Fjalë që kurrë nuk duhet t’ia thoni një pacienti me kancer

 

Një diagnozë e kancerit mund të shokojë miqtë dhe anëtarët e familjes. Kanceri shpesh është përmendur si “K” e madhe, dhe shumë njerëz e kanë frikë diagnozën e tij. Trajtimi i tij është ende një përvojë e frikshme për pacientët, të cilët shpesh ndihen të vetmuar.

Por hulumtimet kanë treguar se njerëzit me kancer, që marrin mbështetjen e duhur emocionale nga miqtë dhe familja, e përballojnë atë më mirë.

Në përpjekje për të thënë fjalët e duhura dhe për të shprehur mëshirë, ju mund të përfundoni duke thënë gjënë e gabuar.

Këtu janë disa fjalë, në dukje të dobishme, por në të vërtetë janë të dëmshme:

– “Familja juaj do të jetë mirë!” Kanceri nuk ndikon vetëm tek pacienti, ai prek anëtarët e familjes dhe miqtë. Kujdestarët apo anëtarët e familjes së dikujt me kancer mund të përjetojnë një formë të stresit emocional, si pjesë e reagimit natyral të njeriut.

– “Kjo nuk është dhe aq e dhimbshme!” Për të minimizuar dhimbjen e një personi ju përdorni strategjinë e humorit. Kanceri është i dhimbshëm, dhe trajtime të tilla si kimioterapia, rrezatimi dhe kirurgjia, janë një burim shtesë i dhimbjes.

– “Hani vetëm perime dhe fruta!” Ju me këtë i tregoni se ai person është fajtor për sëmundjen e tij. Edhe në qoftë se kjo mund të ketë qenë një shkak kontribues, fajësimi nuk është asnjëherë i dobishëm. Shumë faktorë ndikojnë në rrezikun e kancerit, dhe askush nuk e di shkakun e tij fillestar.

– “Mjeku apo terapia që po merrni nuk është kompetent (i aftë, i përshtattshëm)!” Anëtarët e familjes shpesh mund të dyshojnë për trajtimin që merr i sëmuri për shkak se kanceri mund të jenë shumë i paparashikueshëm. Në vend të kësaj, anëtarët e familjes duhet të gjejnë planin më të mirë për të trajtuar të sëmurin e tyre, dhe atij duhet t’i thonë gjithnjë që është duke marrë trajtimin më të mirë.

– “Ilaçet alternative që ke zgjedhur nuk do të funksionojnë!” Është e rëndësishme për pacientin të bëjë zgjedhjet e tij të trajtimit. Ju duhet ta mbështesni zgjedhjen e tij dhe të thoni mendimin më të mirë për atë zgjedhje që ai bën.

– “Trupi juaj ka ndryshuar / Tumori është në rritje!” Ne të gjithë duhet ta ruajmë ndryshimin që bën i sëmuri dhe të mos deklarojmë transformimet fizike të tij.

– “Unë kam kërkuar gjithmonë të rruaj kokën time!” Humbja e flokëve nga kimio nuk është e njëjtë si rruajtja e  kokës.

– “Ju jeni i guximshëm dhe trim!” Trimëria është diçka që ndodh kur dikush zgjedh të bëjë diçka të frikshme, por në këtë rast ne nuk kemi një zgjedhje.

– “Të paktën ju do të keni kohë të lirë tani!” Pacienti nuk është me pushime. Kancer, fjalë për fjalë, do të thotë një punë me kohë të plotë dhe një preokupim i madh.

Fjalët që duhet t’i thoni një të sëmuri me kancer

Kur një mik apo anëtar i familjes është diagnostikuar me kancer, është e vështirë për të gjetur fjalët e duhura. Dhe në qoftë se nuk dini çfarë të thoni, mund të jetë gjëja më e dëmshme nga të gjitha.
Diçka e thjeshtë mund të jetë një nxitje që i sëmuri të frymëzohet për një ditë pozitive.

Këtu janë disa thënie të shkurtra, të thjeshta, që ju mund të thoni:

– “Unë do të jem këtu me ju.”

– “Më vjen shumë keq për atë që ju jeni duke kaluar.”

– “Unë jam gjithmonë këtu për të dëgjuar, kur keni nevojë për të folur.”

– “Vetëm më lejoni që të kujdesem për ty.”

– “Shpresoj të keni kaluar një ditë të mirë, unë kam qenë duke menduar për ju.”

– “A më lejoni t’i mbaj fëmijët për disa orë këtë fundjavë. Unë dua që ju të keni më shumë kohë për të pushuar.”

– “Duhet ta dini se unë jam krenar që ju kam shokun tim”

– “Unë shpresoj se gjërat do bëhen më të lehta për ju së shpejti.”

– “Unë jam në një dyqan ushqimor. Çfarë mund të marr për ju?”

– “Ju uroj rehati dhe paqe sot.”

Miqësia luan rolin e saj

Vazhdimi i miqësisë dhe aktivitetet e rregullta me mikun tuaj, pasi është diagnozuar me kancer, është një mënyrë e madhe për të çuar përpara procesin e shërimit. Mos harroni se miqtë kanë nevojë për inkurajim dhe mbështetje pas trajtimit të kancerit. Miqësitë janë një pjesë e rëndësishme e kësaj. Me këto sugjerime praktike në mendje, miqësia juaj mund të luajë një rol të madh te një person që jeton me kancer.