Dieta ushqimore për pacientët me Multiple Sclerosis

Dieta ushqimore për pacientët me Multiple Sclerosis

Ushqimi i shëndetshëm, është një pjesë e rëndësishme që bën trupin të ndihet mirë dhe ndihmon në menaxhimin e simptomave të multiple sklerozës (MS). Në MS, sistemi imun sulmon sistemin nervor qendror, duke bllokuar ose ndërprerë sinjalet nervore dhe shkakton simptomat:
• lodhje
• mpirje
• probleme të lëvizjes
• mosfunksionim të fshikëzës dhe zorrëve
• probleme me vizionin.

Dieta e shëndetëshme është një mjet i rëndësishëm për të luftuar këto simptoma.

Ushqimet që ju zgjidhni mund të ndikojnë direkt në simptomat e Multiple Sklerozës:

– Omega-3;  acidet yndyrore janë të dobishme për një zemër të shëndetshme dhe gjenden tek; trofta, salmoni, toni, dhe skumbria; janë të gjitha zgjedhje të mira kur ju keni sklerozë të shumëfishtë. Omega-3 ndihmojnë në bllokimin e inflamacionit të trupit dhe mbrojnë sistemin imun.

– Frutat dhe Perimet; frutat dhe perimet janë të pasura me fitokimikale dhe antioksidantë. Këto ushqime anti-inflamacion janë thelbësore në çdo dietë të shëndetshme. Sallata jeshile, qepët, hudhrat,  manaferrat,  leshterikët e detit, spinaqi, kërpudha,  asparagus, etj. janë të larta në vitamina A , B, C, K, dhe një burim i mirë i mineraleve, dhe selenit.

– Avokado; është shumë e mirë në dietën e MS. Avokadot janë një burim i madh i yndyrave të shëndetshme dhe të mbushura me antioksidantë.

– Vajrat bimore; vajrat bimore të tilla si: vaj i mustardës, vaj i sojës, vaj farave të lirit, ose vaj ulliri duhet të bëjnë pjesë në dietën e të sëmurëve me  MS. Këto opsione kanë yndyrna të shëndetshme të pangopura. Trupi ka nevojë për t’u ndihmuar me kolesterol më të ulët dhe për të redukuar inflamimin. Vaj i  ullirit është veçanërisht i dobishëm, sepse ai përmban komponime të shumta fenoli, të cilat kanë karakteristika të fuqishme anti-inflamatore. Rekomandohet marrja e 1 lugë gjelle vaj ulliri në ditë. Përdoreni atë në sallatë, si një marinadë, ose në perime.

– Farat e lirit; Liri është një nga burimet më të pasura të acideve yndyrore omega-3, duke e bërë atë një alternativë të mirë në dietën e  MS, në qoftë se nuk ju pëlqen peshku. Farat e lirit gjithashtu përmbajnë  phytochemicals i quajtur lignans, një luftëtar i fuqishëm inflamacion. Lignans ndihmojnë trupin për të ulur veprimin e disa gjeneve që shkaktojnë inflamacion.  Sasi të vogël prej tyre shtojeni mbi drithëra në mëngjes, ose mbi  kos.

– Arra; një grusht arra janë një meze e lehtë dhe e shëndetshme. Arrat janë lëndë ushqyese dhe të mbushura  me yndyrna të mira, antioksidantë, fibra dhe magnez, të cilat kanë rol të rëndësishëm në rregullimin e inflamacionit.

– Vitamina D; Lidhjet midis mungesës së rrezeve të diellit shton simptomat e MS, marrja e vitaminës D, është një nga gjërat më të mira që ju mund të bëni për shëndetin tuaj në përgjithësi, është edhe një nga strategjitë më të mira parandaluese kundër sëmundjeve autoimune si MS . Lexo më shumë për vitaminën D.

Ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga MS

Një dietë e varfër mund të rrisë aktivitetin tuaj të sëmundjes dhe mund të shkaktojë shtim në peshë. Këtu janë disa ushqime që duhet t’i shmangni;

– Yndyrnat e ngopura; Yndyrnat e ngopura vijnë kryesisht nga kafshët, si mishi i kuq dhe produktet e qumështit me yndyrë të plotë. Ato gjenden gjithashtu në ushqime të shpejta me përmbajtjevajra palme dhe vaj kokosi. Yndyrnat e ngopura janë të njohura për rritjen e LDL, dhe kolesterolit. Kolesteroli i lartë mund të çojë në sëmundje të zemrës. Njerëzit me MS, veçanërisht gratë, janë tashmë në rrezik më të lartë të sulmit në zemër, goditjes, dështimit të zemrës dhe dridhjes atriale sesa ata pa MS.

– Ëbëlsirat komerciale; biskotat, pitet, çokollatat, dhe çdo produkt tjetër i paketuar, kanë përbërës yndyra të ngopura. Ju e dini tashmë se yndyrnat e ngopura rrisin inflamacionin brenda enëve të gjakut dhe kështu mund të çojnë në probleme kardiovaskulare.

– Sheqeri; Sheqeri i shumtë, veçanërisht në formën e ëmbëlsirave, mund të shkaktojë mbipeshë. Ju nuk duhet të keni mbipeshë, sepse ajo do ta bëjë më të vështirë për të kryer aktivitetet e përditshme të jetesës. Pesha e tepërt gjithashtu rrit lodhjen, e cila është e zakonshme në mesin e njerëzve me MS.

– Kripa; Sa më shumë kripë të konsumojnë pacientët me MS në dietën e tyre, aq më shumë gjasa ka që ata të kenë rikthim dhe rrezik më të madh të zhvillimit të simptomave të reja. Kripa e tepërt mund të rrisë presionin e gjakut, një tjetër rrugë për sëmundje të zemrës. Ju duhet të konsumoni  më pak se 2,400 miligram (mg) në ditë, në qoftë se jeni  të shëndetshëm, dhe më pak se 1.500 mg nëse keni shqetësime shëndetësore të zemrës.

– Drithërat e rafinuar; Orizi i bardhë, buka e bardhë dhe makaronat e bardha, duhet t’i shmangni nga dieta juaj e përditshme dhe ti zëvëndësoni me oriz të zi dhe bukë të zezë. Këto karbohidrate të përpunuara, rrisin sheqerin në gjak, gjithashtu dëmtojnë zemrën. Njerëzit që konsumojnë karbohidrate janë në rrezik më të madh të sëmundjeve koronare të zemrës.

– Gluteni; Gluteni është një proteinë ​​që gjendet te gruri. Shumë njerëz të sëmurë me MS,  ndjehen më mirë në përgjithësi, kur ata kufizojnë glutenin nga dieta e tyre.

– Vaji i misrit dhe vaji i lulediellit; Përmbajnë acide yndyrore omega-6. Ky acid është i rëndë për shëndetin dhe vecanërisht për të sëmurët me MS. Zëvëndësojini me vaj ulliri dhe vaj liri.

– Hani shëndetshëm që të ndiheni mirë dhe të jetoni  gjatë; Sëmundja MS nuk është fatale. Nuk ka nevojë për një dietë të ngurtë ose të rëndë dhe të kufizuar në qoftë se ju keni MS. Plotësoni pjatën tuaj me ushqime  të ulta në yndyrë, ushqime të larta në fibra dhe me energjinë që ju duhet dhe që ju ofron mbrojtje kundër problemeve të tjera shëndetësore.

Këshilla për të luftuar simptomat e MS

MS godet sistemin nervor qendror, efektet e saj mund të jenë të dukshme, në mënyrën që ju ecni, nivelet e energjisë, si dhe disponimin tuaj. Ne po fillojmë të kuptojmë më mirë rëndësinë e këtyre masave shtesë. Fokusi është jo vetëm në trajtimin e sëmundjes, por në lidhje me optimizimin e shëndetit të pacientëve në dritën e gjendjes së tyre shëndetësore.

