You are here:---Fakte për Hepatitin C

Fakte për Hepatitin C

2018-07-30T22:19:02+00:00July 30th, 2018|Categories: Mëlçia Hepatiti|

10 fakte që të gjithë duhet t’i dinë për Hepatitin C

 

Hepatiti C është një sëmundje infektive e mëlçisë, që shkaktohet nga një virus. Ka të paktën gjashtë gjenotipe të ndryshme dhe 50 nëntipe. 74% e të prekurve kanë gjenotipin  1. Kjo e bën atë llojin më të zakonshëm.

Kur virusi i hepatitit C infekton një person, ai ose ajo mund të përjetojë inflamacion të mëlçisë. Ndryshe nga shumë infeksione të tjera virale, virusi i hepatitit C nuk e sulmon sistemin imunitar, por shkakton një reagim inflamator brenda mëlçisë.

Një test i thjeshtë i gjakut mund të zbulojë një infeksion të heshtur të hepatitit C.

Hepatiti C mund të dëmtojë mëlçinë gjatë kohës, duke shkaktuar dhëmbëzime të rënda të mëlçisë të quajtur cirrozë, kancer të mëlçisë dhe dështim të  mëlçisë.

Këtu janë 10 fakte të rëndësishme që duhet t’i dini për HCV

1.Hepatiti C ndikon miliona amerikanë – disa prej tyre nuk kanë dijeni për prezencën e sëmundjes.

Rreth 3.5 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë hepatit C kronik, dhe shumë prej tyre nuk janë në dijeni se janë infektuar, sipas CDC. Hepatiti C quhet ndryshe si “epidemi e heshtur “, sepse njerëzit mund tëjenë të infektuar prej më shumë se 10 vjetësh dhe të mos jenë në dijeni për këtë.

Shumica dërmuese e njerëzve që kapen nga virusi – rreth 7 ose 8 nga çdo 10 vetë, nuk përjetojnë simptoma të një infeksioni. Ata mund të ndjejnë vetëm të përziera dhe lodhje – simptoma që jo domosdoshmërisht i bëjnë mjekët të testojnë për hepatitin C.

Zakonisht, njerëzit mësojnë se kanë hepatit C pas rezultateve të testit rutinë të gjakut. Gjithkush me enzima të rritura të mëlçisë duhet të testohet për praninë apo jo të virusit të hepatitit C.  Përveç kësaj, njerëzit me enzima normale të mëlçisë, gjithashtu, mund të kenë një infeksion të hepatitit C.

  1. Lloji më i zakonshëm i hepatitit C është gjenotipi 1

Hepatiti C është i llojllojshëm dhe përbëhet nga gjashtë nëntipe kryesore: Genotipet 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6. Rreth 75 % e rasteve të hepatitit C në kanë gjenotipin 1, dhe 10-20% e njerëzve me hepatit C kanë ose gjenotipin 2 ose 3.

  1. Disa njerëz nuk e dinë se kanë hepatit C derisa të kenë dëmtime të mëlçisë

Në disa raste, deri në kohën kur shfaqen simptomat e hepatitit C, mund të kenë ndodhur dëmtime kërcënuese për jetën. Nga çdo 100 njerëz me infeksion kronik të hepatitit C, 5 deri në më shumë se 20 do të zhvillojnë në fund cirrozë, dhëmbëzim të mëlçisë që ndërhyn me aftësinë e saj për të luftuar infeksionet dhe për të ndihmuar në tretjen e ushqimit.

Simptomat e dëmtimit të mëlçisë dhe të hepatitit C në fazat e fundit, përfshijnë: zverdhjen, lodhjen ekstreme, humbjen e peshës, dobësinë, kruajtje të rëndë lëkure, konfuzionin dhe akumulimin e lëngjeve të barkut.

  1. Hepatiti C përhapet nga kontakti me gjakun e infektuar

Nëse keni marrë transfuzion gjaku ose keni bërë transplantin të organeve para vitit 1992, kur testimi rutinë i furnizimit me gjak eliminon virtualisht virusin, ju jeni në rrezik më të lartë të hepatitit C; siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët janë lënduar aksidentalisht nga një gjilpërë e kontaminuar. Fëmijët e lindur nga nënat e infektuara janë gjithashtu në mesin e atyre që janë në rrezik.

Sot, infeksionet e reja zakonisht shkaktohen nga ndarja e gjilpërave për përdorim të drogës ose marrjen e tatuazheve ose piercings duke përdorur paisje të pasterilizuara. Transmetimi gjatë seksit është i mundur, por rreziku është i ulët.

