Echinacea Purpurea – Rudbekia Vjollcë; Për Sistemin Imunitar dhe Rezistencën ndaj Sëmundjeve

 

Arabisht: القنفذية الأرجوانية

Anglisht: Purple Coneflower.

Emri shkencor: Echinacea Purpurea, emër të cilin e ka marrë para pak vitesh pasi u vërtetua se përmban lëndën Echinacin; përndryshe është e njohur si Rudbeckia Purpurea. Ky tip e prish rendin e Familjes Ateraceae, sepse të gjitha llojet e tjera Rudbeckia që përfshijnë një numër të madh, kanë ngjyrë të verdhë, dhe pikërisht ky dallim rrënjësor në ngjyrë e bën të veçantë në veti kuruese dhe tërheqëse për nga bukuria.

Orgjina e Rudbekies vjollcë është Amerika dhe Kanadaja Jugore. Kjo bimë konsiderohet shumë e rëndësishme në mjekësi, pasi që kuron shumë sëmundje dhe e bën trupin rezistent ndaj baktiereve.

Pjesët kryesore të  bimës që përdoren në mjekësi janë rrënjët dhe gjethet.

Përmbajtja: Rudbekia Vjollcë është e pasur me: Kolagjen, vitaminat: A, J, P, Beta- Carotene, acid- Hecoric, Alcavic, flavonoids,  Echinolone, Caryophyllene Epoxide, Components Polyacetylene,  Humulene.

Dobitë mjekësore të Rudbekies Vjollcë

– Aktivizues dhe katalizator i sistemit imun.

– Antibiotik natyral në luftimin e infeksioneve.

– Vrasës i mikrobeve , viruseve dhe baktiereve.

– Lufton sëmundjet tumorale.

– Ndihmon në kurimin e gangrenës.

– Qetëson dhimbjet e dhëmbëve.

– Qetësues i stomakut.

– Pastrues i trupit nga helmet.

– Forcues i sistemit Lymphatic.

 Ndihmon në kurimin e plagëve, djegieve dhe  sëmundjeve të ndryshme të lëkurës.

– Infeksionet e bajameve.

– Ndihmon për kurimin e lisë së dhenëve dhe kolerës.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjes  së Meningjitit.

– Dhimbjet e kyçeve dhe reumatizmës.

– Pezmatimet e mëlçisë.

Kujdes!!

— Duhet të mërret me masë dhe kohë të caktuar.

— Gjatë marrjes së Rudbekies vjollcë mund të shkaktohet mpirje e gjuhës tek disa njerëz.

— Mund të shkaktojë alergji tek disa njerëz.