Duhanpirja, ja çfarë i shkakton trupit nga koka te këmbët
Duhanpirja, ja çfarë i shkakton trupit nga koka te këmbët
Duhanpirja shkakton shumë dëme në kokë dhe në qafë, duke përfshirë kancerin e gojës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, të syve dhe goditjet në tru.
Dëmi që i shkakton zemrës dhe enëve të gjakut është: shpërthimi i enëve të gjakut dhe arterieve.
Duhani shkakton dëmtime të mëdha në mushkëri, risku nga sulmet e astmës, sëmundjet pulmunare obstruktive kronike.
Pirja e duhanit rrit rrezikun e organeve të brëndëshme nga prekja e sëmundjeve si: kancere të ndryshme dhe diabeti.
Në ditën shiten afërsisht 15 miliardë cigare në ditë, ose 10 milionë në minutë. Nga kjo kuptohet se një e treta e meshkujve të moshës madhore janë duhanpirës.
Sipas një studimi të publikuar nga “Fondacioni Botëror i Mushkërive”, lënia e duhanit para moshës dyzetëvjecare, mund të reduktojë normën e vdekjeve që shkaktohen nga përdorimi i nikotinës deri në 90%.
Mjekët britanikë në një studim tjetër thonë se duhanpirësit që lënë pirjen e duhanit në moshën 60 vjeç jetojnë 3 vjet më shumë, 50 -6, 40-9, 30-10 vjet.