Farat e pishës
Arabisht: حبوب الصنوبر, Hububu as Sanuber.
Anglisht: Pine Nuts.
Emir shkencor: Pinus Pinea.
Pisha është pemë që bën pjesë në familjen Pinaceae. Është bimë shumëvjecare me lartësi deri 50 m, gjithmonë e gjelbër. Në botë njihen 115 lloje të pishës. Vetëm 20 lloje të tyre kanë fara të ngrënshme dhe me vlera të larta ushqyese. Farat e pishës janë përdorur si ushqim prej shumë kohësh. Farat e saj mund të prishen shpejt pasiqë kanë shumë vajra avullues, prandaj duhet të ruhen në kushte të mira.
Farat e pishës janë të pasura me: Energji, Carbohidrates, Sheqerna, Fibra, Fat, Proteins; Një gamë të gjërë vitaminash: A, Beta carotene, B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, E, K; Minerale: Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potasium, Zink.
Dobitë shëndetësore të farave të pishës
– Ndihmojnë në kurimin e reumatizmës, duke përdorur vajin e tyre për lyerje.
– Diuretic, copëtojnë dhe nxjerrin gurët e veshkave.
– Aktivizojnë qarkullimin e gjakut, duke i ngrënë.
– Largojnë djersitjen, ulin oreksin dhe peshën.
– Ndalojnë dëmtimin e arterieve koronare.
– Ndalojnë goditjet në tru, inflamacionin e nervave dhe dhimbjet e nervit shiatik.
– Rrisin aftësinë seksuale dhe largojnë dobësinë, duke i shoqëruar me mjaltë.
– Ulin kolesterolin në gjak dhe presionin e gjakut.
– Qetësojnë dhimbjet e barkut.
– Ndihmojnë për sëmundjet respiratore, kollën, gëlbazën; duke pirë lëngun e farave të ziera.
– Ndihmojnë për kurimin nga sëmundjet neurologjike, përkrah ilaçeve bimore të posaçme.
– Ndihmojnë për kurimin e sëmundjeve mukozale.
– Vaji farave të pishës ndihmon për sëmundje të ndryshme të lëkurës si: alergjitë, psoriasis, të nxirat dhe shenjat e vjetra.
– Ndihmojnë në largimin e sëmundjes së Parkinsonit dhe përdhesit, përkrah ilaçeve bimore të posaçme.
– Mbrojnë nga sëmundjet tumorale dhe vonojnë plakjen sepse farat e pishës përmbajnë anti-oksidantë.
– Sëmundjet e mëlçisë dhe verdhëzën, përkrah ilaçeve bimore të posaçme.
– Japin mprehtësi vizuale dhe janë rujtëse të qepallave.
– Mund të përdoret në këto gatime: mish i pjekur me fara pishe; mund të përzihen me kos; në mensef ( lloj gatimi Jordanez i përgatitur me oriz); me pulë dhe oriz; pulë me kërpudha dhe fara pishe; qebab i mbushur me mish i shton fara pishe; në disa lloje ëmbëlsirash, etj .
– Pema e pishës përdoret në indrusti për mobilje, dekorim dhe enë kuzhine. Përdoret edhe si parfum, në shampo të ndryshme, etj.