Fitonutrientët, lëndë aktive bimore që kanë treguar se mbrojnë gjenet e shëndetëshme dhe parandalojnë metastazat e kancerit

 

Çfarë janë Fitonutrientët?

Fitonutrientët janë lëndë që gjenden tek bimët dhe i ndihmojnë ato të mbrohen nga mikrobet, kërpudhat, insektet, dhe kërcënime të tjera.

Bimët përmbajë lëndë natyrale që shkenca ka treguar se kanë rëndësi të madhe për shëndetin e njeriut, duke e mbrojtur atë kundër sëmundjeve kronike. Ka ende mijëra komponime që gjenden tek bimët dhe që janë ende të paidentifikuara.

Ndryshe nga vitaminat dhe mineralet që janë ushqyese, fitonutrientët që gjenden tek bimët, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve dhe ndihmojnë trupin të funksionojë si duhet.

Më shumë se 25.000 lloje fitonutrientësh gjenden në bimët mjekesore, dhe ato kanë një strukturë të ndryshme nga ato që gjenden në ushqime, ku më kryesoret janë:
• Carotenoids
• Acid ellagic
• Flavonoids
• Resveratrol
• glucosinolates
• Phytoestrogens

Një ekip hulumtimi nga ‘Washington State University’ ka publikuar rezultatet e një studimi ku ka shpjeguar se si janë identifikuar më shumë se 40 komponime me bazë bimore që luftojnë në rrënjë  kancerin dhe  parandalojnë metastazat.

Ky është një zbulim i rëndësishëm  për shkak se përhapja e kancerit është ajo që e bën sëmundjen fatale.

Pas shumë studimesh, përfundimi ishte se “Lëndët përbërëse të bimëve mund të parandalojnë përhapjen e qelizave vdekjeprurëse të kancerit apo metastazat” dhe se “Mijëra komponime me bazë bimore promovojnë shëndetin e njeriut dhe parandalojnë zhvillimin e kancerit.”

Gjithashtu, rëndësi ka edhe stili i jetës dhe ajo që ne hamë çdo ditë. Ushqimi duhet të jetë i  shumëllojshëm dhe me ngjyra të ndryshme.

Roli kryesor i lëndëve natyrale që gjenden tek bimët

Çdo kompleks natyral që gjendet tek bimë të caktuara vepron si shtypës i qelizave të këqia.

– Fitonutrientët ndikojnë në parandalimin e prishjes së gjeneve që shkaktojnë kancer  të  gjirit, kolorektal, të prostatës, mushkërive e të tjera.

– Likopen është i lidhur me uljen e rrezikut  të kancerit të prostatës.

– Lutein dhe zeaxanthin mbrojnë prishjen e qelizave të lidhura me moshën dhe  degjenerimin makular.

– Acidi ellagic mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit në disa mënyra të ndryshme. Për shembull, ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit, dhe kjo mund të ndihmojë mëlçinë të parandalojë kancerin e shkaktuar nga lëndët kimike.

– Flavonoidet; Një numër i madh i fitonutrientëve futen në kategorinë e flavonoideve. Ato janë gjetur në një shumëllojshmëri të bimëve dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit.
Flavonoidët si antioksidant ulin inflamacionin në trup dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike.
Kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të astmës, disa lloje të kancerit dhe sëmundjet koronare të zemrës.

Resveratrol mund të luajë një rol në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje kanceresh.

– Glucosinolates ndihmon në kontrollimin e zhvillimit dhe rritjes së kancerit.