Mënyra jetese që dobësojnë sistemin imunitar

 

Trupi ynë ka një mekanizëm mbrojtës natyral, i cili përdoret për të mbrojtur trupin nga patogjenet e jashtëm që përpiqen të dëmtojnë trupin. Ai përbëhet nga qeliza të ndryshme luftarake dhe qeliza  natyrore vrasëse që përbëjnë një ushtri mbrojtëse. Këto qeliza janë qelizat B dhe T, neutrofilet, bazofilet, leukocitet, makrofagjet, etj
Ju mund ta ndihmoni sistemin tuaj imunitar për të qëndruar në një gjendje të mirë funksionale. Nuk është e mjaftueshme vetëm të qëndroni higjienikë dhe të hani shëndetshëm, por ka faktorë të tjerë që kanë rol në sistemin tuaj imunitar. Ja disa prej këtyre faktorëve:

  1. Negativiteti

A e dini se një personalitet negativ ndikon negativisht në sistemin imunitar? Qëndrimi negativ ndaj jetës është një rrezik për shëndetin. Kur ju filloni t’i merrni gjërat në mënyrë negative, kjo shkakton dëme serioze në shëndetin tuaj. Nuk ka asnjë person të suksesshëm i cili ka kaluar nëpër rrugën e suksesit me një sjellje pesimiste. Optimizmi është gjithmonë i nevojshëm për të ecur përpara dhe për të mirëpritur idetë në jetën tuaj.
Një studim ka treguar se njerëzit me një qasje pozitive kanë pasur më shumë qelizat T dhe qeliza vrasëse natyror në krahasim me ata që kishin një qasje pesimiste dhe ishin negativ.
Optimizmi është shumë i rekomanduar për një shëndet të mirë. Për të arritur një qëndrim pozitiv, ju duhet të largoni emocionet dhe frikën.
Një person që ka ankth dhe është negativ, mund të kalojë në çështje serioze të zemrës, ose mund të ketë dëmtim nervor, ose nuk mund të ketë edhe një hemorragji të trurit, që mund të rezultojë për shkak të situatës së shtypur.
Ka patur një hulumtim të kryer në çiftet që kanë një marrëdhënie të shëndetshme bashkëshortore; ata tregojnë emocionet me njëri-tjetrin dhe kanë një normë më të mirë të zemrës, nivelet e sheqerit më të mira dhe një sistem të mirë imunitar.
Ndërsa çiftet që kanë qenë në mëdyshje për të treguar emocionet, dhe janë nënshtruar vazhdimisht për sarkazmë dhe fyerje, janë relativisht me numrin më të vogël të qelizave vrasëse natyrore në trupin e tyre.
Kjo tregon se mbajtja e emocioneve brenda është një shenjë e marrëdhënieve jo të mira dhe nuk është gjithashtu një shenjë e mirë e shëndetit të trupit. Ajo jo vetëm që ndikon në paqen mendore të një personi, por edhe kontribuon për të reduktuar dhe dëmtuar sistemin imunitar të tij.
Pra, mësoni më shumë mënyra për të qenë optimist.

  1. Pirja e pakët e ujit

Sasia e përditshme e ujit që pini duhet të jetë një mesatare prej 6-8 gota për një individ të rritur e të shëndetshëm. Dehidratimi është një shkak i madh që të çon drejt kushteve jo të shëndetshme. Për funksion të rregullt dhe të shëndetshëm të organeve dhe heqjen e mbeturinave jo të shëndetshme dhe toksinat e  formuara, uji i trupit është shumë i nevojshëm. Sigurohuni që të pini rregullisht sasinë e duhur të ujit për të përfituar dobitë e tij të mahnitshme dhe për të rritur imunitetin tuaj.
Dehidrimi mund të ndikojë në gjumin tuaj dhe aftësinë e trupit për të reduktuar toksinat.
Dehidrimi mund të reduktojë aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar infeksionet në mënyrë më efikase.

  1. Stresi kronik

Stresi nuk është një shenjë e mirë për shëndetin e njeriut. Gjëja e parë që një mjek ju thotë, është se ju duhet të shmangni stresin, i cili mund të ketë qenë shkak i sëmundjes tuaj. A e dini se stresi mund të shkaku kryesor i kaq shumë problemeve në trup? Kjo nuk është diçka që nuk duhet të injorohet.
Stresi ka efekt në çrregullimin e hormoneve në trup. Prania e vazhdueshme e stresit për një afat të gjatë rrit nivelin e kortizolit, i cili çon në reduktimin e prostaglandineve të mirë në trup. Për të bërë sistemin tuaj imunitar të fortë, është thelbësore për të mësuar se si të shpëtoni nga stresi.
Prostaglandinet e mira janë në thelb anti-inflamatorë, të cilët ndihmojnë edhe për të mbështetur sistemin imunitar të trupit.

Lexo më shumë këtu për luftimin e stresit.

4. Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është i dëmshëm për shëndetin! Disa njerëz kanë rënë pre dhe kanë varësi nga ky zakon, dhe ata nuk mund ta lënë lehtë pirjen e tij. Pirja e duhanit është një aktivitet i tillë droge, që njerëzit rrallë duan ta lënë atë.
Askush nuk mund të mohojë sasinë e dëmit që bën ai në mushkëri. Ata që kanë qenë duhanpirës të rregullt, janë në një rrezik të lartë të zhvillimit të çrregullimeve të mushkërive.
• Cigaret përmbajnë më shumë se 4000 lloje të kimikateve.
• Sa më shumë të jetë prania e toksinave në trup, aq më shumë i dobët është imuniteti për të luftuar sëmundjet.
• Edhe nëse jeni në shoqëri me një mik i cili është duhanpirës, dëmi puthuajse është i barabartë për rreziqet e rrezikshme shëndetësore.

