Një rishikim mbi potencialin terapeutik të Nigella Sativas – Fara e zeze; bimës mrekulli

 

Arabisht: الحبة السوداء, حبة البركة.

Anglisht: Nigella sativa ose Black-cumin.

Emri shkencor: Nigella sativa L.

Familja: Ranunculaceae.

Fara e zezë është bimë njëvjeçare, që rritet deri në 30 cm. Me kërcell të drejtë dhe me degëzime të holla, me lule blu në të përhirtë, me bishtajë dhe fara të dhëmbëzuara.

Origjina e bimës është Azia Perëndimore. Ajo kultivohet në shumë zona të Azisë dhe detit Mesdhe, kryesisht për farat e saj.

Përmbajtja aktive e farës së zezë: calories, fat; Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Dietary fiber, Calcium, Iron, Magnesium, vitamins: A, B6, B12,  C, D.

Përmbledhje me dobitë e farës së zezë:

– Fara e zezë ndihmon në ruajtjen konstante të temperaturës së trupit.

– Ndihmon në ardhjen dhe shtimin e qumështit te nëna gjidhënëse.

– Fara e zezë ka ndikim nxitës në sistemin imun.

– Ndihmon për kurimin e tumorit, e kombinuar me bime te tjera.

– Mbron organizmin nga mikrobet dhe viruset e ndryshme.

– Ndihmon për kurimin e diabetit.

– Ul presionin e gjakut.

– Tret kolesterolin në gjak.

– Ndihmon për kurimin e infeksioneve të mëlçisë.

– Ndihmon ne trajtimin e infeksionit te veshkave dhe ne shkrirjen e gurëve në veshka.

– Për dhimbjet e barkut dhe diarrenë.

– Largon plogështinë dhe lodhjen.

– Ndihmon për kurimin e kolitit.

– Sëmundjet e syve.

– Ndihmon për kurimin e anemisë.

– Për dobësinë seksuale.

– Ndalon rënien e flokut dhe kuron infeksionin e lëkurës së kokës.

– Ndihmon për kurimin e puçrrave të rinisë.

– Për kurimin e sëmundjeve të lëkurës.

– Fara e zezë është ushqim i shëndetshëm dhe i rëndësishëm për fëmijët, gratë dhe të moshuarit, për shkak të përmbajtjes së saj ushqimore të shumëllojshme.

– Fara e zezë ndihmon për kurimin e migrenës.

– Aktivizon sistemin nervor dhe forcon kujtesën.

– Lehtëson lindjen, pastron mitrën dhe pastrimin vaginal.

– Pastron fytin, qetëson bajamet dhe dhimbjet e dhëmbëve.

– Fara e zezë ndihmon për kurimin e pezmatimit të prostatës.

– Ndihmon për kurimin e astmës.

Ndihmon për kurimin e reumatizmës.

Shenim!!

– Nuk duhet marrë më shumë se 2 gram në ditë.

– Është mirë të konsumohet kokërr ose e bluar; vaji i saj i humbet shumë vlera gjatë përpunimit.

– Gratë shtatëzana në fillim të shtazanisë nuk duhet të përdorin farën e zezë.

– Nuk është e këshillueshme për fëmijët nën dy vjeç.

– Përdorimi i farës së zezë duhet të bëhet pas këshillimit me mjekun specialist në këtë fushë.

* Kombinimi i farës së zezë me bimë të tjera përkatëse ne varesi te sëmundjes, bën mrekulli për kurimin e tyre, dhe kete mund ta bejne vetem herbalistet profesioniste.

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë, kjo fara e zezë është shërim për çdo sëmundje, përveç vdekjes.” [Buhariu]. D.m.th. qe futet ne sherimin e te gjitha semundjeve se bashku dhe ne kombinimin e duhur me bime te tjera, nga specialistet e kesaj fushe.

Mjeku i lashtë grek, Destordhiris (ka jetuar në shekullin e parë pas lindjes së Isait – alejhi selam), thotë: “Farat e farës së zezë përdoren si ilaç për dhimbjet e kokës, gripit, dhembjet e dhëmbëve dhe krimbat e stomakut. Ato përdoren shumë edhe si nxitës urinimi, nxitës menstruacionesh dhe shtues të qumështit tek  nënat gjidhënëse.

Mjeku i njohur arab, Ibën Sina (Avicena – vdekur në vitin 1036), në librin e tij të shumënjohur “Statuti i mjekësisë”, thotë: “Shuneza (fara e zezë) është bimë e hidhët që ndalon gëlbazën, pastron kanalet e frymëmarrjes, shpërbën gazrat dhe fryerjet e barkut, pastron në maksimum. E përzierë me uthull ajo shërben si ilaç për puçrrat laktike, duke i lyer ato. Ajo shpërbën tumorët flegmatikë dhe të ngurtë. Po kështu, e përzierë me uthullën, ajo përdoret për plagët flegmatike dhe për zgjeben e qelbëzuar. Fara e zezë bën dobi për ftohjen, veçanërisht e bluar dhe e ruajtur në enë të bërë me fije liri. Ndihmon në dhimbjen e ftohtë të kokës, duke lyer ballin. Nëse lihet në uthull për një natë, pastaj bluhet dhe i jepet të sëmurit për ta nuhatur me hundë, i bën dobi nga dhembjet kronike të kokës. Ajo vret krimbat e barkut, qoftë edhe vetëm me lyerjen e barkut mbi kërthizë. Nxit menstruacionet duke u përdorur disa ditë, dhe pihet e përzierë me mjalt dhe ujë të nxehtë për gurët në veshka dhe në fshikëzën e urinës.”

Një mjek tjetër i njohur arab, Daud el Antaki, thotë: “Përdorimi i farës së zezë çdo mëngjes, të skuqur bashkë me rrush të thatë, skuq lëkurën dhe e pastron atë. Pluhuri i saj ndërpret hemorroidet me ngrënie dhe lyerje. Nëse skuqet me vaj ulliri dhe pikohet vaji në vesh, shëron nga mosdëgjimi, sidomos me yndyrën e farës së jeshile. Tymi i saj largon parazitët. E përzierë me ujin e bimës Colocynth dhe të bimës Ëormëood largon parazitët e barkut duke e lyer barkun mbi kërthizë…”