You are here:--Ephedra Aphylla

Ephedra Aphylla

2018-08-02T19:40:50+00:00March 22nd, 2018|Categories: Bota Bimore|

Ephedra Aphylla; Per imunitetin, disa lloje te kancerit, arteriet dhe zemren, mbipeshen, pastrimin nga toksinat…

 

Arabisht: علندى عديمة الأوراق, Alanda adimet el eurak
Anglisht: Ephedra
Emri shkencor: Ephedra aphylla Forssk.
Familja: Ephedraceae.

Përshkrimi i bimës: Ephedra aphylla është bimë shkurre shumëvjeçare, me lartësi deri 1m. Nga veçoritë e bimës është se nuk ka gjethe por vetëm kërcell të gjelbër, dhe lulëzon në pranverë. Veçori tjetër e bimës është se ajo është dy lloje; femërore dhe mashkullore; bima femërore ka lule dhe lëshon fruta me ngjyrë të kuqe, dhe hyn në rangun e “Bimëve Mjekësore Kuruese”.

Ephedra aphylla gjendet në Libi, Egjipt, Arabi Saudite, Jordani, dhe është e njohur për vetitë e saj kuruese. Ajo ka potencialet anti-cancer, anti-inflamator, dhe anti-oxidant. Studimet rreth E. Aphylla janë bërë në Kopshtin Botëror Botanik në Jordani.

Pjesët që përdoren për kurim: Rrënjët, kërcelli dhe frutat.

Gjenden disa lloje të Ephedrës që rriten në Gadishullin Arabik, më të rëndësishmet janë:
العلندى الانتقالية; Latinisht: Ephedra transitoria; gjendet në vendet e Levantit (Palestinë, Siri, Jordani, etj).
العلندى العالية Latinisht: Ephedra altissima); gjendet në Marok.
العلندى عديمة الأوراق Latinisht: Ephedra aphylla; gjendet në vendet e Levantit, Egjipt, Marok, Irak dhe në Gadishullin Arabik.
العلندى الكبيرة Latinisht: Ephedra major; gjendet në vendet e Levantit, Marok.
العلندى المجنحة Latinisht: Ephedra alata; gjendet në Gadishullin Arabik, Irak, vendet e Levantit dhe Egjipt.
Ephedra aphylla është e pasur me: Ephedrine, e cila ka aftësi për të rritur sekretimin e adrenalinës në rrjetin nervor. Flavonoids, acid-taninet, acid-folic, Pectin, vitaminat; A, C, E, B6, B5, B3, etj. Acide organike, dhe kripëra minerale si; Fosfor, Kalcium, Mangan, Bakër, etj.

Vëtitë kuruese të Ephedrës

– Fuqizon imunitetin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së tumoreve dhe kancereve në trup.
– Ndihmon në kurimin e indeve të dëmtuara të mëlçisë, parandalon dhe ndihmon në kurimin e kancerit të mëlçisë.
– Kuron kancerin e prostatës.
– E. aphylla tregoi potencial të fortë antiproliferative kundër linjave qelizore të kancerit të gjirit MFC7 dhe T47D. Aktivitetet e mundshme antiproliferative mund të jenë për shkak të pranisë së phytochemicals si alkaloide, fenoleve dhe flavonoideve.
– Mbrojtës i arterieve dhe zemrës.
– Rregullues i tensionit të gjakut.
– Ndihmon në shkrirjen e dhjamit të tepërt dhe uljen në peshë.
– Heq helmet e trupit.
– Kuron infeksionet e mishrave të dhëmbëve dhe fytit.

Shënim!
– Përdorimi i kësaj bime është i sigurtë nëse përdoret me dozë të veçantë.