  1. Marrja e Antibiotikëve

Disa njerëz mendojnë se kurimi i sëmundjeve mund të bëhet nëpërmjet antibiotikëve, dhe i përdorin aq shumë ato, sa që asnjë lloj pilule nuk ka efekt mbi ta.
• Hulumtuesit kanë gjetur se duke marrë shumë nga ilaçet (antibiotikë), zvogëlon prodhimin e citokineve në trup.
• Citokinet punojnë në ndihmë të hormoneve të sistemit imunitar.
• Kur sistemi juaj imunitar është i shtypur nga antibiotikët, ju keni më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje në trupin tuaj, dhe nuk keni asnjë pengesë për të ndaluar patogjenet ngjitëse nga pushtuesit.
Prandaj marrja e  antibiotikëve nuk duhet të bëhet si një praktikë nga ana e individëve. Në vend që të  ndihmoni sistemin imunitar, me marrjen e antibiotikëve ju e dobësoni atë.
Ekspertët sugjerojnë të shtoni ushqime të shëndetshme dhe probiotic natyralë në dietën tuaj dhe të qëndroni larg nga këto pilula.

  1. Moskryerja e ushtrimeve fizike

E pra, për sa i përket ushtrimit, ai është këshillë e madhe për të gjitha grupmoshat. Kjo është për shkak se ushtrimi ndihmon trupin tuaj të qëndrojnë i shëndetshëm. Nuk është e nevojshme që ushtrimi të jetë agresiv, por i lehtë dhe i rregullt.
Ushtrimi ndihmon në nxjerrjen e djersës dhe shpëton trupin prej toksinave.
Përmirëson qarkullimin e gjakut, që ndihmon në qarkullimin e antitrupave dhe qelizave të bardha të gjakut.
Këto qeliza janë ato që kërkohen për të luftuar infeksionet e trupit.
Një hulumtim ka gjetur se njerëzit të cilët nuk ushtroheshin, dhe ishin joaktivë, kishin më shumë sëmundje në krahasim me ata që bënin qoftë edhe një shëtitje të shpejtë çdo ditë.

  1. Insomnia – Mungesa e gjumit

Mungesa e gjumit apo pagjumësia është një nga çrregullimet e cila dëmton shëndetin e një individi. Nuk ka asgjë të shëmdetëshme si të paturit e një gjumi të rehatshëm. Gjumi ndihmon për të ndërtuar një sistem të mirë imunitar. Për këtë arsye, gjumi është një fenomen shumë i rëndësishëm për të gjithë. Mungesa e gjumit mund të çojë në shumë probleme dhe disa prej tyre janë të dukshme, si: qarqet e errëta nën sy. Mungesa e gjumit ul efikasitetin e një personi për të kryer obligimet e tij.
Mungesa e gjumit është e lidhur me një numër të ulët të luftëtarëve ‘T ‘të trupit dhe gjithashtu redukton qelizat e bardha të gjakut.
Njerëzit të cilët kanë mungesë të çështjeve të gjumit, janë më të prirur për infeksione të zakonshme të ftohtit dhe virale.

  1. Ushqimi i pashëndetshëm

Një dietë e shëndetshme është e gjitha që ju nevojitet në rutinën tuaj të përditshme për një mendje dhe trup të shëndoshë. Frutat dhe perimet duhet të merren si ushqim i përditshëm. Këto ushqime janë ushqyese dhe forcojnë sistemin tuaj imunitar. Dieta e pasur me fruta dhe perime organike dhe të freskëta i ofrojnë trupit gjithcka që ai ka nevojë prej vitaminave dhe mineraleve, dhe kërkesat e nevojshme për të ndërtuar një sistem të fortë dhe më të mirë imunitar.
• Konsumimi i tepruar i sheqerit të rafinuar,  ushqimeve të përpunuara dhe futja e ushqimit të shpejtë, stimulojnë një sistem imunitar të dobët.
• Lloje të tilla të ushqimeve që përmbajnë kimikate, reduktojnë sistemin imunitar të trupit.
• Kur një person konsumon 100 gram sheqer, ndalon sistemin imunitar dhe aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për të vrarë bakteret për 5 orë rresht.

  1. Alkooli

Alkooli ka një efekt serioz në qelizat e mëlçisë. Njerëzit të cilët janë konsumues të rregullt të alkoolit, janë në një rrezik më të lartë për cirrozën e mëlçisë. Problemi me alkolikët është se ata nuk duan tia dinë se sa keq ndikon alkooli në trupin e tyre.
• Konsumi i alkoolit është i lidhur drejtpërdrejtë me uljen e punës së sistemit imunitar.
• Pirja e alkoolit pengon funksionin e qelizave të imunitetit dhe rrit shanset e sëmundjeve infektive si dhe të kancerit.

Këshilla përmbledhëse

  • Për një stil jetese të shëndetshëm duhet të përfshini ushtrimet fizike.
    • Thuaj jo ushqimeve të përpunuara.
    • Nëse jeni duke marrë antibiotikë, përpiquni t’i zëvëndësoni me produkte natyrale.
    • Mos u ulni rreth njerëzve që pijnë duhan dhe lëreni atë nëse jeni duke e pirë.
    • 30 minuta ushtrime aerobike do të ndihmojnë për të rritur sistemin tuaj imunitar.
    • Gjithmonë gjeni mënyra për të larguar veten nga stresi.
    • Flisni dhe tregojini emocionet tuaja nganjëherë. Kjo është më mirë për ju.
    • Mos u bëni negativ, por filloni të bëheni pozitiv nga tani e tutje. Ky është çelësi për përmirësimin dhe suksesin në jetë.
    • Gjithmonë merrni një sasi të mirë të gjumit, që është sigurisht shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj.