You are here:--Elettaria Cardamomun

Elettaria Cardamomun

2018-09-26T21:23:17+00:00September 26th, 2018|Categories: Bota Bimore|

Elettaria Cardamomun; Fara e Gjelbër, bimë me veti shumëkuruese

 

Arabisht: الهيل، الهال، الحبهان ; El Habehan, El Hal, El Hejl.

Anglisht: Cardamom Green Seed

Emri shkencor: Elettaria Cardamomun.

Familja: Zingiberaceae

Fara jeshile është erëz e njohur prej shumë kohësh në botë. Orgjina e bimës është Lindja, ajo rritet në mënyrë të egër në pyjet e Indisë, Nepalit, Sri Lankës. India mban vëndin e parë për prodhimin e Farës Jeshile.

Fara Jeshile është bimë shumëvjeçare,me lartësi rreth 2.7m, gjethet i ka të hijshme dhe të gjelbëra me gjatësi 60-30cm dhe gjerësi 7.5 cm. Lulet i ka të bardha dhe me vija ngjyrë vjollcë. Frytet i ka ngjyrë jeshile në formë trekëndëshi me ndërprerje, brenda ka fara të zeza. Aroma e frutit është e këndëshme dhe shija e fortë djegëse në të athët.

Përdoret në gatime të ndryshme, i shtohet kafes për t’i dhënë shije të veçantë dhe njëkohësisht redukton efektin e kafeinës.

Bima përfshihet në rangun e erëzave më të shtrenjta në botë.

Komponentet e Farës Jeshile: Karbohidrate, fibra, proteina, yndyra të pangopura, vitamina: B1, B2, B3, B6, C, Kalcium, Hekur, Magnesium, Sodium, Zink, Fosfor, etj.

Dobitë shëndetësore të Farës Jeshile

Fara jeshile konsiderohet si ilaç i fortë për kurimin e shumë sëmundjeve, dhe kjo është mrekullia e Krijuesit tonë që në çdo bimë ka bërë dobi të mëdha kuruese:

– Për aparatin tretës: Fara Jeshile kuron problemet në aparatin tretës, anti-përzierjeve, anti-acideve, anti-gazrave, fryerjeve, kuron kapsllëkun dhe humbjen e oreksit.

– Toksikologji: Fara Jeshile ndihmon për të hequr qafe toksinat që gjenden në trup.

– Tumoret: Fara Jeshile ndihmon në kurimin e disa llojeve të kancerit. Ajo është i pasur me anti-oksidantë.

– Presioni i gjakut: Fara Jeshile është diuretike dhe është i pasur me fibra, si rezultat ul presionin e gjakut.

– Për mpiksjen e gjakut: Fara Jeshile parandalon mpiksjet e rrezikshme të gjakut dhe parandalon goditjet në tru.

– Anti-oksidant: Fara Jeshile përmban shumë vitamina dhe Vajra esencialë që veprojnë si anti-okside dhe anti-plakje.

– Për inflamacionin e gojës, fytit, të ftohtit dhe gripit: Fara jeshile është erëz e athët dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të ftohjes, gripit dhe bronkitit. Kuron astmën.

– Për shëndetin oral dhe dentar: Fara jeshile largon erën e keqe të gojës dhe kuron ulçërat e gojës.

– Për trajtimin e depresionit: Fara jeshile përmban substancë anti-depresive.

– Diuretic (nxitës urinimi): Fara jeshile përmban aldettokssador diuretic, kjo lëndë ndihmon për të pastruar rrugët urinare, fshikëzën, veshkat. Largon kripën, ujin dhe toksinat e tepërta.

– Forcues i imunetit: Fara jeshile ndihmon në përmisimin e metabolizmit dhe forcimin e imunitetit në trup.

– Për dhimbjet e kokës dhe migrenës: Fara jeshile është qetësues dhe kurues i dhimbjeve të kokës.

– Për shëndetin e flokëve: Fara jeshile ndihmon në forcimin e rrënjëve të flokëve, shkëlqen dhe zbut flokët e ashpër. Lufton kërpudhat që formojnë zbokthin.

– Për shëndetin e lëkurës: Fara jeshile është hidrautues dhe ushqyes i lëkurës.

– Qetësues i muskujve: Fara jeshile ndihmon në uljen e dhimbjeve të muskujve dhe zvogëlimin e dridhjeve të gjymtyrëve.

Shënim!

– Ndryshe nga ilaçet kimike, bimët mjekësore në përgjithësi janë të sigurta dhe pa efekte anësore nëse i mer me masë të caktuar.

– Nëse teprohet në marrjen e farës jeshile, mund të shkaktojë djegie në stomak, alergji dhe skuqje.

– Fara jeshile është i sigurtë për gratë shtatzëna dhe gjatë gjidhënies, por duke mos e tepruar në marrjen e saj.