Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Frutat & Perimet e Verës

//Frutat & Perimet e Verës

Frutat & Perimet e Verës

Frutat dhe perimet e sezonit veror

Sezoni i verës është i mbushur me një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve. Gjatë verës trupi është më i prirur për t’u kapur nga sëmundje dhe infeksione të ndryshme. Konsumimi i këtyre frutave dhe perimeve ndihmojnë për të forcuar dhe ruajtur trupin. Përpiquni t’i gjeni nga një burim i besueshëm dhe organik.

Domatja, speci; Rriten gjatë sezonit të verës dhe zgjatin deri në fillim të vjeshtës; aktivizojnë sistemin tretës, luftojnë qelizat kancerore. Mund ti konsumoni në sallatë, të gatuar me vaj ulliri, si pije, etj.

Panxhari; Rritet gjatë sezonit të verës; forcon gjakun, lufton simptomat e diabetit, ndihmon tretjen, ruan shëndetin e trurit; mund ta gatuani me vaj ulliri, të zier me erëza dhe limon.

Manaferrat; ndihmojnë për luftimin e radikaleve të lira, forcuese të zemrës, trurit, mëlçisë. Mund t’i konsumoni të freskëta, si pije, të ziera, etj.

Karrotat; gjenden gjatë gjithë vitit në zona të buta, por sezoni i saj është në mestë verës dhe në vjeshtë. Ndihmojnë për forcimin e shikimit, luftojnë bakteriet, infeksionet, forcojnë lëkurën. Mund t’i konsumoni të freskëta, në sallatë, si pije, në supë, etj.

Sallata jeshile/ marule; sezoni i saj është në pranverë dhe gjatë verës. Ndihmon për tretjen, lufton toksinat, radikalet e lira, pastron mëlçinë.  Mund ta konsumoni në sallatë dhe si pije.

Trangulli;  vjen në sezonin e nxehtë të verës. Ndihmon për pastrimin e organizmit, për tretjen, lëkurën, lufton radikalet e lira. Mund ta konsumoni të freskët, në pije, sallatë, etj.

Fiku; ka dy sezone, por kryesori është  gjatë mesit e deri në fund të verës. Lufton kapsllëkun kronik, forcon rruazat e gjakut, për aneminë, forcon mëlçinë. Mund ta konsumoni të freskët dhe të zier.

Hudhra, qepa;  hudhër dhe qepë të freskët mund të gjeni në fund të pranverës dhe gjatë verës. Ulin kolesterolin, tensionin e lartë të gjakut, parandalojnë diabetin, luftojnë radikalet e lira. Mund ti konsumoni të freskët, në sallatë dhe në supë.

Shalqiri, bostani; gjenden nga fillimi i verës deri në fund të saj. Ndihmojnë për hidratimin e trupit, pastrojnë sistemin tretës, forcojnë lëkurën, luftojnë infeksinet, pastrojnë mëlçinë. Mund t’i konsumoni të freskët dhe si pije.

Koperi; gjendet në sezonin e pranverës dhe verës. Ndihmon tretjen, qetësuses nervor, forcon kockat, tumoret, infeksionet e kyçeve. Mund ta konsumoni si erëz në supë, në sallatë, në pije, etj.

Kungull i njomë; gjendet dhatë sezonit të verës. Ai  është i ngarkuar me ujë dhe fibra, i rëndësishëm për menaxhimin e peshës tuaj, sistemin tretës, parazitët e zorrëve dhe stomakut.

Molla; është frut veror që zgjat deri në vjeshtë, lufton acidet dhe ndihmon tretjen; mund ta konsumoni të freskët, si pije, në sallatë, të zier në avull, etj.

Kajsia;  fillon në fund të pranverës në zonat e ngrohta dhe zgjat deri në fillim të verës. Kajsia forcon lëkurën dhe lufton infeksionet, mund ta konsumoni të freskët, sallatë frutash, në pije, etj.

Avokadot;  Shumica e tyre janë në sezonin e verës. Ndihmon në luftimin e toksinave, ruan qelizat nga dëmtimi dhe lufton plakjen e parakohëshme. Mund ta konsumoni të freskët, në sallatë, etj.

Bamje, bizele, fasulet e njoma, bishtaja; Ndihmojnë tretjen, luftojnë kapsllëkun, forcojnë indet, luftojnë radikalet e lira, mbrojnë zemrën, trurin, forcojnë kockat. Mund t’i konsumoni të ziera, supë, etj.

Rrushi; fillon në mes të verës dhe zgjat deri në vjeshtë. Ndihmon për forcimin e gjakut, dobësinë e stomakut, temperaturën, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomielitin, gangrenën, kancerin, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera. Mund ta konsumoni të freskët, të zier, si pije, në sallatë, etj.

 

By | 2017-07-18T14:35:32+00:00 July 18th, 2017|Ushqimi|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!