Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Dobitë e Detit

//Dobitë e Detit

Dobitë e Detit

Dobitë e detit

 

Deti ka dobi të pallogaritshme për shëndetin e njeriut. Deti është burimi kryesor i peshkut, dhe përveç kësaj nga deti nxirren perla dhe stoli të tjera me vlerë.

Dobitë më të rëndësishme të ajrit të detit për trupin

– Thithja e ajrit të detit ndihmon për pompimin e gjakut në gjithë trupin dhe kështu ndihmon shtimin e presionit të oksigjenit në tru; rezultati: njeriu bëhet më aktiv dhe inteligjent.

– Ajri i detit ndihmon për një gjumë sa më të qetë, pakëson stresin dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

– Ajri i detit është shumë i dobishëm për lëkurën, sepse ai ka efekt mbi sistemin endokrin dhe ndihmon trupin të prodhojë substancën endorphins e cila endihmon trupin të ndihet i qetë.

– Ajri i detit ndihmon për hidratimin e lëkurës, duke e mbajtur atë të butë dhe të lëmuar.

– Ajri i detit ndihmon të sëmurët me astmë dhe ata që kanë probleme me frymarrjen.

– Ajri i detit është pastrues i mushkërive.

– Ajri i detit përmirëson shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Dobitë e notit në det

– Noti në det  është i dobishëm për të gjitha moshat, sidomos për fëmijët.

– Noti është sporti më i mirë fizik për trupin.

– Noti aktivizon të gjithë muskujt e trupit.

– Noti djeg yndyrat dhe ul peshën e trupit.

– Forcon lëkurën dhe heq celulitin.

– I siguron trupit jod.

– Uji i detit ndihmon në shërimin e plagëve, infeksioneve, skuqjeve të lëkurës. Efekte pozitive ka dhënë edhe për sëmundjen e vitiligos dhe psoriasit.

– Uji i detit ndihmon për të  hequr qafe puçërrat e rinisë.

– Uji i detit largon toksinat nga lëkura dhe e furnizon atë me minerale.

By | 2017-05-08T19:28:35+00:00 May 8th, 2017|Arti Jetesës|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!