Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Emocioni dhe Dhimbjet

Emocioni dhe Dhimbjet

Gjendja Emocionale dhe llojet e dhimbjeve që janë të lidhura drejtpërdrejt me të; Si t’i reduktoni

 

Deri në çfarë mase emocionet ndikojnë në dhimbjet kronike? Depresioni dhe emocionet kanë një ndikim të fortë në dhimbjet kronike.
Studime të shumta kanë konfirmuar se dhimbja kronike nuk është e lidhur gjithmonë me dhimbjet fizike, por ka shumë raste në të cilat këto dhimbje janë shkaktuar nga emocionet dhe stresi. Përveç kësaj, dhimbja fizike është këtu për të njoftuar individët që ata duhet të kujdesen për ndjenjat  e tyre emocionale.

Një vështrim i afërt në atë që dhimbja kronike është duke u përpjekur të na thotë në lidhje me gjëndjen tonë emocionale:

– Qafa; Edhe pse shumë njerëz kanë dhimbje qafe, për shkak të aktivitetit të fuqishëm, por kjo nuk është vetëm për këtë shkak. Dhimbja që ndodh në zonën e qafës tregon mungesë qetësie dhe mundim të brëndshëm. Ju mund të hezitoni për të falur dikë për veprimet e tyre, ose thjesht nuk mund të falni veten. Nëse ju do të arrinit të falnit të tjerët dhe veten, kjo do t’ju sigurojë një ndjenjë qetësie shpirtërore.

– Koka; Dhimbje koke të shpeshta apo migrena janë të lidhura zakonisht me stresin. Në rast se vëreni dhimbje koke kronike, ju duhet të merreni me veten tuaj. Ne nuk po flasim për t’u marrë me veten tuaj një herë në muaj, por ju duhet ta bëni këtë çdo ditë. Praktikoni një teknikë relaksuese e cila mund t’ju ndihmojë për të lehtësuar dhimbjet e kokës.

– Supet; Dhimbjet që ndodhin në supe janë një tregues i qartë se ju keni një barrë emocionale. Merrni pak kohë për të kuptuar se si të eliminoni këtë gjëndje emocionale. Ju gjithashtu mund ta ndani këtë barrë me njerëz të afërt me ju.

– Dhimbje shpine; Nëse mendoni se nuk keni mbështetje të mjaftueshme dhe siguri, kjo është shumë e mundshme dhe do tju shkaktojë dhimbje në shpinë. Ata që mendojnë se njerëzit rreth tyre nuk i vlerësojmë ata mjaftueshëm, apo ata që nuk mund të shprehin emocionet e tyre, mund të ndjejnë  dhimbje të tillë. Mos hezitoni për të folur për problemet tuaja emocionale me partnerin tuaj, ose me njeriun tuaj më të afërt.

– Dhimbje në ijë; Në shumë raste, dhimbjet që ndodhin në pjesën e prapme më të ulët lidhen ngushtë me çështjet financiare. Ju mund të konsultoheni me një projektues profesional financiar. Kërkimi i një mënyre mund të zgjidh problemin shumë shpejt.

– Bërrylat; Dhimbjet në bërryla dhe në krahë mund të lidhen me mungesën e fleksibilitetit. E vërteta është se ne të gjithë jemi duke ndryshuar dhe çdo gjë po ndryshon, por disa njerëz kanë vështirësi ta pranojnë këtë fakt. Shko me rrjedhën, siç thuhet. Ndryshimet janë të mira dhe ju duhet të dini t’i bëni.

– Dhimbjet në dorë; Dhimbjet që ndodhin në dorën tuaj mund të jenë një sinjal se ju nuk jeni i shoqërueshëm mjaftueshëm. Rivendosni lidhjet me miqtë tuaj dhe përpiquni për të gjetur miq të rinj. Bëhuni aktiv dhe merrni pjesë në ngjarjet shoqërore.

– Dhimbje në kofshë; Nëse jeni të detyruar për të marrë një vendim të rëndësishëm, ose jeni gati për t’u zhvendosur nga një vend në tjetrin, ju mund të përjetoni dhimbje në kofshë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse njerëzit  marrin vendime çdo ditë. Vetëm sigurohuni që ju të keni analizuar çdo gjë dhe më pas mund të bëni hapin e parë. Pasi të keni bërë një plan të mirë, ndiqeni atë deri në fund.

– Gjunjët; Dhimbjet në gjunjë shpesh ndodhin tek njerëzit që mbiçmojnë veten. Realiteti: Askush nuk është i përsosur, përveç Krijuesit.

– Puplat e këmbës; Dhimbjet e puplave mund të jenë si rezultat i drejtpërdrejtë i xhelozisë, stresit të tepruar dhe presionit. Eliminoni shkaqet e stresit dhe mbani në mend se xhelozia e pavend nuk është e dobishme në çdo situatë.

– Këmbët; Dhimbjet e këmbëve  janë të  lidhura me depresionin. Është e vërtetë se depresioni është një gjendje e vështirë, gjithashtu është e vërtetë se ka disa gjëra që secili prej nesh mund t’i bëjë për të luftuar depresionin. Ndiqni  një hobi që keni, jeni fizikisht aktiv, dhe bëni disa ndryshime në jetën tuaj.

emotion

 

By | 2017-01-23T00:22:40+00:00 November 25th, 2016|Emocionale & Shpirtërore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!