Si të ndihmoni fëmijët tuaj të bëhen më të zgjuar

 

Truri është një organ që ka nevojë për stërvitje të rregullt. Qelizat e trurit dhe rrugët nervore vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës, me stimulim dhe sfidë. Rënia e aktivitetit mendor çon në përkeqësim të trurit.

Ka shumë mënyra për të rritur aktivitetin e trurit dhe funksionin e tij

– Nxitini fëmijët tuaj të vizatojnë; Vizatimi stimulon drejtë-hemisferën e trurit dhe frymëzon kreativitetin.

– Ushtrimi; Ushtrimi afatgjatë ka provuar që ndihmon për të rritur fuqinë e trurit dhe madje krijon neurone të reja në tru.

– Mos i jepni fëmijës ushqime të shpejta. Ushqimet e shpejta konsiderohen si “Mjegull e trurit”. Ushqimi i shpejtë dallohet për promovimin e uljes së energjisë në trup.

– Nxirrini fëmijët në ajër të pastër; Frymëmarrja e thellë në ajër të pastër në fakt rrit nivelin e oksigjenit në gjak i cili gjarkullon në tru. 10-15 minuta në ajër të pastër mund të bëjnë  një ndryshim të madh në potencialin e funksionimit të trurit.

– Mësojini një gjuhë të re; Gjuha e huaj shton më shumë strukturë në tru dhe përmirëson të folurit.

– Faluni atyre buzëqeshje dhe dashuri; E qeshura shkakton lirimin e endorphinës, nxjerr jashtë dhimbjen dhe rrit mirëqënien e përgjithshme. E qeshura është e njohur si ‘’reduktues  natyral i stresit’’.

– I ndihmoni ata të shprehin mendimet e tyre në një fletore; Shkrimi është i lidhur me një memorie të përmirësuar dhe me shprehjen e mendimeve. Shkrimi  forcon aftësinë natyrore të trurit për të përcjellë mendimet dhe ndjenjat. Shkrimi është një mënyrë e madhe për të ushtruar aftësitë, për të analizuar dhe për të ndërtuar procesin e mendimit dhe të menduarit.

– Gjumi i mjaftueshëm; Sigurohuni që fëmijët tuaj të flenë mjaftueshëm. Gjumi pastron rrëmujën mendore dhe mendimet e parëndësishme. Një natë e mirë mund të jetë diferenca midis një kujtese të mprehtë dhe harresës.

– Nxitini fëmijët të lexojnë libra; Leximi i librave mëson trurin për t’u përshtatur dhe për të absorbuar sasi të mëdha informacioni në periudha të shkurtra kohore. Librat rrisin aftësinë e të menduarit, aftësinë e memories dhe aftësinë e të folurit pa gabime dhe rrjedhshëm.

– Mos i lejoni të shikojnë shumë T.V;  duket si i padëmshëm dhe që nuk dëmton askënd, por TV  ndryshon funksionimin e trurit, ngadalëson valët e trurit, shkakton një rënie të trurit dhe shkatërron memorien.

Ngrënia e Mëngjesit; Në një studim, fëmijët që nuk kishin ngrënë mëngjes për disa kohë, pastaj filluan të hanë mëngjes, notat e tyre të matematikës u ngritën ndjeshëm. Mëngjesi është ndoshta vakti më i rëndësishëm i ditës – ai i siguron trupit tuaj energji për pjesën tjetër të ditës, dhe i jep trurit një avantazh të fuqishëm.

– Lërini t’ju bëjnë pyetje; Bërja e pyetjeve është një mënyrë fenomenale për të mbajtur trurin në formë. Pyetjet mund të provokojnë mendime dhe ide të reja dhe janë një mënyrë e madhe për të ndërtuar fuqinë e trurit!

Ushqime që rritin fuqinë e trurit

Ta themi thjesht, trurit i pëlqen të hajë. Dhe i pëlqejnë lëndë djegëse të fuqishme: yndyrna të cilësisë së lartë, antioksidantë, vitamina, etj.
Rruga për një tru më të madh, është një ushqim i ngarkuar me Omega-3, antioksidantë dhe fibra.

Konsumoni ushqimet e mëposhtme në bazë ditore apo javore

Pse është kaq e rëndësishme ushqyerja? Shkenca është duke na thënë se konsumimi i  ushqimeve të duhura mund të ndihmojë shëndetin tonë, procesin e plakjes, dhe është më efikas për funksionimin tru-trup.

– Vezët; Veza përmban choline. Studimet kanë treguar se mangësia e choline mund të shkaktojë humbje kujtese dhe dëmtim nervor. Rekomandimi javor: 4-5 herë.

– Zarzavatet me gjethe; Nënat tona kanë të drejtë që na bëjnë të hamë perime. Zarzavatet me gjethe janë të pasura me acid folik, i cili është thelbësor për metabolizmin e acideve yndyrore dhe jetëgjatësinë e trurit. Rekomandimi javor: Çdo ditë.

– Mishi i pulës organike, është një nga ushqimet më të mira të trurit, sepse është i pasur me vitaminë B12, hekur dhe zink. Këto vitamina dhe minerale kanë treguar për të mbajtur  inde të shëndetshme nervore. Mungesa e hekurit mund të ndikojë në performancën mendore. Rekomandimi javor: 3 herë.

Boronica, luleshtrydhet apo manaferrat; Studimet tregojnë se njerëzit që hanë luleshtrydhe përmirësojnë kujtesën e tyre dhe aftësitë e tyre motorike. Përveç kësaj, vetitë e tyre anti-oxidante mund të mbrojnë trurin nga procesi oksidativ. Rekomandimi javor: Çdo ditë.

– Çokollata e zezë; Çokollata e errët jo vetëm ka shije të mirë, por është gjithashtu një lëndë ushqyese e shkëlqyer e trurit. Çokollata e errët është stimulant natyral, ka fuqi të përqendrimit dhe veti të fuqishme anti-oxidante, përmbajnë stimulues natyror që rrisin prodhimin endorphin, gjë e cila të bën të ndihesh mirë. Ju duhet të gjeni çokollatë të errët me më pak se 10 gram sheqer për përfitime optimale. Rekomandimi javor: 4 copa, 4 herë në javë.

– Peshku Salmon; Salmoni përmban acide yndyrore Omega-3. Studimet kanë treguar se ato janë thelbësore për funksionin e trurit. Rekomandimi javor: 3 herë.

Arrat; Një rostiçeri që duket si një tru, nuk mund të jetë e keqe për trurin. Arrat janë të pasura me proteina dhe përmbajnë acide yndyrore omega-3, si dhe vitaminat E dhe B6, të cilat promovojnë inde të shëndetshme nervore. Rekomandimi javor: Çdo ditë nga pak.

– Drithërat; Drithërat ofrojnë fibra dhe vitaminë E, që ndihmojnë promovimin e shëndetit kardiovaskular, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në tru. Rekomandimi javor: Çdo ditë.

– Kosi; Kosi dhe ushqime të tjera të qumështit janë të mbushura me proteina dhe vitaminë B, që janë thelbësore për qelizat nervore dhe për të përmirësuar komunikimin në mes të qelizave nervore. Rekomandimi  javor: Çdo ditë.

Ushqyerja në mënyrë të shëndetëshme nuk është e rëndësishme  vetëm për trupin, por ajo është absolutisht e rëndësishme edhe për trurin. Jeta është zgjedhje, dhe zgjedhja e ushqyesve të duhur luan  një rol kyç në shëndetin tuaj.