DIETA USHQIMORE PER HEPATITIN, QË NDIQET PËRKRAH KURËS BIMORE

Rekomandimet

  • Hani ushqime të shumëllojshme dhe eliminoni ushqimet e rafinuara.
  • Plotësoni nevojat ushqimore të trupit, me vitamina, proteina, minerale dhe yndyra, duke i marrë këto kryesisht nga produktet bimore të freskëta dhe jo nga ato shtazore.
  • Hani vakte të vogla e të shpeshta gjatë ditës.
  • Ha peshk 1-2 herë në javë, por jo të skuqur.
  • Pirja sa më shumë ujë gjatë ditës është e domosdoshme.
  • Pirja e ujit të freskët me lëng limoni çdo mëngjes dhe mbrëmje, e pasuar nga një lëng perimesh është gjithashtu i rekomanduar për të ndihmuar funksionet e mëlçisë.
  • Shto konsumimin e të gjitha llojeve të perimeve dhe zarzavateve të freskëta e të gjalla, ose të ziera pak, veçanërisht: karrotën, pataten e ëmbël (të kuqe), rrepën, domatet, fasulet e jeshile (bishtajë), brokoli, fasulet, thjerrëzat, dritherat e plota (me gjithë krunde: grurin e zi, bukën e zezë, elbin), orizin e zi. Sallatat janë të dobishme, sidomos të shoqëruara me hurdhër ose qepë, dy faktorë shumë të rëndësishëm kundër infeksioneve dhe tumoreve.
  • Zierja e perimeve mbi avull është më shëndetësore.
  • Përdorni vetëm vajin e ullirit në gjellë.
  • Hani së paku 3 kokrra hurma arabie para buke, sidomos në mëngjes.
  • Pini lëngun e përfituar nga esenca e hurmave indiane (Tamarind), 2-3 gota në ditë.
  • Rrushi i njomë, ose i thatë, lëngu i rrushit dhe melasa e rrushit dhe e pemës së Carob janë shumë të dobishëm dhe të nevojshëm për problemet e veshkave dhe të mëlçisë, kështu qe duhet konsumuar çdo ditë prej tyre. Po kështu edhe lëngu i shegës.
  • Qumështi i sojës, susamit dhe i orizit janë shumë ushqyes dhe të dobishëm.
  • Ushtrimet fizike, aerobike dhe ecja janë të domosdoshme.
  • Terapia me lëngje: Kombinimet e mëposhtme të lëngjeve janë të dobishme: panxhar + karrota + lëngu i barit të grurit. Hurdhër + rodhe + li + stafidhe e zezë. Dhe më efektivja: lëng limoni + mjalt blete natyral + vaj ulliri, përziehen në përmasa të barabarta dhe pihen menjëherë pas ngrënies së drekës.
  • Meditimi i bën mirë trurit, shëndetit dhe shpirtit, prandaj medito në krijimet madhështore të Zotit Fuqiplotë.
  • Të japësh lëmoshë për të varfërit duke shpresuar që Zoti të japë shërim, është porosi e të Dërguarit të Zotit, Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!).
  • Kryerja e namazeve që ka urdhëruar Zoti, i jep shëndet dhe gjallëri trupit dhe shpirtit të njeriut, prandaj mos harro se ti, o njeri, ke trup dhe shpirt, dhe shëndeti i këtyre dyjave është i lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.

Ndalesat

  • Mos hani asnjë lloj mishi, e veçanërisht mishin e kuq (mishin e viçit dhe të deles), por mund të hani mishin e pulës dhe të zogjëve duke i hequr lëkurën para zierjes, dhe në asnjë mënyrë të mos skuqen.
  • Shmangni ushqime të tilla si sheqerna të rafinuar, alkoolin, dhe kafeinën, të cilat shkaktojnë stres në mëlçi.
  • Qumështi dhe produktet e tij nuk rekomandohen, veçse rrallë, në sasi të vogla dhe të skremuara, me përjashtim të qumështit të devesë dhe të dhisë.
  • Shmangni ushqimet e skuqura dhe të shpejta.
  • Ndalohen të gjitha erëzat përveç cuminit.
  • Ndalohen yndyrat dhe vajërat, përveç vajit të ullirit, i cili gjithashtu duhet konsumuar pa e tepruar dhe duhet pasut kujdes të mos ziehet dhe as të mos skuqet, por duke ia shtuar gjellës apo sallatës në pjatë.
  • Të gjitha llojet e bukëve të bardha, paninet, etj, por hani vetëm bukë të zezë.
  • Të skuqurat, patatinat, çokollatat janë të ndaluara.
  • Të regjurat (turshitë) dhe të gjitha pijet me gaz pa përjashtim.
  • Të konservuarat, ngjyrat artificiale, lëndët ruajtëse, janë të ndaluara.
  • Mos ha ushqim veçse kur je i uritur dhe mos fut ushqim mbi ushqim në stomak.
  • Mos fli menjëherë pas ngrënies, sidomos në darkë, por bej disa hapa. FLI HERET NE DARKE, DHE ZGJOHU HERET NE MENGJES.
  • Smira, zilia, urrejtja, keqdashja dhe veti të tjera negative si këto, e sëmurin trupin e njeriut dhe zemrë e shpirtin e tij, dhe anasjelltas, dashuria, dashamirësia dhe vetitë pozitive emocionale, i japin gjallëri dhe shëndet trupit dhe shpirtit të njeriut.

Program udhëzues

Në mëngjes: Pas zgjimit, bëj disa ushtrime fizike (rreth 15 min – muslimanët këtë e bëjnë me marrjen abdes dhe faljen e namazit të sabahut), pastaj ha mëngjes, i cili nuk duhet lënë asnjëherë. Fillo me një pije frutash (banane, mollë, etj) të përzierë  me qumësht soje, kjo do ishte më e mira. Preferohet që për mëngjes të ketë një nga kokrrat e bishtajoreve të bluara.

Paradite: Një frut i freskët dhe pak bajame ose fara të tjera.

Në drekë: Shumë perime të gjalla ose të ziera pak, me oriz, ose fasule, ose thjerrëz, peshk, bukë e zezë, sallatë, etj. Sallata është e domosdoshme sidomos kur gatuhet mish ose peshk.

Mbasdite: Një frut i freskët dhe pak bajame ose fara të tjera. Disa ushtrime fizike, aerobike, ecje, etj.

Në darkë: Darka duhet të hahet rreth dy orë para fjetjes. Perime të gatuara mbi avull (ose të ziera pak); zgjidh karrotat, broklin, bathën, kërpudhat, specet e jeshile, kungullin e njomë. Nëse i gatuan mbi avull, nuk duhen lënë më shumë se 5 minuta. Shoqëroji me oriz të zi ose me ndonjë produkt të mjellit të zi, etj.