Dieta ushqimore për infeksionin e veshkave

 

Ushqimi luan rol kryesor në shëndetin e njeriut dhe ai kërkon vëmendje të veçantë.

Kur sistemi imun nuk funksionon në rregull, në trup shfaqen infeksionet. Shumë  probleme shëndetësore kanë të bëjnë me infeksionet, gjë e cila do të thotë se një pjesë e organizmit është prekur nga infeksioni si pasojë e reagimit të tejkaluar të organizmit ndaj një faktori të caktuar. Ky reagim i tepruar zakonisht lind në rastin kur organizmi ka nevojë për yndyrat bazë dhe ushqimet ndihmuese të tyre, si Vitamina B3, B6, Biotina, Vitamina C, Zinku dhe Magneziumi. Acidi vitaminoz B5 është gjithashtu i domosdoshëm për prodhimin e Cortizolit, një hormon antiinfeksion i organizmit. Vitaminat A dhe C janë të domosdoshme për ruajtjen nga infeksionet dhe luftimin e tyre.  Vitamina C luan rol të madh në aktivizimin e sistemit imun.

Ndiq këshillat e mëposhtme për dietën ushqimore më të favorshme për ty:

  • Ha ushqime të shumëllojshme dhe mos ha gjithnjë të njëjtin ushqim.
  • Plotëso nevojat ushqimore të trupit, me vitamina, proteina, minerale dhe yndyra, duke anuar më shumë nga produktet bimore dhe jo ato shtazore.
  • Kufizo në maksimum ngrënien e mishit të kuq, konsumimin e qumështit dhe produkteve të tij.
  • Ha peshk një-dy herë në javë.
  • Rrallo kafen dhe çajin, dhe mos pi pije me gaz, alkool, duhan.
  • Ruaju kripës dhe yndyrave.
  • Pirja sa më shumë ujë gjatë ditës është e domosdoshme për të sëmurët e veshkave. (deri në 2 litër ujë në ditë).
  • Shto konsumimin e të gjitha llojeve të perimeve dhe zarzavateve të freskëta e të gjalla, ose të ziera pak, veçanërisht: karrotën, pataten e ëmbël (të kuqe), rrepën, domatet, fasulet e jeshile (bishtajë), brokoli, fasulet, thjerrëzat, agrumet e plota (me gjithë krunde: grurin e zi, bukën e zezë), orizin e zi. Sallatat janë të dobishme, sidomos të shoqëruara me hurdhër ose qepë, dy faktorë shumë të rëndësishëm kundër infeksioneve dhe tumoreve.
  • Mos ha ushqime të skuqura në asnjë mënyrë, sepse ato shkaktojnë përhapjen e atyre që quhen Free Radicals.
  • Lëngu i rrushit është shumë i dobishëm dhe i nevoshëm për problemet e veshkave dhe të mëlçisë.
  • Qumështi i sojës, susamit dhe i orizit janë shumë ushqyes dhe të dobishëm.
  • Mos ha ushqim veçse kur je i uritur dhe mos fut ushqim mbi ushqim në stomak.
  • Mos fli menjëherë pas ngrënies, sidomos në darkë, por lëviz sa më shumë.
  • Ushtrimet fizike, aerobike dhe ecja janë të domosdoshme.

Program ushqimor udhëzues

Në mëngjes: Pas zgjimit, bëj disa ushtrime fizike (rreth 15 min – muslimanët këtë e bëjnë me marrjen abdes dhe faljen e namazit të sabahut), pastaj ha mëngjes, i cili nuk duhet lënë asnjëherë. Fillo me një pije frutash (banane, mollë, etj) të përzierë  me qumësht soje, kjo do ishte më e mira. Preferohet që për mëngjes të ketë një nga kokrrat e bishtajoreve të bluara.

Paradite: Një frut i freskët dhe pak bajame ose fara të tjera.

Në drekë: Shumë perime të gjalla ose të ziera pak, me oriz, ose fasule, ose thjerrëz, peshk, bukë e zezë, sallatë, etj. Sallata është e domosdoshme sidomos kur gatuhet mish.

Mbasdite: Një frut i freskët dhe pak bajame ose fara të tjera. Disa ushtrime fizike, aerobike, ecje, etj.

Në darkë: Darka duhet të hahet rreth dy orë para fjetjes. Perime të gatuara mbi avull (ose të ziera pak); zgjidh karrotat, broklin, bathën, kërpudhat, specet e jeshile, kungullin e njomë. Nëse i gatuan mbi avull, nuk duhen lënë më shumë se 5 minuta. Shoqëroji me oriz të zi ose me ndonjë produkt të mjellit të zi, etj.

Programi i rregullt dhe i pasur ushqimor parandalon sëmundjet dhe ndihmon në shërimin e tyre të shpejtë, por nëse sëmundja është fuqizuar dhe ka zënë vend në organizëm apo përsëritet shpesh në të, atëherë është e domosdoshme përdorimi i bimëve mjekësore specifike për secilën sëmundje.

Përsa i përket infeksionit kronik të veshkave, kura jonë bimore natyrale duhet të vazhdojë  tre muaj të plota pa ndërprerje deri në shërimin total me lejen e Allahut Fuqiplotë. Përkrah kurës bimore, i sëmuri duhet të ndihmojë organizmin e vet kundër sëmundjes duke ndjekur këshillat e mësipërme të dietës ushqimore.