Ecja është mënyra më e lehtë për të qëndruar në formë

 

Ecja konsiderohet si  ushtrimi fizik më i mirë që mund ti japësh trupit. 30 minuta në ditë ndikojnë pozitivisht për shëndetin fizik dhe  mendor.

 Ja disa nga të mirat e ecjes

– Ecja e mban trupin të shëndetshëm për një periudhë më të gjatë.

– Ecja ndihmon për rënien në peshë.

– Ecja ruan trupin që të mos shtojë në peshë.

– Ecja në mënyrë të rregullt, ul rrezikun nga prekja e tumorve, sidomos i gjirit dhe i kolitit.

– Zvogëlon rrezikun nga prekja me sëmundjen e Diabetit tipi ll.

– Ul rrezikun e prekjes nga ataku në zemër dhe sëmundjet e zemrës.

– Forcon kujtesën dhe përmirëson aktivitetin e trurit.

– Ecja lehtëson presionin fizik dhe mendor. Redukton ankthin dhe stresin.

– Ecja ndihmon për shëndetin seksual tek burrat.

Si të ecësh?

ecja

Të gjithë dimë të ecim, por që të përfitosh nga ecja ka mënyrë të vecantë:

– Kur ecën, mbaje kokën lartë dhe drejtë, shiko disa metra larg teje, dhe mos i sforco muskujt e qafës.

– Mbaj shpatullat drejt dhe pa i shtrënguar, mos i përkul para, mbaje kurrizin drejt dhe të papërkulur.

– Muskujt e barkut duhet të mbahen pak të sforcuar nga brenda dhe muskujt e të ndenjurave duhet të sforcohen pak nga brënda.

– Gishtat e dorës rrinë të mbyllur pak nga brenda dhe pa sforcim; krahët të mbahen në formën e këndit të drejtë dhe jo të lëshuar, dhe i lëviz para –mbrapa, pa i fluturuar në ajër.

– Nëse do të shtosh shpejtësinë e ecjes , mos bëj hapa të mëdhenj por shto hapat,më e mira është që të ecni natyrshëm, dhe me hapa të rregullt.

– Mund të duket se ecja ndihmon vetëm këmbët dhe kofshët por jo, ecja ndihmon shtyllën kurrizore, shpatullat, muskujt e barkut, muskujt e qafës, gjoksin, etj.

– Gjatë ecjes  dhe në ditët e zakonshme duhen veshur rroba të gjëra dhe të rehatshme.

Kur duhet të ecim?

– Më e mira është që të kesh një orar të caktuar për ecje.

– Nëse ecjen e bën për të mbajtur trupin në formë, të mjaftojnë 30 minuta në ditë, tre herë në javë.

– Nëse ecjen e bën për të rënë në peshë, duhet të ecësh 30-60 minuta në ditë , pesë herë në javë.

Ecja është ushtrim fizik që mund të bëhet nga të gjithë, pa sforcim dhe pa vështirësi, bëje në mënyrën e duhur që të përfitosh prej saj.

running