Dietë e shëndetëshme për mbrojtjen nga inflamacioni dhe kanceri i zorrës së trashë

 

Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër inflamacionit dhe kancerit të zorrës së trashë.
Funksioni i zorrës së trashë  mund të ketë një ndikim pozitiv ose negativ në zemër, tru dhe shëndetin e kockave. Shëndeti i përgjithshëm i zorrës së trashë mund të ndikohet nga ajo që ju hani.
Zorra e trashë është pjesë thelbësore e sistemit të tretjes, dhe çrregullime të ndryshme mund të bëjnë  që ajo të punojë në mënyrë të parregullt dhe mund të shkaktojë sëmundje të rënda.

Disa prej këtyre përfshijnë

– sëmundjet inflamatore të zorrëve

kolitin ulçerativ

kancerin kolorektal

Trajtimi për këto kushte përfshin dietë të shëndetëshme, mënyrën e jetesës, dhe medikamente natyrale.

Kanceri Colorectal është një nga sëmundjet më të rënda të zorrës së trashë. Ky është kanceri i tretë më i zakonshëm dhe kanceri i tretë më vdekjeprurës në botë.

Faktorët e rrezikut për kancer të zorrës së trashë përfshijnë

– mosha (rreziku rritet mbi moshën 50)

– histori familjare

– sëmundje të mëparshme

– sëmundje inflamatore të zorrëve

– pirja e duhanit

–  përdorimi i pijeve  alkoolike

– obezitetit ka një rrezik të lartë të kancerit në zorrën e trashë

– mënyra e jetesës dhe dieta

Shmangni

– mishin e kuq

– ushqimet e përpunuara si: sallam, proshutë ose hotdogs

ëmbëltuesit artificial

– shmangni miellin e bardhë dhe orizin e bardhë

– duhanin dhe pijet alkoolike.

Ushqimet që duhet të konsumoni

– Fasulet, bizelet, bamjet, portokallet, spinaqin dhe ushqime të tjera me përmbajtje të larta në folate. Së bashku me fibrat, ato gjithashtu përmbajnë sasi të mëdha të folateve dhe  komleksin e vitaminës B që mbron ADN-në e qelizave nga dëmtimi. Ju mund të merrni 100 deri në 150 mcg vetëm duke ngrënë një filxhan thjerrëza ose spinaq të gatuar. Një portokall i mesëm përmban rreth 50 mcg. Disa studime tregojnë se mund të ulë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë me 40 %.

– Qumështi; Ju e dini thënien se “qumështi i bën mirë trupit”. Së bashku me ndërtimin e kockave të forta, qumështi mund t’ju mbrojë nga kanceri i zorrës së trashë. Më shumë se një gjysmë milion njerëz kanë treguar se pirja e të paktën një gotë në ditë, ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit me rreth 15 për qind. Pini së paku 250 ml në ditë.
Vërejtje! Yndyra e ngopur është e lidhur me rritjen e tumorit, prandaj zgjidheni qumështin  të ulët në yndyr dhe organik.

Brokoli, lakër brukseli, lulelakër, lakër kineze, lakër jeshile, rrepa, janë ndër luftëtarët më të fuqishëm të kancerit. Ato përmbajnë një sërë të komponimeve që luftojnë substancat kancerogjene para se ato të shkaktojnë dëme të qelizave të ADN-së. Konsumoni 125 mcg çdo ditë.

Arrat, bajamet, farat e lirit, farat e lulediellit, farat e chias, etj, përmbajnë acide yndyrore omega-3 që ndihmojnë tretjen, luftojnë  inflamacionin dhe qelizat kancerore. Konsumoni çdo ditë fara të ndryshme dhe në mënyrë të moderuar.

– Peshk dhe mish pule; Konsumimi i mishit të kuq rrit rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, ju mund të pyesni veten se çfarë ka mbetur për të ngrënë. Përgjigja: peshk dhe mish pule.

Rezultatet nga studimet e ndryshme tregojnë se ngrënia e së paku 300 gram peshk (dy ose tre herë në javë), ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë me 30% në krahasim me konsumimin e peshkut më pak se një herë në javë. Kjo nuk është aq e habitshme. Në qoftë se ju konsumoni  më shumë peshk, do të hani më pak mish. Dhe në qoftë se ju zgjidhni peshk të pasur me acide yndyrore, të tilla si salmon apo skumbri, ju jeni gjithashtu duke marrë më shumë acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë për të redukuar inflamimin në zorrë.
Nëse nuk ju pëlqen peshku, provoni pulë organike. Studimet tregojnë se ndryshe nga mishi i kuq, pula parandalon qelizat kancerore në zorrë.
Konsumoni  të paktën dy herë  peshk ose pulë në javë.
Vërejtje! Shumica e yndyrës së pulës është në lëkurë, kështu që hiqni lëkurën para gatimit.

Hudhër dhe qepë; Hudhra dhe qepa mund të ndihmojë për të mbajtur kancerin e zorrës së trashë larg. Hudhra dhe qepa  përmbajnë sulfides, të cilat ndihmojnë për të pastruar sistemin tretës dhe detyrojnë qelizat e kancerit që të vetëshkatërrohen. Qepa zvogëlon rrezikun  me 28- 52%.
Konsumoni qepë dhe hudhër  disa herë në javë, sepse mund të ndihmojë për të ulur rrezikun e kancerit.

– Vitaminat, mineralet, fibrat, etj, është mirë të merren nga ushqimi dhe jo nga shtojcat.