Dobitë e Xinxifes / Ide – Ziziphus jujuba

 

Arabisht:  العِنّاب أو شوك المسيح– Inab, Sheukul Mesih

Anglisht:  Jujube, red date,

Emri shkencor: Ziziphus jujuba.

Familja: Rhamnaceae.

Xinxifja është një pemë e vogël ose shkurre gjetherënëse që arrin një lartësi prej 5-12 metra, zakonisht me degë me maje të mprehtë. Gjethet janë të gjelbra me shkëlqim, ovale, me tre venave të dukshme, dhe buzë të dhëmbëzuar imët. Lulet janë të vogla, me pesë petale të verdhë në të gjelbër që s’bien në sy. Fruti është i ngrënshëm, oval. Kur është i papjekur ai është i lëmuar e i gjelbër duke filluar të marre ngjyrë kafe, ndërsa i pjekur ai ka ngjyrë kafe në vjollcë të errët dhe me rrudha. Fruti i xinxifes ka një bërthamë të vetme të ngjashme me atë të ullirit. Xinxifja njihet edhe me emrat Hide apo Ide.

Xinxifja është përmëndur në shumë libra të vjetër mjekësor.

Mjeku arab Daud al Antaki ka thënë për të: E dobishme për ashpërsinë e fytit,  mushkëritë, kollën, infeksionet, etjen, largon mërzitjen, për  çrregullimet e mëlçisë, veshkat, kancerin e stomakut, sëmundjet kronike.

Ibën Sina (Avisena) ka thënë: E dobishme për gjoksin dhe mushkëritë, për veshkat dhe fshikëzën.

Ibën Bajtar ka thënë: E dobishme për mushkëritë, astmën, dhimbjen e veshkave, dhimbjen e gjoksit, nëse hahet para buke është më efektive.

Përmbajtja ushqyese e xinxifes. Xinxifja është e pasur me: energji, karbohidrate, fat, proteina, një gamë të gjërë me vitaminash; A, B1, B2, B3, B6, C. Minerale; calcium, iron, magnesium, magnese, fosfor, potassium, zink.

Çfarë thonë zbulimet e fundit për xinxifen

– Forcuese e imunitetit.

– Kuron sëmundjet e kraharorit, astmën, kollën kronike, largon gëlbazën, qetëson dhimbjet e fytit dhe acarimet e bajameve.

– Tonik për mëlçinë dhe çrregullimet e saj.

– Pastron gjakun dhe ul temperaturën.

– Ndihmon tretjen dhe ndihmon për kurimin e kancerit të stomakut.

– Largon stresin,  ankthin dhe ndihmon për kurimin e histerisë.

– Qetëson infeksonet nervore, dhimbjet e kyçeve, ul  nxehtësinë e trupit që ndodh para fjetjes.

– Ndihmon shtimin në peshë dhe forcon muskujt.

– Qetëson dhimbjet e veshkave, dhe pastron fshikëzën.

– Gjethet e Xinxifes ndihmojnë për uljen e temperaturës.

Shënim

Xinxifja është e sigurtë për të gjithë, për fëmijët  dhe gratë shtatzëna.