Fjalë që nga tani e tutje nuk duhet t’ia thoni vetes tuaj apo të tjerëve

Fjalët janë të fuqishme. Ato kanë aftësinë për të ngritur njerëzit lart ose për t’i ulur ata poshtë. Dhe kjo ju përfshin edhe juve gjithashtu!

“Drunjtë dhe gurët mund të thyejnë kockat tuaja, por fjalët mund të ndryshojnë trurin tuaj.”

Po, është e vërtetë, fjalët që ju i thoni vetes, ose mund t’ju motivojnë drejt qëllimeve tuaja, ose seriozisht mund të pengojnë progresin tuaj.

Më poshtë janë disa nga fjalët dhe frazat që duhet t’i fshini nga fjalori juaj, së bashku me sugjerimet se çfarë të thoni në vend të tyre. Provoni t’i eliminoni këto fjalë për vetëm një ditë, dhe shihni nëse do të ndjeheni më mirë dhe më të fortë apo jo!

  1. I / e shëndoshë, i/ e shëmtuar!

Gratë mund të ndjehen tejet fajtore kur thonë: “Unë dukem e shëndoshë sot”, dhe kjo është natyra njerëzore që të jenë vetë-korrigjues. Por në mënyrë që të formoni një imazh të mirë, është e rëndësishme për të hequr qafe mbiemrat negativë. Në vend të ‘i/e shëmtuar’, thoni ‘je i/e bukur në mënyrën time’. Në qoftë se përdorni gjuhë pozitive, kjo do të jetë shkak për të ndryshuar gjëndjen negative.

       2. Vetëm kaq di të bësh!

Sa herë e keni kapur veten duke thënë: “Vetëm kaq dita të bëj!”. Është koha për të ndaluar së thëni kështu. “Shmangni të menduarit se ju nuk po bëni sa duhet”. Në vend të menduarit rreth kësaj, jepini vetes një shans për të përparuar më tej.

Njerëzit të cilët i afrohen sfidave dhe qëllimeve me një mendim të progresit, dhe jo si një provë e natyrës së tyre të caktuar, nuk i shohin pengesat si dështime, por si mundësi për të zhvilluar aftësitë dhe për të mësuar zakone të mira.

      3. Nuk mundem!

Duke thënë gjëra të tilla si “Unë nuk mund ta bëj këtë”, jeni duke punuar kundër vetes. Kur jeni duke u përpjekur për të bërë ndryshimin, atëherë qëndroni larg shprehjeve negative.

Është e rëndësishme për të mbushur mendjen tuaj me fjalë dhe mendime pozitive. Përqëndrohuni në atë që ju mund të bëni, në vend të asaj që ju nuk mund të bëni.

  1. Dështak!

Quajtja e vetes dështak është një mënyrë shkatërruese në çdo gjë që bëni. Në këtë mënyrë ju i përmbysni vetes shumë projekte. Fale veten, bëhu i durueshëm me ndryshimet dhe i jepni vetes hapësirë ​​edhe për zhgënjimet.

Në vënd të “Unë jam një dështak” thuaj “Kam dështuar në të kaluarën, por unë kam fituar, dhe unë do të fitoj (dashtë Zoti) këtë herë.”

  1. Nesër!

Në qoftë se i shtyni gjërat (punët e mira dhe të dobishme për ju), ju kurrë nuk do t’i bëni ato. Kurthi më i zakonshëm është të thuash, “Oh, nuk do da bëj sot këtë, do të filloj nesër.” Kjo jo vetëm ju vonon, por në të vërtetë nuk do të fillojë kurrë. Mbajeni veten të përgjegjshëm. Nëse nuk e bëni tani, kur do ta bëni?

  1. I / e pafat!

Sigurisht, ka ditë që ju mund të ndiheni i pafat! Por ju nuk duhet të përdorni fjalën ‘fat’ si një justifikim se nuk mund të bëni diçka, ose për të diskredituar arritjet e dikujt tjetër duke thënë se ata janë me fat.

Gjithashtu, nuk duhet të krahasoni jetën tuaj me jetën e njerëzve që e pasojnë atë në mediat sociale. Kështu, ndërsa jeni duke pasur zili ose smirë dikë tjetër, mos i thuaj vetes sa ata janë me fat, por kujtoi vetes se ata kanë punuar shumë për të arritur atë që kanë, dhe në qoftë se ju punoni shumë, edhe ju mund të arrini qëllimet tuaja.

Pra, nëse doni të humbni peshë, të ulni tensionin e gjakut dhe rrezikun e diabetit, apo të lini duhanin në mënyrë që t’i jepni një shembull të mirë fëmijëve tuaj, ose të jetoni një jetë më të shndetëshme për veten tuaj, atëherë bëjeni këtë tani!