Efektet e dëmshme të pesticideve që përdoren në fruta dhe perime

 

Pesticidet i sigurojnë përfitime të konsiderueshme fermerëve, dhe konsumatorët kënaqen që i blejnë perimet apo frutat me çmim të lirë, pa u siguruar se cfarë përmbajnë këto ushqime dhe kështu fermerët, duke gjetur treg të sigurtë, vazhdojnë rritjen e prodhimeve dhe shtimin e pesticideve.

Këto kimikate të fuqishme e vënë shëndetin tonë në rrezik të madh. Duke konsumuar këto fruta dhe perime, trupi duhet të absorbojë substanca toksike dhe pesticide.

Në qoftë se pesticidet mund të vrasin insektet, cilat mund të jenë rreziqet e mundshme që kanë në trupin tonë dhe mjedisin që na rrethon?!

A e dini se kur hani një mollë jo-organike, ju jeni gjithashtu duke ngrënë më shumë se 30 pesticide të ndryshme që gjenden në të. Luleshtrydhet, mollët, karrotat, selino, spinaqi, rrushi, trangujt, dardhat, domatet, bostani, speci i ëmbël,  janë vetëm disa lloje të ushqimit që ju nuk duhet t’i hani në qoftë se nuk janë organike, sepse niveli i pesticideve të shtuara në to është shumë më i lartë se të tjerat.

Pas studimeve të panumërta, pesticidet kanë qenë të lidhura me kancerin, sëmundjen Alzheimer, ADHD, dhe madje edhe defektet e lindjes. Pesticidet gjithashtu kanë potencial për të dëmtuar sistemin nervor, sistemin riprodhues, dhe sistemin endokrin. Pesticidet mund të jenë shumë të dëmshme edhe për fetusin, sepse kimikatet mund të kalojnë nga nëna gjatë shtatzënisë.

Këtu janë efektet e dëmshme më të zakonshme të pesticideve

Kanceri

Për dekada me radhë, ka pasur diskutim të madh rreth pesticideve dhe karcinogjenimin e tyre. Ka një numër të madh të dëshmive që tregojnë se pesticidet shkaktojnë kancer në organe të shumta të trupit. Ka mbi 260 studime në mbarë botën që kanceri ka një lidhje të lartë me pesticidet e përdorura në fruta-perime. Më keq, studiuesit  kanë lidhur pesticidet me disa lloje të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, prostatës, trurit, kockave, tiroideve, zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive, dhe më shumë.
Fermerët kanë norma të larta të kancerit, në përgjithësi, dhe ekspozimi agrokimikal është shkaku kryesor për këtë.

Në mesin e pesticideve të studiuara, ekspozimi ndaj glyphosate është gjetur të jetë i lidhur pozitivisht me një lloj të veçantë të limfoma jo-Hodgkin – quajtur Limfoma e qelizave B.
Sot, përhapja e glyphosate në mjedis është rritur, dhe njerëzit janë të ekspozuar në mënyrë të përhershme ndaj veprimit të saj. Skenari më i keq parashikon rritjen edhe dhjetë fish të përdorimit të glyphosate në vitet në vijim.
Duke pasur parasysh përdorimin e gjerë dhe të shpeshtë të glyphosate në të gjithë botën, vlerësimi aktual i rrezikut është i rëndësishëm sepse ekspozimi do të ndodhë jo vetëm nga përdoruesit e preparateve që përmbajnë glyphosate, por edhe ata që nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë me të.

Limfomat janë një lloj i veçantë i kancerit që sulmon sistemin imunitar, por pesticidet që përmbajnë ushqimet dëmtojnë qëlizat e shëndetëshme të sistemit imun, duke bërë qelizat e kancerit më të forta se qelizat tona të shëndetshme. Faktorë të tjerë si mosha, historia familjare e kancerit, dieta dhe mënyra e jetesës duhet të merren parasysh.

– Komplikimet endokrine

Një tjetër efekt i mundshëm anësor i pesticideve janë komplikimet endokrine, hormonet e bllokuara veçanërisht në meshkuj që mund të ndikojnë në riprodhimin njerëzor. Pesticidet e  bujqësisë kanë qenë të lidhura me bllokimin e testosteroneve dhe androgenseve të tjerë, të cilat janë të domosdoshme për sistemet e shëndetshme riprodhuese.

Shumica e këtyre disruptorëve endokrine janë fungicide që aplikohen tek pemët dhe perimet dhe mbesin në to.
Pesticidet lidhen me infertilitetin dhe sterilitetin në meshkuj dhe femra.

