Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Floku dhe Shëndeti

///Floku dhe Shëndeti

Floku dhe Shëndeti

Çfarë thotë floku dhe lëkura e kokës për shëndetin tuaj

 

Flokët janë pjesë e trupit që prodhohen nga gjëndra që ndodhen në shtresën më të thellë të lëkurës. Ndryshimet në metabolizmin e trupit tuaj mund të reflektohen nga ndryshimet në sasinë, trashësinë dhe cilësinë e flokëve. Vendndodhja anatomike e gjëndrës së flokëve luan një rol të madh të ndryshmin e flokëve të prodhuar.

Flokët janë një barometër që tregojnë shëndet të mirë ose të keq. Flokët reagojnë shpejt ndaj ndryshimeve në trupin tonë. Ato ushqehen direkt nga qarkullimi i gjakut dhe çdo ndryshim në përmbajtje të gjakut për shkak të ilaçeve, hormoneve apo mungesave ushqyese, shfaqet në flokë. Humbja e flokeve nuk është asgjë më shumë se një sinjal i shqetësimit brenda trupit.

Problemet e flokëve nuk mund të injorohen. Nëse vëreni rënie jonormale të flokëve, ose thatësi të tepërt të tyre, apo zbokth, gjendja juaj mund të jetë më shumë se thjesht një ditë e keqe e flokëve!

Mangësia e ushqyesve, çon në mangësi proteinike që  karakterizohet nga flokë të thatë. Në mënyrë të ngjashme, mangësia e zinkut shkakton humbjen e flokëve. Infeksionet virale dhe bakteriale, si dhe dobësia e përgjithshme e trupit mund të lënë gjurmët e tyre në flokët tanë.

– Çfarë do të thotë zbokthi i verdhë?

Nëse shihni zbokth të yndyrshëm dhe të verdhë, ju mund të keni dermatit seborrheic. Kjo është një gjendje inflamatore e lëkurës që mund të ndodhë kur ka shumë gjëndra vajore, si në kokë po ashtu edhe në fytyrë. Edhe pse dermatiti seborrheic është i lidhur me hormonet, kërpudhat, dhe madje disa probleme neurologjike si sëmundja e Parkinsonit ose HIV, ai trajtohet njëjtë si zbokthi.

Pini ujë mjaftueshëm për të ndihmuar në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe në yndyrat e kokës. Për lyerje, përdorni xhel nga aloe vera. Ky xhel lehtëson  kruarjet dhe lufton yndyrat e tepërta në lëkurë.

Masazhimi i kokës mund të bëjë mrekulli për lehtësimin e stresit. Koka është e mbuluar me mbaresa nervore që e bëjnë atë super të ndjeshme. Fërkimi i kokës mund të ndihmojë lirimin e tensionit dhe lirimin e hormoneve si dopamine dhe serotonin.

– Çfarë do të thotë zbokthi i bardhë

Ky lloj zbokthi mund të jetë për shkak të një rritje të jashtëzakonshme të kërpudhave. Faktorë të tjerë të mundshëm të rrezikut përfshijnë: lëkurë të yndyrshme, stres, obezitet, i ftohtë, mot i thatë, dhe ekzema apo psoriasis. Edhe pse ky lloj zbokthi mund të jetë i bezdishëm dhe i mërzitshëm, ai nuk është i dëmshëm.

Për të ulur grumbullimin e qelizave të vdekura  në lëkurë, provoni të përdorni një shampo natyrale anti- zbokth, gjithashtu mund të përdorni uthull molle në fund të larjes, ose të përdorni vajra për masazhim të lëkurës së kokës si: vaj ulliri, vaj rigoni, vaj nga pema e çajit, etj. Mbani një dietë të shëndetëshme me  perime, në veçanti:  brokoli, lakër, dhe marule. Proteina: Për të minimizuar zbokthin, konsumoni  vezë, arra, dhe fasule.

– Çfarë do të thotë nëse keni rënie floku?

Nëse bien 100 ose pak më shumë qime në ditë, konsiderohet normale. Kjo nuk është shkak për t’u alarmuar, as nuk do të thotë që ju do të jeni tullac. Flokët bien  dhe më pas zëvëndësohen me flokë të ri, ky është një cikël i vazhdueshëm.

ARTIKULL I NGJASHEM

RENIA E FLOKUT

Cilat janë shkaqet e rënies së flokut?

Rënia e flokut mund të jetë si shkak i një goditje në sistemin imunitar, e shkaktuar nga:

– Barnat antikoagulant

– Barnat për uljen e kolesterolit

– Barnat kundër depresionit

– Barnat për menopauzë

Antibiotikët

– Kirurgjia

– Vaksinimet

– Problemet me zemrën dhe gjakun

– Stresi i rëndë

– Probleme me tiroidet – Hipotiroidismi.

Të gjitha këto mund t’i shtyjnë flokët të bien pa pushim, sepse sistemi imunitar i dëmtuar gabimisht sulmon gjëndrat e flokëve, duke shkaktuar rënie të shumtë të flokut.

Flokët kanë nevojë për proteina, hekur, acide yndyrore omega-3, zink dhe vitaminë A, në mënyrë që të qëndrojnë të shëndetshëm. Nëse mangësitë ushqyese janë të mëdha, flokët mund të bien jashtë normales.
Për të mbajtur flokë të shëndetshëm dhe sistem të fortë imunitar, konsumoni: salmon, arra, spinaq, karrota për vitaminën A, qumësht të ulët në yndyrë, drithëra, midhje dhe arra indiane për zink.

Artikuj që kanë lidhje

– Çfarë do të thonë thinjat e parakohshme

Flokët gri nuk janë të lidhur gjithmonë me plakjen. Disa mund ta shohin atë si një shenjë të urtësisë dhe pjekurisë. Shumë njerëz i shohin flokët gri si një shenjë të padëshiruar të  pleqërisë. Nëse ju jeni 40 vjeç dhe shihni më shumë se një qime gri, shanset janë të lidhura me gjenet, hormonet, dhe ndotësit e mjedisit, të cilat mund të përshpejtojnë procesin. Zakonisht nuk është një shenjë e shëndetit të dobët, edhe pse anemia, tiroidet, mangësia e vitaminës B12, dhe vitiligo mund të shkaktojnë thinja të parakohshme. Ju mund t’i ngjyrosni flokët por kini kujdes të përdorni vetëm ngjyrosës natyral si kënaja. Sigurohuni që t’i lani flokët me ujë të vakët.

– Çfarë do të thonë flokët e thatë dhe të brishtë

Një tjetër shenjë e një problemi më serioz mund të jenë flokët e thatë e të brishtë që prishen  lehtë. Flokët tuaj janë të përbërë nga një proteinë e quajtur keratin, dhe në qoftë se ju nuk jeni duke marrë proteina të mjaftueshme në dietën tuaj, kjo mund të dobësojë flokët. Flokët e thatë mund të jetë një shenjë e hipotiroidismit, apo prodhimit të mangët tiroid, d.m.th. kur gjëndra tiroide nuk prodhon hormone të mjaftueshme, duke shkaktuar metabolizm të ngadalësuar. Për të luftuar thatësirën e flokut konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë proteina dhe omega-3, masazhoni flokët me vajra esencialë të tillë si: vaj jojobe, vaj i bajames, etj.

Analiza e flokëve nuk është e besueshme

Disa kompani pretendojnë se mund të analizojnë copa të prera të flokëve për të parë nëse keni mangësi në vitamina apo keni probleme shëndetësore. Edhe pse analiza e flokëve mund të zbulojë disa helme si plumbi ose arseniku, gjetjet mund të jenë në kundërshtim dhe të ndryshme. Çdo gjë mund të ndikojë në rezultatet e testimit. Shoqatat mjekësore janë kundër analizës së flokëve për të përcaktuar trajtimin.

Për flokë dhe trup të shëndetshëm shmangni

Duhanin; Ekziston një lidhje mes pirjes së duhanit dhe thinjave të parakohshme. Pirja e duhanit shkakton stres oksidativ, i cili është i njohur për të përshpejtuar procesin e plakjes.

– Shumë shampo komerciale përmbajnë kimikate që janë të dëmshme, dhe shampot e zbokthit  janë edhe më keq.

– Sheqerin e rafinuar dhe ëmbëltuesit artificial.

– Ushqimet e përpunuara.

– Vajrat e përpunuara si: vaj misri, soje, canola, apo vaj luledielli.

 

By | 2017-04-26T14:18:13+00:00 April 26th, 2017|Lëkura|Comments Off on Floku dhe Shëndeti
error: Alert: Content is protected !!