Dobitë shëndetësore të algave të detit
Algat e detit rriten afër sipërfaqes së ujit dhe afër bregut të detit me shkëmbinj. Ato janë disa lloje, por më të shëndetshmet janë:
- Leshterik ose Kelp
Anglisht: Kelp.
Emri shkencor: Laminaria L
Familja: Laminariaceae.
Kelpi është një gjini prej 31 llojesh të algave me ngjyrë kafe i quajtur “leshterik”. Kjo lloj alge është e gjatë dhe me degëzime. Ajo është gjetur në Oqeanin Atlantik, Oqeanin Paqësor dhe në ujrat e ngrohta të Detit mesdhe, në thellësi 8-30 m.
Leshteriku është përdorur që në kohët e lashta si ushqim nga njerëzit. Mund të hahen të freskëta, supë ose të ziera. Shumë vende, si ato Aziatike e përdorin në prodhime industriale. Ata e thajnë edhe për qëllime tregëtie, sidomos Kina.
Elementët përbërës të leshterikut: Calories, fat; Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Dietary fiber, Sugar, Protein, Vitamins; A,B2,B3, B5, B6, C, D,K, Calcium, Magnesium, Iron, acid-laminine,etc.
Dobitë shëndetësore
– Leshteriku njihet si pastrues i gjakut.
– Përmirëson dukshëm gjëndrrat tiroide.
– Lehtëson dhimbjet e artritit.
– Ndihmon për uljen në peshë.
– Ul tensionin e lartë.
– Parandalon kancerin.
– Ndihmon për shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve.
– Ndihmon për trajtimin e sindromave premenstruale tek femrat.
– Përmirëson shëndetin e flokëve dhe thonjve.
– Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe cerbrovaskulare, ul viskovitetin e gjakut, redukton sklerozën e enëve të gjakut.
Kujdes!!
– Nuk është i këshillueshëm për gratë shtatzëna.
- Hijiki
Anglisht: Hijiki
Emri shkencor: Sargassum fusiforme.
Familja: Sargassaceae.
Hijiki është algë që rritet në Azinë lindore dhe Oqeanin e Atlantikut, në thellësi deri 20m, me ngjyrë kafe dhe kthehet në të zezë kur gatuhet. Karakterizohet me aromën dhe shijen e fortë të frutave të detit.
Elementët përbërës të Hijikit: Calories, fat; Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Dietary fiber, Sugar, Protein, Vitamins; A,B2,B3, B5, B6, C, D,K, Calcium, Magnesium, Iron,
Dobitë shëndetësore
– Ndihmon në kurimin e hypotiroidizmit.
– Aktivizon sistemin nervor.
– Ndihmon për kurimin e HIV.
– Rregullon presionin e gjakut.
– Rregullon rrahjet e zemrës.
– Ndihmon qelizat e kuqe të transmetojnë oksigjenin në mushkëri dhe në gjithë trupin.
– Rregullues i punëve të zorrëve.
– Ndihmon zhvillimin e baktiereve të mira në sistemin tretës.
– Ndalon rënien e flokut, dhe ndihmon për shëndetin e lëkurës.
– Lufton në mënyrë të pabesueshme rrudhat e fytyrës.
– Përmirëson shëndetin e flokëve dhe thonjve.
– Ndihmon për forcimin e kockave dhe dhëmbëve.
– Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe cerbrovaskulare, ulin viskovitetin e gjakut, reduktojnë sklerozën e enëve të gjakut.
Kujdes!!
– Hajjiki përmban sasi të larta të hekurit, vitaminave, proteinave, etj. prandaj nuk duhet tepruar në konsumimin e tij.
– Gratë shtatëzana dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji mund ta konsumojnë në sasi të vogla.
- Nori
Anglisht: Nori.
Emri shkencor: Porphyra laver.
Familja: Bangiaceae.
Nori ësht algë e kuqe me shije të ëmbël dhe aromë të këndëshme kur thahet. Ghendet kryesisht në brigjet e Japonisë, Koresë dhe Kinës, përdoret në industri për prodhimin e pastës dhe çëmçakëzit. Përdoret gjerësisht në kuzhinën Japoneze si salcë dhe shtesë në supë apo sallatë, shoqërohet me oris dhe sushi.
Nori është i pasur me: Calories, fat; Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Dietary fiber, Sugar, Protein, Vitamins; A,B2,B3, B5, B6, C, D,K, Calcium, Magnesium, Iron, etj.
Dobitë shëndetësore
– Jodi që përmbajnë algat ndihmon për kurimin e gjëndrrës teroide dhe parandalon fryrjen e gushës.
– Ndalon zhvillimin e qelizave kancerore dhe parandalon tumoret.
– Ndihmon për kurimin e diabetit.
– Lufton depresionin dhe ankthin.
– Largon stresin.
– Ndihmon për aktivitetin e mëlçisë.
– Parandalon shfaqjen e gurëve në tëmth.
– Kontrollon nivelin e kolesterolit në gjak.
– Ndihmon për uljen në peshë.
– Ndihmon për shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve.
– Ndihmon për kurimin e kolllës, inflamacionet okulare dhe astmën.
– Ndihmon për kurimin e irritimit të syve.
Kujdes!!
– Gratë shtatëzana dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji mund ta konsumojnë në sasi të vogla.
Përdorimi i algave në përgjithësi
Shumë prej algave konsumohen të freskëta, ose pasi të jenë tharë në mënyrë natyrale; në supë, sallatë, oriz, sushi, etj.