Farat e lirit
Arabisht: الكتان, بذر الكتان
Anglisht: Flax, common flax.
Emri shkencor: Linum usitatissimum L.
Familja: Linaceae.
Liri ose Lini është bimë barishtore, me lartësi deri 1 m, me gjethe të holla të gjata e me majë, me lule të vogla e të kaltra. Nga kërcelli nxirren fije peri (duke e goditur), me fara kafe e të vogla nga të cilat nxirret vaj.
Orgjina e bimës është Mesdheu Lindor, Evropa, Maroku, Azia dhe India. Tani kultivohet në të gjithë botën. Liri është kultivuar kryesisht për farat e tij, por edhe për disa pjesë të tij si kërcelli për të nxjerrë fije, për ngjyrosje, etj. Farat e lirit mund të përdoren si erëz në gatime të ndryshme.
Elemtët përbërës: Energy, carbohydrates, sugars, dietary fiber, fat, saturated, monounsaturated, polyunsaturated, omega-3, omega-6, protein,vitamins, thiamine(B1), riboflavin(B2), niacin(B3), pantothenic acid (B5), vitamin(B6), folate(B9), vitamin C,minerals, calcium, iron, magnesium, phosphorus, potassium, zinc.
Dobitë mjekësore të farave të lirit
– Ruan shëndetin e zemrës dhe ul nivelin e LDL.
– Mban nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll dhe forcon qelizat e kuqe të gjakut.
– Parandalon osteoporozën dhe sëmundjet kardiovaskulare.
– Ndihmon për kurimin e Diabetit tipi 2.
– Rrit imunitetin e trupit; parandalon sëmundjet inflamatore dhe virusale, artritin reumatik, psoriasis, çrregullimet autoimmune, gripin, alergjitë, skuqjet, etj.
– Balancon hormonet e femrës në trup dhe ndihmon shëndetin riprodhues.
– Për shëndetin Ovarian; parandalon çrregullimet menstruale dhe menopauzën e parakohëshme.
– Parandalon kancerin; acidet yndyrore dhe omega-3 kanë dhënë rezultate në reduktimin e kancerit të gjirit, prostatës dhe të zorrës së trashë.
– Zvogëlon rrezikun e degjenerimit molekular të syve dhe forcon shikimin.
– Ul normën e inflamacionit të veshkave.
– Ndihmon për kurimin e ekzemës dhe puçrrat e rinisë.
– Forcon flokët dhe thonjtë.
– Ndihmon për uljen në peshë.
Mënyra përdorimi
– Mund ta përdorni si pluhur të përzier me mjaltë dhe ta merrni në mëngjes një lugë të vogël para ngrënies.
– Përzieni një lugë të vogël me farat e bluara të lirit me kos dhe mund ta konsumoni në mëngjes.
– Mund ti vendosni farat mbi kek ose mbi bukë dhe ta piqni bashkë me të.
– Një lugë të vogël nga farat e lirit e zieni për 10 min në një litër ujë. Shtoni kanellë ose xhenxhenfil dhe lëreni të mbuluar për 10 min, më pas mund ta pini një orë para ngrënies.
Kujdes!
– Farat e lirit këshillohen të merren në sasi të vogël.
– Nëse e tepron me dozën e tij mund të shkaktojë diarre, dhimbje barku, fryrje barku.
– Mund të shkaktojë vështirësi në tretje.
– Në disa raste mund të shkaktojë dhimbje koke dhe dhimbje gjymtyrësh.
– Tek disa persona mund të shkaktojë alergji, para përdorimit të tij sigurohu që nuk je alergjik ndaj tij.
– Për të qenë në anën e sigurtë, gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies mos përdorni farën e lirit.
– Gjithmonë para përdorimit të tij për një sëmundje të caktuar konsultohu me mjekun herbalist.