Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Farat e Chias

//Farat e Chias

Farat e Chias

Farat e Chias / Salvia hispanica

 

Arabisht: القصعين الأسباني ose  بذور الشيا

Anglisht: Chia.

Emri shkencor: Salvia hispanica L.

Familja: Lamiaceae

Salvia hispanika  është bimë barishtore një vjecare, lulet me ngjyrë të purpurt ose të bardha. Farat me formë ovale, me ngjyrë të zezë, gri, të bardhë, dhe lara-lara. Salvia hispanica është kultivuar kryesisht për farat e saj, për shkak të përpbajtjes së lartë ushqyese dhe kuruese. Tradicionalisht kjo bimë përdoret në Meksikë , Hondurasin jugor dhe Nikaragua, por jo në Evropë. Sot kultivohet në shumë vende të botës për qëllime tregtie, pasi që konsiderohet nga farat më të shtrenjta në botë. Në vitin 2008 Australia ka qënë prodhuesi më i madh në botë i chias. Vetëm në 2009 Bashkimi Evropjan ra dakort që të përfshijë chian  në listën e ushqimeve.

Mund të përdoret në ushqime të ndryshme, si zbukuruese, në kos, në salcë kosi; farat janë të buta për tu përtypur dhe treten lehtë.

Studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i për 10 javë rresht , ka një efekt shumë pozitiv për shëndetin e zemrës dhe  enëve të gjakut.

Salvia hispanica është e pasur me: calori, saturated fat, polyunsaturated fat, monounsaturated fat, trans fat, magnesium, calcium, iron, zink, fosfor, sodium, potassium, karbohidrate, proteina si dhe vitamin; A, B1, B2, B9,C,E, omega -3, omega-6.

 chia-field0

Dobitë mjekësore të Salvia hispanica

– Ndihmon sistemin tretës.

– Ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve të gjunjëve dhe kockave në mënyrë të përgjithshme, sepse është e pasur me kalcium që ndihmon për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

– Ndihmon shëndetin e trurit, forcon kujtesën, shton mprehtësinë për kuptim dhe perceptim, sepse është e pasur me Omega-3.

– Mbron trupin nga qelizat kancerore.

– Ndihmon uljen e kolesterolit të dëmshëm, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe arteriet.

– Zvogëlon sheqerin në gjak, prandaj është e këshillueshme që të sëmurët me diabet ta përdorin atë.

– Ka shumë dobi për atletët dhe për qëndrimin e trupit në formë.

– Salvia hispanica është burim i fortë energjie.

– Pastron trupin nga helmet dhe kuron kapsllëkun.

– Farat e Salvia hispanica janë shumë efektive për uljen në peshë, tretin yndyrat e trupit në veçanti në zonën e belit, stomakut dhe kurrizit.

Shënim!

  • Salvia hispanica është bimë e sigurtë në përdorim nëse nuk e tepron me konsumimin e saj.
By | 2016-12-07T09:09:59+00:00 December 6th, 2016|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!