Ushtrimet fizike; Pavarësisht se sa të rënda janë simptomat e MS, ushtrimet janë thelbësore për të qëndruar aktivë në një farë mënyre. Lëvizja e trupit është e rëndësishme për pacientët me MS në çdo fazë të sëmundjes. Ushtrimi i rregullt promovon fleksibilitet më të mirë, mund të rrit ekuilibrin tuaj, dhe mund të ndihmojë gjithashtu me komplikimet e zakonshme të MS, tilla si: vështirësi të zorrëve, probleme të gjumit, etj. Provoni d ecjen gjatë orëve të freskëta të ditës, notin, vrap të lehtë, meditim, kalërim. Aktiviteti fizik është i domozdoshëm për të paktën pesë ditë çdo javë.

Ushtroni trurin tuaj; Pacientët MS shpesh duhet të përdorin më shumë trurin e tyre për të bërë një detyrë të veçantë, sesa individët e shëndetshëm.
Provoni duke zgjidhur lojra fjalëkryq me fjalë, duke luajtur ushtrime të  kujtesës, ose duke lexuar për të mbajtur trurin tuaj të mprehtë. Është gjithashtu e rëndësishme për të qëndruar në lidhje me njerëzit dhe bashkëpunimin me ta.

Flini gjumë mjaftueshëm;  gjumi është thelbësor për funksionimin e mirë, sidomos kur trupi juaj është nën stres apo i prekur nga  një sëmundje. Ju mund të praktikoni gjumë të rehatshëm duke i qëndruar besnik orarit të gjumit, duke fjetur në dhomë  të errët dhe me ajër të pastër, duke shmangur shumë lëngje para gjumit.

Depresioni; Njerëzit me sklerozë të shumëfishtë mund të përjetojnë ndryshime të caktuara në tru që, kur kombinohet me stresin që ka të bëjë me MS, mund të shkaktojë depresionin. Përpiquni ta largoni me çajra bimorë, ushtrime fizike dhe shëtitje në ajër të pastër.

Stresi; ndikon në sistemin imunitar, stresi negativ mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të trurit te njerëzit me MS. Menaxhimi i stresit është një pjesë e rëndësishme që të qëndroni  të shëndetshëm. Luftojeni duke bërë gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Bimët e Shkretëtirës në Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Autoimune


Sëmundjet Autoimmune dhe fushat e tyre përkatëse janë të lidhura me strukturën e punës së sistemit imun. Sëmundjet autoimune ndodhin si rezultat i çekuilibrit në funksionimin e sistemit imunitar. Baza e sëmundjeve aotoimune është si shkak i dështimit të sistemit imun në dallimin mes trupave të huaj dhe trupave që gjenden në brendësi të tij në mënyrë të zakonshme dhe natyrshëm. Kur dështon në zbulimin e trupave të huaj, sistemi imun sulmon indet e tij, pra vetveten. Ai mund të sulmojë një qelizë të vetme, mund të sulmojë një organ ose një sistem të tërë. Ky është dështim i ushtrisë në mbrojtje të trupit nga sulmet e huaja. Por më shumë se kjo është dështimi i ushtrisë së imunitetit në identifikimin e anëtarëve të trupit të tij.

Ekipi ynë i Kërkimit dhe Zhvillimit (WAHR&D), ka identifikuar bimët e egra shkretinore më efikase, të kombinuara në lloj dhe sasi të caktuar, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me çrregullime autoimune, si Multiple Sclerosis (MS), Artriti Reumatoid, Tiroiditi Hashimoto, Lupus, Hepatiti Autoimun, Diabeti Tip 1, Anemia Hemolitike Autoimune, Epilepsia, Sindromi Sjogren, Skleroderma, Urtikaria/Hives, etj.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook