Eleutherococcus Gracilistylus; Për mëlçinë, pastruese e enëve të gjakut, leukeminë, kockat, stresin, anti-paralizë…

 

Arabisht: شيجوا، الفلفل البري، كان جانغ

Anglisht: Leutherococcus Bark

Emri shkencor: Eleutherococcus gracilistylus L.

Familja: Eleutherococcus.

Eleutherococcus gracilistylus është bimë shumëvjeçare, me lule të verdha, me fruta si manat me ngjyrë blu të errët, me rrënjë të trasha dhe aromatike.

Origjina e bimës është Azia. Rrënjët e saj janë përdorur prej shekujsh në mjekësinë bimore,  kryesisht për trajtimin e paralizave, artritit, sëmundjeve të mëlçisë, për të forcuar muskujt dhe kockat. Përveç kësaj, hulumtimet moderne tregojnë se ajo lufton tumoret, redukton  lodhjen, parandalon arteriosklerozën.

Pjesa kryesore medicinale e saj është lëvorja e rrënjës,  zakonisht e nxjerrë jashtë në verë dhe në vjeshtë.

Pjesët që përdoren: Lëvorja e rrënjës dhe frutet.

Elementët përbërës të E. gracilistylus: Syringin, eleutheroside B1, isofraxidin-α-D-glucoside, sesamin, 16α-hydroxy-(-)-kauran-19-oic acid, β-sitosterol, β-sitosterol glucoside, stearic acid, palmitic acid, linolenic acid, vitamins A, B1, etc.

Dobitë mjekësore të Eleutherococcus gracilistylus

– Forcon dhe tendos kockat.

– Zvogëlon ënjtjet dhe inflamacionin.

– Stimulon sistemin imunitar.

– Forcon mëlçinë dhe mbështet funksionin e saj.

– Ndihmon zhvillimin  dhe rritjen normale të fëmijëve.

– Ndihmon në forcimin e kockave të fëmijëve.

– Ndihmon në eleminimin e ujit të tepërt në trup.

– Lehtëson qarkullimin e gjakut dhe pastron enët e gjakut.

– Normalizon presionin e gjakut.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve koronare të zemrës.

– Ka efekte pozitive për lehtësimin e krizave nervore, stresin, pagjumësinë, ëndërrimet e tepërta, harresën, marramendjen, etj.

– Nëse merret rregullisht dhe për një afat kohor të caktuar , jep rezulat të shkëlqyer për kurimin e leukemisë.

– Ul glukozën në gjak.

– Bima ka veti anti-tumorale, anti-reumatike, anti- paralizë, anti-mutagjene dhe anti-ulçër.

Shënim!

– Bima është e sigurtë në përdorim, nëse merrret në masë dhe kohë të caktuar nga mjeku herbalist.