You are here:---Divertikuloza, Sëmundje e zorrës së trashë

Divertikuloza, Sëmundje e zorrës së trashë

2018-03-30T15:39:31+00:00January 7th, 2018|Categories: Aparati Tretjes|

Divertikuloza, Sëmundje e zorrës së trashë; Faktorët e rrezikut, Simptomat, Trajtimi Natyral

 

Divertikuloza është një gjëndje që përbëhet nga qeska  të shumta (diverticula) në zorrën e trashë, që nuk janë të përflakura.
Divertikuloza e zorrës së trashë, e njohur edhe si “sëmundja divertikulare”, është gjendja e të pasurit divertikula në mukozën dhe submukozën e zorrës së trashë, si pasojë e dobësimit të shtresës së muskujve në murin e zorrës së trashë.

Divertikuloza e zorrës është në përgjithësi një gjendje beninje e zorrës. Në shumicën e rasteve nuk ka simptoma, por kur komplikohet, shkakton simptoma dhe shndërrohet në një problem serioz klinik që rrezikon jetën e pacientit. Shumë njerëz kanë disa si xhepa të vegjël në kolonin (zorrën) e tyre, të cilët quhen divertikula. Situata e të paturit divertikula të shumta quhet diverticulosis, dhe ka një raport të drejtë me moshën, që do thotë me rritjen e moshës rritet rreziku për të patur divertikulosis.

Shumica e njerëzve me divertikulosis kolonike vihen në dijeni të këtij ndryshimi strukturor, nëse bëjnë një kolonoskopi. Kur simptomat shfaqen në një person, përjashtohen situata më të rrezikshme të tilla si kanceri i zorrës së trashë apo i rektumit, të cilat gjithashtu paraqesin hemorragji.

Faktorët e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së divertikulozës 

Arsyeja e qeskave (diverticula) në muret e zorrës së trashë nuk është kuptuar plotësisht. Mjekët mendojnë se forma divertikulare ndodh kur presioni i lartë brenda zorrës së trashë shtyn spotet e dobëta në muret e saj.

– Mosha. Me kalimin e moshës rritet propabiliteti i zhvillimit të sëmundjes.

– Konstipacioni apo kapsllëku dhe dieta e ulët në fibra dietetike.

– Çrregullime të indit lidhor si sindromi Marfan dhe sindromi Ehlers Danlos, që mund të shkaktojnë dobësi në murin e zorrës së trashë, ky është predispozicion gjenetik i trashëguar.

– Dieta e varfër në fibra; Në vendet afrikane pothuajse nuk ekziston kjo sëmundje, pasi afrikanët hanë një dietë që përmban më shumë fibra se evropianët dhe aAmerikanët. Një dietë e ulët në  fibra mund të shkaktojë gjithashtu kapsllëk dhe shton presionin e lartë në zorrë.

Diagnoza

Divertikula është e pazakonshme para moshës 40 vjeçare dhe rritet në incidencë përtej kësaj moshe. Diagnozimi i saj shpesh zbulohet gjatë kolonoskopisë rutinore ose si një gjetje e rastësishme gjatë skanimit CT.

Simptomat

Shumica e njerëzve nuk kanë simptoma. Ju mund të keni pasur diverticulosis për vite dhe nuk keni patur simtoma të dukshme.

Mjeku juaj mund të përdorë termin sëmundje të dhimbshme divertikulare. Është e mundshme që sëmundja e dhimbshme divertikulare është shkaktuar nga sindromi i zorrës nervoze (IBS).

Simptomat përfshijnë edhe diarre dhe dhimbje abdominale (barku), fryrje barku, pa ethe ose ndonjë shenjë tjetër të një infeksioni.

Në qoftë se inflamacioni është prezent, shenjat janë: temperaturë e lartë, të vjella, të dridhura, dhimbje barku në formë krampesh. Mund të ndodhë edhe kapsllëk.

Sëmundje të tjera si sindromi i zorrës së irritueshme (SIZ) dhe ulçerat e stomakut shkaktojnë simptoma të tilla, pra shenja të tilla jo gjithmonë do të thonë se pacientët kanë divertikulosis.

Komplikacionet e pritshme

Divertikuliti mund të çojë në hemorragji, inflamacion, perforacion ose bllokime. Këto komplikacione kërkojnë gjithmonë trajtim për të parandaluar progresimin e tyre dhe për të mos lejuar kështu sëmundje më të rënda si kanceri i zorrës së trashë dhe ulçëra.

Trajtimi i sëmundjes divertikulare

Mënyra më e mirë për të trajtuar divertikulozën është të shmanget kapsllëku. Këtu janë disa ide:

– Krundet e grurit kanë shumë fibër dhe rekomandohet pasi studimet tregojnë që e redukton shumë presionin intra-kolonik.

Përfshini fruta si molla, dardha, portokall, ananas, etj. perime si fasule, kungull, asparagys, lulelakër, karrotë, supë brokoli, etj. dhe fara të plota në dietën tuaj çdo ditë. Këto ushqime janë të larta në fibra dhe luftojnë kapsllëkun.

– Pini shumë lëngje, derisa urina juaj të jetë e verdhë e zbehtë ose e qartë si uji.

– Bëni stërvitje të paktën tre herë në javë. Është mirë që të jeni aktivë gjatë gjithë ditës dhe javës tuaj.

Shmangni ushqimet që shkaktojnë kapsllëk

– Ushqimet e përpunuara si: sallam, proshutë ose hotdogs.

– Ëmbëlstuesit artificial.

– Sheqerin dhe miellin e bardhë.

– Fara susami.

– Farat e kripura.

– Ushqimet e shpejta.