Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Eclipta Alba

//Eclipta Alba

Eclipta Alba

Eclipta Alba / Bima e Ditës; për largimin e helmeve të mëlçisë, inflamacionin, parandalon përhapjen e qelizave kancerore, infeksionin në traktin urinar

 

Arabisht: منكسفة مفترشة

Anglisht: Yerba de tago, false daisy.

Emri shkencor: Eclipta alba, ose Eclipta prostrate L.

Familja: Asteraceae.

Eclipta alba është bimë barishtore shumëvjeçare me lule të bardha, të verdha, blu apo të kuqe. Me gjethe heshtake dhe me push. Me fara të zeza dhe me push në majën e tyre. Gjendet kryesisht në vendet e ngrohta.

Origjina e bimës është India, Kina dhe Tajlanda. Për shkak të përfitimeve të saj të pamohueshme, kjo bimë është e njohur në të gjithë globin. Përdoret në mjekësinë alternative indiane dhe kineze për sëmundjet e mëlçisë, prostatës, syve, anemisë, flokët, ekzemën, pezmatim të lëkurës, plagët, etj. Bima ka shije të athët në të idhët dhe përdoret edhe si erëz në gatim.

Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet dhe kërcelli.

Veçoritë e bimës: Antiseptic; Astringent; Depurative; Emetic; Febrifuge; Ophthalmic; Purgative; Styptic; Tonic.

Chemistry: alkaloids, fiber, carbohydrates, proteins, lipids, saponins flavonoids, phenols, tannins, sterols, heptadecane, trimethyl, pentadecanone, n-hexadecanoic acid, pentadecane, eudesma, diene, phytol, octadec, enoic acid, benzenedicarboxylic acid diisooctyl, octadecadienoic acid, dimethyl, methylene, dodecatriene, tetramethyl, cycloundecatriene.

Dobitë mjëkësore të Eclipta alba

– Ndihmon në largimin e helmeve nga mëlçia.

– Ndihmon në funksionin e mëlçisë dhe normalizimin e saj.

– Ndihmon në kurimin e Hepatitit B dhe C.

– Ul inflamacionin në zorrë dhe ndihmon në kurimin e hemorroideve.

– Redukton infamacionin në trup.

– Redukton infamacionin dhe gjakderdhjen në  traktin urinar.

– Zbut stomakun dhe lehtëson tretjen.

– Parandalon kancerin e stomakut dhe prostatës.

– Forcon sistemin imunitar.

– Mbron shikimin dhe forcon sytë.

– Ndihmon në kurimin e anemisë.

– Parandalon përhapjen e qelizave kancerore.

– Forcon rrënjën e flokut, largon zbokthin dhe nxit mbirjen e flokut.

Kujdes!

– Tek disa njerëz  mund të shkaktojë alergji.

– Nuk është e këshillueshme gjatë shtazanisë.

By | 2017-04-14T15:49:40+00:00 April 14th, 2017|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!