– Dëmtimi i trurit

Pesticidet lidhen gjithashtu me dëmtimin e trurit në ata që i përdorin këto kimikate në një bazë të rregullt. Fermerët janë më në rrezik për zhvillimin e dëmtimit të trurit dhe për vuajtje nga probleme të trurit të tilla si mosfunksionimi njohës (MCD), i cili ndikon në aftësinë tyre për të folur normalisht,  identifikimin, ngjyrat ose numrat. Pesticidet janë shkak për dëmtimin e trurit dhe problemet zhvillimore tek fëmijët.

– Defektet e lindjes

Defektet e lindjes nga ekspozimi i pesticideve është një tjetër shqetësim në rritje. Lidhja midis pesticideve dhe defekteve të lindjes ka qenë e lidhur edhe me përdorimin e pastruesëve shtëpiak që vrasin insektet, milingonat, mushkonjat, etj. Këto kimikate të fuqishëm janë përdorur për të sulmuar sistemin nervor të insekteve dhe për vrasjen e tyre, por mund të përbëjnë një rrezik edhe më të madh për shëndetin e fëmijës dhe mund të rrisin rrezikun për të çarat e gojës, defekte në tubat nervore, defekte të zemrës, defekte të gjymtyrëve, etj. Ekspozimi ndaj pesticideve dhe insekticideve duhet të shmanget me çdo kusht gjatë shtatzënisë.

– Çrregullime të frymëmarrjes

Një tjetër efekt anësor sa i përket ekspozimit ndaj pesticideve janë çrregullimet e frymëmarrjes, duke përfshirë: gërrhitje, bronkit kronik, astmë, dëmtim të mushkërive.

Ekspozimi i rregullt ndaj pesticideve rrit rrezikun për zhvillimin e problemeve  të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojë kancer të mushkërive.

– Dështim i organeve të trupit

Pesticidet janë fajësuar për një rritje të dështimit të organeve në mbarë botën. Për shembull, ka pasur një numër alarmues të vdekjeve që lidhen me sëmundje kronike të veshkave ose nefrit të zorrëve. Shumica e viktimave kanë punuar në bujqësi dhe janë ekspozuar vazhdimisht ndaj niveleve të larta të pesticideve, si dhe kanë ngrënë ushqime me mbetje të pesticideve.

Sëmundjet e veshkave janë përkeqësuar duke ngrënë ushqime me pesticide ose të shkaktuara nga ekspozimi ndaj pesticideve. Veshkave iu duhet t’i nxjerrin këto toksina nga trupi dhe mund të jetë vetëm një nga shumë organe në prag të dështimit.

– Acarim i lëkurës

Acarimi i lëkurës është një tjetër efekt anësor i mundshëm i pesticideve për shkak se lëkura është në kontakt të drejtpërdrejt me këto kimikate të dëmshme. Pesticidet mund të absorbohen nëpërmjet lëkurës në gjak, dhe mund të shkaktojnë toksicitet të lëkurës, skuqje dhe infeksione tëlëkurës si: qere, ekzemë, vitiligo, etj. Nëse pesticidet absorbohen nëpërmjet lëkurës, ato mund të shkaktojnë reaksione të rënda toksike dhe probleme të brendshme shëndetësore.

– Obeziteti dhe diabeti

Pesticidet janë të lidhura me mbipeshën dhe dëmtimin hormonal, kështu që është më se e logjikshme që të jenë të lidhura me diabetin. Njerëzit me peshë të tepërt dhe nivele të larta të pesticideve klororganike në trupat e tyre kanë rrezik më të madh për t’u bërë diabetik.

Autizmi

Pa dyshim, pesticidet nuk janë shkaku i vetëm i autizmit, por ato mund të jenë një pjesë e fuqishme e tij. Ekspozimi ndaj pesticidëve i nënës gjatë shtatzënisë, si dhe i fëmijës në vitet e hershme, është një nga shkaqet atrubuese të autizmit. Kjo është për shkak se shumë kimikate ndikojnë në funksionin neurologjik të fëmijëve. Një studim i vitit 2010 fajëson organofosfatet e  pesticideve, për shkak se gjatë analizimit të urinës së fëmijëve me ADHD ishin gjetur pesticide në urinë.

Çfarë mund të bëni?

Mos përdorni pesticide në fermën tuaj dhe nëse nuk keni fermën tuaj, bleni vetëm ushqime organike. Meqenëse ushqimet organike nuk është gjithmonë e lehtë për t’i gjetur, dhe mund të jenë më të shtrenjta, atëherë zgjidhni ushqime që mund t’i përballojnë pesticidet dhe që i shkrijnë ato para se të futen në trupin tuaj.

Ushqime që nuk keni nevojë t’i blini organike janë

Lakra e bardhë dhe lakra e kuqe.

Lulelakra.

Brokoli.

– Asparagos.

– Avokado.

– Kivi.

– Qitro.

– Qepët.

– Mango.

– Kërpudhat.

– Papaja.

– Ananasi.

– Bizelet.

– Patatet e ëmbla.

– Speci djegës.