  1. Të gjithë të lindurit në vitet 1960-1980 duhet të testohen për Hepatitin C

Njerëzit e lindur në vitet 1960 kanë pesë herë më shumë të ngjarë të kenë hepatit C sesa të rriturit e tjerë, sipas CDC. Shumë prej këtyre moshave janë infektuar gjatë viteve 1960 deri në vitet 1980 nga gjaku i kontaminuar ose produktet e gjakut, si ato të përdorura për trajtimin e hemofilisë, para se të fillonin shqyrtimet e gjera për virusin.

  1. Nuk ka vaksinë kundër Hepatitit C

Për shkak se ka shumë lloje të ndryshme të hepatitit C, ka qenë e vështirë të zhvillohet një vaksinë që mund t’i parandalojë ato në mënyrë efektive. Parandalimi dhe ruajtja nga Hepatiti C është ende mënyra më e mirë për të mos u infektuar.

  1. Hepatiti C mund të shërohet

Për vite të tëra, injeksionet e interferonit dhe tabletat ribavirin ishin shtyllat e trajtimit, por ato nuk e mbanin nën  kontroll hepatitin C. Më keq akoma, terapia erdhi me efekte anësore serioze, si: depresion, rrezik i  vetëvrasës, lodhje ekstreme dhe simptoma të ngjashme me ato të  gripit. Por tani ilaçet bimore janë shumë efektive për të kuruar Hepatitin C dhe vijnë pa efekte anësore.

  1. Transplantimi i mëlçisë nuk është shërim për Hepatitin C

Dëmi i pariparueshëm nga hepatiti C është shkaku kryesor i transplantimit të mëlçisë në Shtetet e Bashkuara. Por edhe pasi të hiqet mëlçia e sëmurë, ju ende keni nevojë për ilaçe për të eliminuar virusin nga trupi.

  1. Njerëzit me Hepatit C mund të ndihmojnë në mbrojtjen e të tjerëve nga marrja e virusit

Njerëzit me hepatit C këshillohen të mos ndajnë sende personale që mund të kenë edhe sasi të vogla të gjakut mbi to. Kjo përfshin furçat e dhëmbëve, brisqet, etj. të cilat duhet të mbahen në një çantë të veçantë, kështu që askush të mos i përdor ato aksidentalisht.

Nëse ju ose një i afërmi juaj keni hepatit C, pastroni çdo gjak të derdhur menjëherë me pastrues dhe ujë.

  1. Njerëzit të cilët janë të shëruar nga virusi mund të kenë nevojë ende për kontrolle

Njerëzit që kanë zhvilluar Cirozë nga Hepatiti C, do të duhet të monitorohen për kancer të mëlçisë për një kohë të pacaktuar. Mjekët në përgjithësi rekomandojnë marrjen e një ultratingulli të barkut çdo gjashtë muaj për të parë shenjat e hershme të kancerit, sipas udhëzimeve të Shoqatës Amerikane për Studimin e Sëmundjeve të Mëlçisë.

Pavarësisht nëse keni Hepatit C apo jo, duhet të shmangni:

– Alkoolin; Pirja e tij mund të çojë në probleme të mëlçisë, edhe nëse nuk keni infeksion të hepatitit C. Alkooli rrit gjithashtu shanset për cirrozë dhe dështim të mëlçisë.

– Përdorimin i drogës; Sot, rreziku më i lartë i infektimit është nga shkëmbimet e gjilpërave për të injektuar drogë. Studimet tregojnë se së paku 25 % e njerëzve nën moshën 30 vjeç, të cilët injektojnë drog,ë mund të preken nga Hepatiti C.

– Qëndroni larg nga karbohidratet e rafinuara dhe sheqernat,  pijet me sheqer dhe ushqimet e përpunuara që mund të dëmtojnë mëlçinë.

– Shmangni shurupin e misrit të lartë në fruktozë ose glutamate mono-sodium.

– Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.

– Shmangni produktet konvencionale të mishit të kuq.

– Angazhohuni në aktivite të lehta fizike; Disa forma të ushtrimit të lehtë përfshijnë ecje, not i lehtë, ushtrime të lehta fizike, ecje me bicikletë. Pjesa më e mirë në lidhje me këto ushtrime është se ato nuk punojnë vetëm për trupin, por edhe për mendjen dhe gjendjen shpirtërore.

Përmbajuni një diete të ekuilibruar; Humbja e oreksit dhe humbja e peshës janë simptoma të zakonshme të hepatitit C. Por është e rëndësishme që t’i përmbaheni i një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, në mënyrë për tu siguruar që jeni  duke marrë vitaminat esenciale dhe mineralet e nevojshme. Hani shumë fruta të freskëta dhe perime, yndyrna të shëndetshme (si avokado, vaj ulliri dhe vaj kokosi). Gjithashtu, konsumoni ushqime probiotike si kosi, kefiri, molla, shega, domatet, angjinare, thjerrëzat dhe mëlçitë organike.

Trajtimi Natyral profesional per HCV