You are here:---Fryrja dhe gazrat

Fryrja dhe gazrat

By | 2017-11-05T20:13:24+00:00 November 5th, 2017|Categories: Aparati Tretjes|0 Comments

Fryrja dhe gazrat e stomakut; Shkaqet, Trajtimi natyral

 

Fryrja i referohet grumbullimit dhe dëbimit të gazrave të zorrëve (gazrave të stomakut) që formohen nga fermentimi i ushqimit, tretja jo e plotë e ushqimeve (sidomos karbohidratet e thjeshta) dhe / ose gëlltitja e ajrit. Grumbullimi i gazit çlirohet nga gromësimat ose duke kaluar nëpërmjet anusit.

Simptomat

Simptomat e fryrjes dhe gazrave të stomakut përfshijnë: fryrje barku, siklet në bark, dhimbje gjoksi të butë apo të rënda, të mjaftueshme për të imituar një sulm në zemër.

Shënim: Kur kombinohet me frymë të keqe dhe lodhje pas ngrënies, acidi i pamjaftueshëm në stomak është shkaku tipik i fryrjes dhe gazrave të stomakut.

Kujdes: Fryrja kronike mund të jetë shenjë e një çrregullimi serioz gastrointestinal apo kanceri. Nëse vuani nga fryrjet kronike, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Shkaqet

Fryrja dhe gazrat e stomakut mund të shkaktohen nga:

– mbingrënia,

– të ngrënit shumë shpejt,

– karbohidratet e rafinuara,

– ëmbëlsirat artificiale,

– alergjitë ushqimore,

– kapsllëku,

– intoleranca ushqimore,

– çrregullimet e tretjes,

– çrregullimt e zorrëve,

– çrregullimet e stomakut,

– çrregullimet e fshikëzës së tëmthit,

– mangësitë elëndëve ushqyese të vitaminave B,

– konsumimi i tepërt i alkoolit,

– parazitët,

– stresi emocional,

– dhe / ose keqrreshtimi ose spazma e rruazave të lidhura kurrizore.

Në rastet e fryrjeve kronike, të gjithë këta faktorë duhet të ekzaminohen dhe të adresohen, para nënshtrimit të një trajtimi afatgjatë.

TRAJTIMI NATYRAL I FRYRJES DHE GAZRAVE TË STOMAKUT

Ushqimi

Mos ha tepër, sepse mbi konsumi i ushqimit, madje edhe ushqimi që është i shëndetshëm, është shkaku më i zakonshëm i fryrjes dhe gazrave të stomakut. Hani ushqime më të vogla të përbërë nga disa artikuj të ndryshëm ushqimor në çdo vakt. Gjithashtu përtypeni ushqimin më ngadalë dhe tërësisht, dhe rrisni konsumin e ushqimeve të larta në fibra.

Gjithashtu, sigurohuni të identifikoni dhe të eleminoni ushqimet ndaj të cilave jeni alergjik apo të ndjeshëm.

Përtypja e një degëze majdanozi pas ngrënies, gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e simptomave të fryrjes.

Kur gatuani fasule, i lini ato gjatë natës në një enë me ujë që përmban gjashtë pika të jodit, që të ndihmojë në uljen e gazit.

Gjithashtu pini lëng limoni ose uthull molle të holluar me ujë, gjatë ushqimit tuaj, dhe shtoni më shumë produkte të fermentuara të tilla si kos, kefir dhe dhallë, në dietën e përgjithshme (nëse nuk jeni të ndjeshëm ose alergjik ndaj produkteve të qumështit).

Një lugë çaji apo dy prej baltës bentonite e tretur në ujë të pranverës (ujë shiu ose lumi që formohet nga shkrirja e borës) pihet një herë në ditë mes vakteve të ngrënies; sepse balta bentonite thith gazrat dhe papastërtitë e ushqimit.

Është e rëndësishme që të mos shtoni toksicitetit të mëtejshëm në sistemin tuaj, kështu që përpiquni të përmbaheni për sa më poshtë:

– Mos konsumoni asnjë ëmbëlsirë artificiale.

– Mos pini pije të gazuara.

– Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.

– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.

– Eliminoni produktet konvencionale qumështit.

– Shmangni mishin e kuq dhe sidomos atë jo-organik.

Ju gjithashtu mund të provoni këto receta në shtëpi:

– Bëni një përzierje me: 1 gram asafoetida të skuqur në gjalpë, ½ lugë çaji kripë të zezë, dhe 3 lugë fara selino. Nga përzierja merr 1 lugë të tretur në ujë të ngrohtë, 2-3 herë në ditë.

– Bëni një përzierje me: 1 lugë çaji nga pluhuri i farave të qimnoni të pjekur, 1 lugë çaji fara selino, 1 lugë çaji pluhur xhenxhefil dhe ¼ lugë çaji kripë të zezë. Nga përzierja merrni ½ lugë çaji dhe e përzieni me pak ujë të vakët dhe e pini, dy herë në ditë.

Aromaterapia

Disa pika të vajrave esenciale të bergamot, ose kamomil, kopër, dëllinjë, livando, mendër, rozmarinë, koriandër, ose anise, i shtoni në ujë dhe e pini; kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes dhe eliminimin e fryrjes.

Për të siguruar rezultate pozitive, gjithmonë kontrolloni se vaj esencial është 100% bimor i pastër dhe se vjen nga një burim i respektuar.

Mënyra të tjera

Fërkoni barkun në formë rrethore, në drejtim të akrepave të orës, për të zbutur simptomat e shqetësimit të shkaktuar nga gazrat.

Terapia me lëngje

Shtoni një lugë gjelle lëng hudhre ose lëng qepe të verdhë në lëng karrotash, majdanozi, panxhari dhe selinoje, dhe pini një herë ose dy herë në ditë.

Lëngu i freskët papaje të shtrydhur është gjithashtu shumë efektiv në uljen e fryrjes së stomakut.

Uthulla e Mollës

Pini 2 lugë para çdo vakti.