You are here:--Epimedium grandiflorum

Epimedium grandiflorum

By | 2017-11-12T18:49:35+00:00 November 12th, 2017|Categories: Bota Bimore|0 Comments

Epimedium; Për fertilitetin, qarkullimin dhe pastrimin e gjakut, kockat dhe nyjet, anti-plakje

 

Arabisht: أبيمديون كبير الأزهار

Anglisht: Large flowered barrenwort, bishop’s hat

Emri shkencor: Epimedium grandiflorum L.

Familja: Berberidaceae

Epimedium grandiflorum është bimë brishtore shumëvjeçare, me gjatësi 30cm, me  gjethe të gjelbër në të kuqe në formë të zemrës, me lule rozë, të bardhë, të verdhë dhe vjollcë në cepat e petaleve.

Origjina e bimës është Azia. Ajo është një ilaç natyral efektiv dhe është përdorur për mijëra vjet në disa zona të Azisë për kurimin e inferlitetit, astmës, bronkitit, zemrës, infeksionet e enëve të gjakut. Bima trajton gjithashtu çrregullimet e menopazusës dhe ngadalëson plakjen, si dhe promovon formimin e qelizave të reja. Ajo është shënuar zyrtarisht nga ana e Akademisë së Shkencave Medicinale si një nga bimët që ngadalësojnë plakjen. Ajo ka marrë edhe çmim si “mbretëresha e kopshteve”.

Pjesët që përdoren: Gjethet.

Elementët aktiv: Fats, saponins, essential oil, epimedins, epimedosides, icariin, magnflorin, quercetin.

Veçoritë e bimës: Aphrodisiac, Asthma, Bronchitis, Cardiovascular, Longevity Tonics, Menopause, Diuretic, Hypertensive, Tonic.

Dobitë mjekësore të Epimedium grandiflorum

– Rrit performancën seksuale dhe prodhimin e spermës.

– Nxit qarkullimin e gjakut.

– Pastron gjakun nga infeksionet.

– Forcon zemrën dhe trurin.

– Ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit.

– Promovon zhvillim normal të qelizave dhe indeve.

– Ndihmon në kurimin e çrregullimeve gjatë menopauzës.

– Është një ilaç bimor kundër ankthit, stresit, humbjes së kujtesës.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të mëlçisë, HIV / AIDS, si dhe leucopeninë kronike.

– Ul nivelet e sheqerit në gjak.

– Ndihmon në kurimin e artritit, mpirjet dhe dobësi në e gjymtyrëve, humbjen e densitetit të kockave pas menopauzës, kockat e dobëta (osteoporoza).

Shënim!

– Bima nuk ka efekte anësore nëse merret pa e tepruar.