Dobitë mahnitëse shëndetësore dhe shpirtërore e emocionale të Agjërimit

 

Agjërimi është një nga shtyllat e Islamit të vendosura nga Allahu për muslimanët gjatë muajit të Ramazanit. Por pavarësisht nga kjo, shumë njerëz arrijnë përfitime të mahnitshme shëndetësore nga agjërimi i Ramazanit. Agjërimi është një ushtrim efektiv i  shëndetshëm, nëse zbatohet siç duhet.

Sipas studimeve të shumta në trupin e njeriut, agjërimi nuk është vetëm ndalesa nga ngrënia dhe pirja, por agjërimi është një fenomen natyral që i duhet trupit që të ushtrohet për funksionin e tij vital në mënyrë efikase dhe kjo është shumë e domosdoshme për shëndein e njeriut njësoj si ngrënia, frymëmarrja, gjumi dhe lëvizja.

Dobitë shëndetësore të Agjërimit

–  Agjërimi parandalon tumoret; Agjërimi shërben si një bisturi për të hequr qelizat e dëmshme nga trupi.

– Rinovon qelizat dhe tret kistet yndyrore.

– Agjërimi nxit detoksifikimin ; Ushqimet e përpunuara përmbajnë lëndë ruajtëse, pesticide, etj . Këto kthehen në toksina në trup. Shumë nga këto toksina janë të ruajtura në formë të yndyrës, por  gjatë agjërimit këto yndyra digjen, sidomos kur agjërimi është për një periudhë të gjatë. Ai ndihmon për të hequr qafe toksinat  përmes mëlçisë, veshkave dhe organeve të tjera të trupit.

– Gjatë agjërimit, sistemi i tretjes ka një periudhë pushimi. Ne vazhdojmë funksionet normale fiziologjike, sidomos sekretimin e lëngjeve, por me një normë më të ulët. Dhe praktika të tilla ndihmojnë për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve të trupit.

– Agjërimi ndihmon për të trajtuar infeksionet; Disa studime kanë konfirmuar se agjërimi ndihmon për të kuruar disa sëmundje të inflamacionit dhe alergjitë, duke përfshirë artritin, dhe psoriasis.

– Agjërimi ndihmon për të ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon në reduktimin e simptomave tek të sëmurët me Diabet.

– Agjërimi është i dobishëm për pacientët me tension të lartë; Agjërimi është një nga mjetet natyrale  për nivelet e presionit të ulët të gjakut, duke ndihmuar në uljen e rrezikut të arteriosklerozës.

– Agjërimi nxit funksionin e sistemit imunitar, ç’helmon trupin, zvogëlon ruajtjen e yndyrës.

–  Agjërimi përmirëson gjumin.

– Ndihmon për trajtimin e astmës dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.

– Agjërimi largon toksinat nga mëlçia dhe ndihmon rigjenerimin e indeve të shëndetëshme të saj.

– Zvogëlon përqindjen e sheqerit në gjak, sekreton insulinën.

– Ndihmon për kurim e disa sëmundjeve të lëkurës; Rrit rezistencën ndaj mikrobeve të lëkurës.

– Parandalon mpiksjet e gjakut, goditjen në zemër dhe tru.

– Sipas studimeve më të fundit, agjërimi ul simptomat e sëmundjeve autoimune.

– Ndihmon uljen në peshë, nëse ha ushqim në mënyrë të moderuar.

– Agjërimi konsiderohet rast i pazëvëndësueshëm për ndalimin e pirjes së duhanit.

– Agjërimi është sistem ideal për të aktivizuar procesin e tretjes dhe të formimit të indeve, dhe kjo është e kundërta e asaj që mendohet nga disa njerëz se agjërimi të çon në dobësim dhe plogështi.

Dobitë shpirtërore dhe emocionale të agjërimit

– Agjërimi është konsideruar si ilaç i suksesshëm për shumë sëmundje kronike mendore, të tilla si: skizofrenia, depresioni, ankthi dhe sëmundjet e frustrimit. Agjërimi përmirëson aftësinë tonë për të përballuar streset dhe vështirësitë e jetës, si dhe aftësinë për t’u përballuar me zhgënjime të  shpeshta.

