Eucommia ulmoides, pemë me veti të larta kuruese; Forcon sistemin imun, lufton qelizat që shkaktojnë kancer, forcon kockat, rigjeneron mëlçinë, rrit funksionin e veshkave, lufton impotencën

 

Arabisht: شجرة الطبرخي

Anglisht: Gutta-percha tree

Emri shkencor: Eucommia ulmoides L.

Familja: Eucommiaceae.

Eucommia Ulmoides është pemë shumëvjeçare me lartësi 15 m. Ka gjethe të thjeshtë me majë të mprehtë, 8-16 cm të gjatë, dhe me një diferencë të dhëmbëzuar. Lulëzon nga marsi deri në maj. Lulet janë të vogla dhe të gjelbëra.

Origjina e pemës është Azia. Eucommia është konsideruar më parë të jetë një pemë e veçantë, e famijes Eucommiales. Ajo është gjithashtue  njohur ndonjëherë si “pema Gutta-percha” ose “pemë gome”. Kultivohet për lëvoren e saj dhe është shumë e çmuar në Herbologji. Si rezultat, Eucommia ulmoides ka jo vetëm një vlerë të lartë ekonomike, por gjithashtu një vlerë shumë të rëndësishme në mjekësinë  bimore.

Pjesët që përdoren: Lëvorja, gjethet.

Dobitë mjekësore të Eucommia ulmoides

– Bima vepron në mënyrë të mrekullueshme për forcimin e  sistemit imun, sistemit endokrin, sistemit nervor qendror, sistemin e qarkullimit të gjakut dhe sistemet urinare.

– Bima ka veti qetësuese dhe lufton stresin.

– Ekstraktet e Eucommia tregojnë të kenë efekte të fuqishme antioksiduese dhe antimutagenike.

– Eucommia ulmoides ka disa veti farmakologjike të tilla si antioksidues, anti-inflamator, anti-alergik, anti-mikrobik, anti-cancer, anti-aging, kardioprotektiv, dhe veti neuroprotective.

– Ndihmon për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare. Ul  presionin e gjakut dhe ndihmon  në trajtimin e diabetit. Ruan shëndetin e zemrës, parandalon arteriosklerozën.

– Lufton qelizat që formojnë kancer.

– Lufton sindromin metabolik dhe sëmundjet neurologjike.

– Pengon plakjen e qelizave, duke përmirësuar kështu sëmundjet e lidhura me moshën.

– Për më tepër, ajo mund të nxisë sistemin hipotalamus-hipofizë të veshkave dhe të forcojë funksionin e tyre.

– Qetëson dhimbjet e shkaktuara nga artriti reumatoid, qetëson dhimbjet e shpinës, forcon kockat, rrit qëndrueshmërinë dhe ndihmon për t’u rimëkëmbur nga lodhja.

– Forcon  kockat,  pengon osteoporozën, parandalon lakimin dhe deformimin e kockave.

– Kuron impotencën e induktuar, shton numrin e spermatozoideve, derdhjen e parakohshme, urinimin e shpeshtë, etj.

– Rrit aktivitetin e mëlçisë, djeg yndyrat e saj, lufton ndryshimet gjenetike në enzimat e mëlçisë.