Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Farat e lirit

//Farat e lirit

Farat e lirit

Farat e lirit

 

Arabisht: الكتان، بذر الكتان

Anglisht: Flax, common flax.

Emri shkencor: Linum usitatissimum L.

Familja: Linaceae.

Liri ose Lini është bimë barishtore, me lartësi deri 1 m,  me gjethe të holla të gjata e me majë, me lule të vogla e të kaltra. Nga kërcelli nxirren fije peri (duke e goditur), me fara kafe e të vogla nga të cilat nxirret vaj.

Orgjina e bimës është Mesdheu Lindor, Evropa, Maroku, Azia dhe India. Tani kultivohet në të gjithë botën. Liri është kultivuar kryesisht për farat e tij, por  edhe për disa pjesë të tij si kërcelli për të nxjerrë fije, për ngjyrosje, etj. Farat e lirit mund të përdoren si erëz në gatime të ndryshme.

Elemtët përbërës: Energy, carbohydrates, sugars, dietary fiber, fat, saturated, monounsaturated, polyunsaturated, omega-3, omega-6, protein,vitamins, thiamine(B1), riboflavin(B2), niacin(B3), pantothenic acid (B5), vitamin(B6), folate(B9), vitamin C,minerals, calcium, iron, magnesium, phosphorus, potassium, zinc.

 lin-flax-in-the-field-large

Dobitë mjekësore të farave të lirit

– Ruan shëndetin e zemrës dhe ul nivelin e LDL.

– Mban nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll dhe forcon qelizat e kuqe të gjakut.

– Parandalon osteoporozën dhe sëmundjet kardiovaskulare.

– Ndihmon për kurimin e Diabetit tipi 2.

– Rrit imunitetin e trupit; parandalon sëmundjet inflamatore dhe virusale, artritin reumatoid, psoriasis, çrregullimet autoimmune, gripin, alergjitë, skuqjet, etj.

– Balancon hormonet e femrës në trup dhe ndihmon shëndetin riprodhues.

– Për shëndetin Ovarian; parandalon çrregullimet menstruale dhe menopauzën e parakohshme.

– Parandalon kancerin; acidet yndyrore dhe omega-3 kanë dhënë rezultate në reduktimin e kancerit të gjirit, prostatës dhe të zorrës së trashë.

– Zvogëlon rrezikun e degjenerimit molekular të syve dhe forcon shikimin.

– Ul normën e inflamacionit të veshkave.

– Ndihmon për kurimin e ekzemës dhe puçrrat e rinisë.

– Forcon flokët dhe thonjtë.

– Ndihmon për uljen në peshë.

 

Mënyra përdorimi

– Mund ta përdorni si pluhur të përzier me mjaltë dhe ta merrni në mëngjes një lugë të vogël para ngrënies.

– Përzieni një lugë të vogël me farat e bluara të lirit me kos dhe mund ta konsumoni në mëngjes.

– Mund ti vendosni farat mbi kek ose mbi bukë dhe ta piqni bashkë me të.

– Një lugë të vogël nga farat e lirit e zieni për 10 min në një litër ujë. Shtoni kanellë ose xhenxhenfil dhe lëreni të mbuluar për 10 min, më pas mund ta pini një orë para ngrënies.

 

Kujdes!

– Farat e lirit këshillohen të merren në sasi të vogël.

– Nëse e tepron me dozën e tij mund të shkaktojë diarre, dhimbje barku, fryrje barku.

– Mund të shkaktojë vështirësi në tretje.

– Në disa raste mund të shkaktojë dhimbje koke dhe dhimbje gjymtyrësh.

– Tek disa persona mund të shkaktojë alergji, para përdorimit të tij sigurohu që nuk je alergjik ndaj tij.

– Për të qenë në anën e sigurtë, gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies mos përdorni farën e lirit.

– Gjithmonë para përdorimit të tij për një sëmundje të caktuar konsultohu me mjekun herbalist.

linum_usitatissimum0

By | 2016-12-07T09:10:06+00:00 November 24th, 2016|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!