– Ndihmon për qetësinë nervore.

– Ndihmon për t’u ndierë i lumtur dhe optimist.

– Leximi i kuranit gjatë muajit të Ramazanit ndihmon në forcimin e kujtesës.

Në kuran dhe në shumë thënie profetike është përmendur rëndësia dhe dobia e agjërimit

Në kuran thuhet: “Muaji i Ramazanit, në të cilin është zbritur Kurani[1]: udhëzim për njerëzit, plot me prova të qarta udhëzimi dhe kriter. Kushdo nga ju që e arrin këtë muaj, ta agjërojë atë. Ndërsa ai i cili është i sëmurë ose në udhëtim, të agjërojë po aq ditë në ditët e mëvonshme. Allahu do lehtësim për ju dhe nuk do vështirësim. Plotësoni ditët e agjërimit[2] dhe madhëroni Allahun[3] për atë se ju ka udhëzuar, në mënyrë që të falënderoni[4]. Kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua[5] dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt! [El Bekare, 185-186].


[1] Kurani ka zbritur në natën e Kadrit, të muajit të Ramazanit, prej “El leuhi el Mahfudh” (Librit që është tek Allahu dhe ku është regjistruar çdo gjë), në qiellin e kësaj dynjaje, pastaj me anë të Xhibrilit iu zbrit Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i ndarë në pjesë dhe në periudha kohore, sipas asaj që donte Allahu. Për këtë kanë ardhur disa transmetime nga Ibën Abasi dhe shokë të tjerë të Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Ato i ka përmendur Taberiu në hollësi.

[2] Ditët e prishura për shkak të sëmurjes apo të qenët në udhëtim.

[3] Përfshihet këtu edhe madhërimi i Allahut (tekbiret) në ditën e Bajramit pas Ramazanit.

[4] Për të gjitha mirësitë e Tij ndaj jush.

[5] Me bindje ndaj urdhrave dhe largim nga ndalesat. Pikërisht këto janë edhe shkaqet që çojnë në përanimin e lutjes së lutësit nga Allahu: besimi dhe bindja ndaj urdhrave, si dhe duke eliminuar ato gjëra që e pengojnë pranimin lutjes, si ngrënia e haramit etj.


Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: Biri i Ademit (njeriu) çdo vepër e bën për vete, përveç agjërimit, që është vetëm për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë. Nëse dikush agjëron, ai nuk duhet të flasë fjalë të këqija, nuk duhet ta ngrejë zërin apo të sillet në mënyrë jo korrekte. Nëse dikush e ofendon dhe e gjuan, ai duhet të thotë: “Unë agjëroj” dy herë. Betohem ne Atë, në dorë të të Cilit është shpirti i Muhamedit, era e gojës së agjëruesit tek Allahu në Ditën e Gjykimit është më e mirë se era e miskut. Ai që agjëron ka dy gëzime, kur prish agjërimin në fund të ditës dhe kur të takojë Zotin e vet e të kënaqet që ka agjëruar”. Transmetohet nga Ahmedi, Muslimi dhe Nesaiu.

Ebu Seid El Hudri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut, Allahu e largon zjarrin e xhehenemit 70 vjet nga fytyra e tij”. Transmeton “Grupi”, përveç Ebu Daudit.

Sehl ibën Sead transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Në xhenet ka një derë që quhet Rejan. Në ditën e gjykimt ajo do të thotë: Ku janë agjëruesit? Pasi të ketë hyrë dhe agjëruesi i fundit ajo do të mbyllet”.[6] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Shënim!

Pavarësisht nga përfitimet e shumta të agjërimit, të sëmurët me sëmundje të avancuara duhet të konsultohen me një mjek përpara se të agjërojnë, për të parë nëse agjërimi është në favor të tyre apo nëse i dëmton, pasi që agjërimi mund të shkaktojë dehidratim te disa njerëz, si dhe dhimbje koke te disa të tjerë, në rast se nuk ndiqet mënyra e saktë e të ushqyerit në syfyr dhe në iftar.

Këtu gjeni

UDHËZUES MJEKËSOR PËR TË SËMURIN  NË MUAJIN E RAMAZANIT