Frutat dhe Perimet sezonale të pranverës
Frutat dhe Perimet sezonale të pranverës
Marsi shënon fundin e dimrit (Urra!) dhe fillimin e pranverës. Por, kur është fjala për ushqimin tonë, ky është një muaj interesant: Ju më në fund mund t’i bëni bisht produkteve të dimrit. Ju mund të filloni mbjelljen e kopshtit tuaj me perime organike dhe të shëndetëshme.
Angjinare; Pse duhet ta bëni atë një prioritet këtë muaj? Një angjinare ka rreth 65 kalori dhe 10 gram fibra, një burim i shkëlqyer i vitaminës C, folate dhe kalium. Plus, ato përmbajnë antioxidant silymarin, që ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës dhe ndihmon mëlçinë të bëjë punën e saj.
Spinaqi; Ky gjethegjelbër është një burim i shkëlqyer i fibrave, folateve dhe vitaminës K. Është gjithashtu i mbushur me minerale si kalcium, hekur, dhe magnez. Në fakt, spinaqi është një nga burimet më të mira të antioxidant lutein, e cila ndihmon shëndetin e syve dhe lëkurës. (Spinaqi është gjithashtu një nga 7 ushqimet e dobishme për trurin).
Lakra kineze (Chinese cabbage); është në kulmin e saj gjatë muajve të dimrit dhe pranverës. Ajo ka një aromë më të ëmbël se lakra e kuqe ose e gjelbra, dhe mund të përdoret në shumicën e recetave të papërpunuara ose të gatuara. Zgjidhni lakër kineze të fortë, të butë, të bardhë dhe me gjethe të errët.
Marule / sallata jeshile; është e pasur me shumë vlera ushqyese si; sodium, potassium, Carbohydrate, Dietary fiber, vitamin A, B6, B12, C, D, calcium, iron, magnesium. Për të qënë me vlera ushqyese të larta këshillohet që sallata jeshile të jetë me gjethe të gjelbra dhe pa njolla të zeza ose kafe. Duhet konsumuar e freskët, sepse nëse ruhet për më shumë se 3-4 ditë, ajo humbet shumë minerale dhe vitamina. Këshillohet të konsumohet e paprerë, për të ruajtur vlerat ushqyese.
Shpargu; Fundi i marsit është sezoni i tij. Shpargu ka një aromë të butë dhe shije të mirë. Një filxhan me shparg të copëtuar përmban 30 kalori, pra është një burim i pasur me folate dhe thiamin, dhe një burim i mirë i fibrave, hekur, vitaminë C, dhe beta-carotene. Shpargu ndihmon në uljen e ënjtjeve të këmbëve dhe duarve. Kjo bimë është edhe një diuretik mjaft i mirë, ai ndihmon në pastrimin e kanaleve të urinës dhe në nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi.
Qepët e njoma dhe hudhrat; Qepa dhe hudhrat janë anti-oksidant natyralë dhe janë të pasur me Protein, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra ,Sugar, vitamin; A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C, Choline, Calcium, Iron, Magnesium, Zink, Fluoride. Qepa dhe hudhra luftojnë infeksionet, forcojnë sistemin imun, luftojnë viruset dhe mikrobet. Për të përfituar më shumë prej saj këshillohet të konsumohen të freskëta.
Rrepa; Ky anëtar i familjes së sinapit ka një aromë të lehtë. Rrepa mund të gjendet në një larmi të ngjyrave, duke filluar nga e kuqe, në vjollcë, të bardhë, e të zezë, dhe kjo superstar është e ulët në kalori dhe është e mbushur me vitaminë C, folate, kalium. Mund ta konsumoni si një meze të lehtë, ose mund ta gatuani në zjarr të ngadaltë, sallatë, supë, etj. Dhe mos harroni në lidhje me gjethet, edhe ato mund të shtohen në sallatë ose të gatuar si spinaqi.
Brokoli; brokoli është i ulët në yndyrë, i ulët në sodium dhe i lartë në vitamin C, D, E, dhe në folate, burim i mirë i fibrave dhe kaliumit. Përmirëson shëndetin e sistemit nervor, dhe është ushqim ideal për forcimin e funksionit të trurit, parandalon sëmundjen Alzheimer, rregullon normën e presionit të gjakut, parandalon osteoporozën, forcon sistemin imunitar dhe mbron nga sëmundjet infektive, lufton qelizat kancerore dhe parandalon kancerin e stomakut, ezofagut, prostatës, kancerin e qafës së mitrës. Rrit funksionin e mëlçisë dhe ul nivelin e sheqerit në gjak.
Qershia; është e pasur me Hekur, Magnesium, Potassium, Sodium, Zink. Vitamina: vitamin A, Beta-carotene, vitamin B1, B2, B3, B6, B9, vitamin C, E, K. Është e pasur me antioksidantë dhe flavonoids. Ndihmon për uljen e tensionit të gjakut, redukton infeksionet, përmirëson kujtesën, etj. Studimet kanë treguar se një gotë me lëng qershie është e barabartë me ekuivalentin e marrë nga 23 fruta të ndryshme. 250 ml lëng qershie përmban më shumë anti-okside se pesë racione bizele, banane, karrota, domate dhe shalqi. Lëngu i qershisë përmban Anthocyanins, vitaminat A dhe C, Kalcium, Natrium dhe shumë lëndë të tjera ushqyese. Kujdes: Gjethet dhe farat e qershisë përmbajnë lëndë helmuese acid-toksik, prandaj nuk duhet të hani farën apo gjethen e qershisë.
Bizelet e njoma; Bizelet e njoma zakonisht mund të gjenden gjatë gjithë vitit, por janë në kulmin e tyre nga prilli deri në korrik. Ashtu si shumica e bishtajoreve, bizelet janë të ulëta në yndyrë dhe të larta në fibra dhe janë një burim i mirë i proteinave bimore. Me bizele të njoma ju siguroni më shumë vitaminë B, C dhe zink.
Luleshtrydhet; Luleshtrydhet janë në dispozicion gjatë gjithë vitit, por sezoni i tyre është nga prilli deri në qershor. Vetëm 1 filxhan luleshtrydhe ofron 3.5 gram fibra dhe plotëson 100% të nevojave tuaja të përditshme të vitaminës C. Për shije më të mirë, blini luleshtrydhe që rriten në zonën tuaj. Mund t’i shtoni në sallatë, pije, apo edhe në ëmbëlsirë të përgatitur në shtëpi.