, në fakt, një dhomë gazi helmues dhe tepër i pashëndetshëm.

Noti është i shkëlqyer nëse bëhet në det apo një liqen.

Nëse keni një pishinë ose vaskë të nxehtë, hetoni në lidhje me një sistem të filtrimit ku nuk përdoret klor ose kimikate.

Nëse ju nuk mund të pini ujë nga pishina, mos notoni në të.

Disa njerëz mund të thonë se nuk mund të pini as ujë të liqenit apo të detit, dhe kjo është e vërtetë, por këto ujëra, megjithatë, janë të gjallë, natyror dhe plot forcë jetësore. Pishinat e klorit janë diçka që nuk gjenden në natyrë.

 

– Qëndro larg psikiatërve dhe psikologëve

Psikiatrit dhe psikologët nuk i ndihmojnë aspak njerëzit që trajtojnë. Statistikat tregojnë se shumica e njerëzve që janë trajtuar nga psikiatërt dhe psikologët, në fakt janë bërë më keq! Psikiatrit pothuajse gjithmonë përshkruajnë barna për pacientët e tyre. Këto barna janë disa nga farmaceutiket më të rrezikshme dhe vdekjeprurëse në dispozicion sot. A e dini se në dhjetë vitet e fundit, pothuajse çdo akt dhune i kryer në shkolla, është kryer nga një person i cili kishte marrë, ose aktualisht është duke marrë një ilaç psikiatrik.

Së fundi, hulumtimet e bëra në mënyrë bindëse, tregojnë se disa barna psikiatrike rrisin prirjen për të kryer vetëvrasje.

 

– Mos përdorni tharëse elektrike rrotulluese për rrobat tuaja

Këto pajisje prodhojnë sasi të mëdha jonesh pozitive. Jonet pozitive shtypin sistemin imunitar, të bëjnë të lodhur, dhe mund të shkaktojnë depresion dhe ankth. Bëjmë këtë eksperiment: shkojmë në një lavanderi dhe ulemi përballë tharëseve rrotulluese kur janë duke punuar, dhe të vërejmë se si do ndjehemi pas vetëm 30 minutash. Pastaj të vërejmë se si do të ndjehemi për pjesën tjetër të ditës. Krahasoni këtë me një shëtitje në plazh, pranë ujit të rrjedhshëm, ose nëpër  një zonë me shumë pemë. Këto kushte prodhojnë jone negative që të shtojnë jetën (me kuptimin: jetën e shëndetshme). Krahasimi në mënyrën se si ju do të ndjeheni mund të jetë absolutisht dramatik.

Rrobat që vijnë nga tharëset elektrike janë të ngarkuara me këto jone që kanë efekte negative në emocionet dhe fiziologjinë tuaj. Ju në fakt do të ndiheni më mire, nëse vishni rroba që janë tharë në ajër të pastër.

 

– Mos e përdorni celularin dhe drejtimin e makinës në të njëjtën kohë

Drejtimi i makinës është mjaft stresues. Kur  jeni duke folur në telefon celular dhe duke drejtuar makinën në të njëjtën kohë, sasia e stresit fizik që përjeton trupi juaj mund të jetë dhjetë herë më e madhe. Shmangeni këtë me çdo kusht. Kur drejton makinën, është ideale të dëgjohet diçka qetësuese (si këndim Kurani), si dhe të vishet  një aparat shtypës i kaosit elektromagnetik për të balancuar efektet negative që përjetohen në procesin e drejtimit të makinës.

 

– Eliminoni ndriçimin fluoreshent

Ndriçimi fluoreshent ju bën të lodhur dhe dobëson sistemin tuaj imunitar dhe prodhimin e melatonin-ës. Ka efekt negativ tek njerëzit me autizëm, epilepsi, lupus, sindromë të dhimbjeve kronike, lyme dhe vertigo.

Eliminoni të gjitha ndriçimet fluoreshente dhe i zëvendësoni ato me ndriçim të spektrit të plotë. Ndriçimi i spektrit të plotë është shumë i ngjashëm me rrezet natyrore të diellit, dhe mund të kenë përfitime të pabesueshme shëndetësore, ku më të dukshmet janë: rritja e energjisë fizike dhe zbutja e depresionit.

 

– Eliminoni freskuesit dhe aromatizuesit e ajrit

Në mënyrë ideale, mos lëshoni asgjë në ajër; mos përdorni asnjë lloj freskuesi apo aromatizuesi të ajrit, sepse që të gjitha ato janë kimikate toksike që i lëshoni në ajër. Kjo është vërtetë një çmenduri. Në banjo mund të venosni një enë me vaj agrumesh organike, të cilat mund të blihen në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm. Lexoni etiketat. Mos harroni, nëse nuk mund të hani diçka, nuk duhet ta lëshoni atë në ajër.

 

– Mos përdorni orë me zile

Shumica e njerëzve zgjohen nga tingujt e një ore me zile me zë të lartë. Kjo trondit sistemin dhe bën që trupi të jetë në një lloj stresi gjatë gjithë ditës. Është e rëndësishme që të zgjoheni ngadalë dhe butë. Ka ora alarmi që ju zgjojnë me tone të bukura e të butë, që nisin me zë shumë të ulët dhe ngadalë fillojnë të lëshojnë zë më të fortë. Ky ndryshim i vogël në mënyrën e zgjimit, mund të ketë efekte të thella në emocionet dhe pH e trupit tuaj.

 

– Reduktimi ose eliminimi i kondicionimit të ajrit

Shumica e ajrit të kondicionuar është thjesht i pashëndetshëm. Njësitë e kondicionimit të ajrit e bëjnë  ajrin të panatyrshëm, dhe kjo është e pashëndetshme. Kujtoni se ajri i kondicionuar nuk ka ekzistuar 70 vjet më parë. Ne mendojmë se kemi nevojë për ajër të kondicionuar; sigurisht, ai mund ta bëjë zyrën dhe shtëpinë tuaj më tolerante në kushte jashtëzakonisht të nxehta, por përdorni sa më pak ajër të kondicionuar dhe do të shihni një rënie në sasinë e ftohjeve dhe gripit që  ju kapin gjatë vitit.

 

– Mos lexoni gazeta

Ju nuk mund të plotësoni mendjen me mendime negative dhe të prisni që pH e trupit tuaj të qëndrojë alkaline. Gazeta është e mbushur me negativitete që krijojnë shqetësim dhe stres. Lajmi i shtypur është pothuajse gjithmonë i gabuar, i shtrembëruar, madje në disa raste, krejtësisht i pavërtetë. Ne dëgjojmë sot për dhjetëra gazetarë të kenë fabrikuar faktet në artikujt e tyre. Ju thjesht nuk mund t’i besoni gazetës.

 

– Mos shikoni lajmet

Shikimi i lajmeve mbush mendjen me foto negative. Studimet tregojnë se pH e një personi mund të kalojë nga një gjendje e shëndoshë alkaline, në një gjëndje acidike e prirur për kancerit pas vetëm 30 minutash nga shikimi i një transmetimi lajmesh.

 

By | 2017-04-20T12:09:11+00:00 April 20th, 2017|Arti Jetesës|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!