Dobitë e rrezeve të Diellit; Ja si të ruhemi prej rrezeve të dëmshme

 

Dielli ofron shumë përfitime për njerëzit. Rrezet e diellit na bëjnë që ta shohim botën me ngjyra, ngrohin  planetin Tokë në mënyrë konstante të përshtatshëm për jetesë, dhe përveç këtyre ai inkurajon lëkurën të prodhojë vitaminën D që është e domosdoshme për rritjen e kockave ,,,dhe jo vetëm!!

Rrezet e Diellit furnizojnë trupin me vitaminën D

Që trupi të prodhojë vitamin D, e cila është quajtur ndryshe si vitamina e Diellit, duhet të ekspozohet në Diell në kohë të caktuara. Kjo vitaminë rregullon punën e të gjitha indeve në trup, ndihmon në rritjen e thithjes së kalciumit, forcon sistemin imunitar, sistemin nervor, etj.

Rrezet e Diellit mbrojnë nga Diabeti

Studimet kanë treguar se vitamina D luan rol të rëndësishëm për mbrojtjen nga Diabeti i tipit I, dhe se  mungesa e vitaminës D ndihmon në formimin e Diabetit tipi II.

Rrezet e diellit ulin rrezikun dhe ndihmojnë në kurimin e sklerozës së shumëfishtë (MS).

Rrezet e diellit ndihmojnë në kurimin e sëmundjes së Psoriasis.

Për kurimin e psoriasis përdoren rreze të lehta; Dielli është burim drite natyral dhe ndihmon  për të reduktuar sëmundjen e psoriasis.

Rrezet e diellit ndihmojnë në trajtimin e Vitiligos

Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë (UV) dhe  shoqërimi me ilaçe natyrale dhe ushtrime fizike, mund të japin sukses në kurimin e vitiligos.

Parandalojnë depresionin

Personat që janë në ankth ose të stresuar e kanë të domosdoshme daljen në Diell për cdo ditë të vitit të paktën 15 min, sepse dritën e Diellit nuk mund ta zëvëndësojë asnjë ilaç tjetër në këtë rast.

Ndihmojnë të ndihesh i lumtur

Rrezet e Diellit shtojnë  nivelin e serotonin, i cili është quajtur ndryshe si “hormoni i lumturisë” që është përgjegjes për ndjenjën e kënaqësisë dhe furnizimin me energji. Marrja e rrezeve të Diellit në menyrë të rregullt e shpëtojnë trupin nga depresioni sidomos nëse shoqërohet me ushtrime fizike ose shëtitje në ajër të pastër.

Ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Studimet kanë treguar se njerëzit vdesin nga sëmundjet e zemrës më shumë në dimër se në verë për shkak të uljes së nivelit të vitaminës D dhe ngritjen e nivelit të kolesterolit.

Mbrojnë nga sëmundja Alzheimer

Sëmundja Alzheimer prek sistemin nervor, shkaku është ende i panjohur, por shkencëtarët besojnë se njeriu që del rregullisht në Diell është më pak i rrezikuar nga kjo sëmundje, kjo duke filluar që në fëmirinë e tij.

Reduktojnë prishjen e dhëmbëve

Studimet kanë treguar se vëndet me pak Diell kanë norma të larta të sëmundjeve të dhëmbëve.

Rrezet e Diellit ndalojnë  rënien e flokëve

Ekspozimi në Diell në orët e para të mëngjesit ose para perëndimit të diellit ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokut, kurojnë zbokthin dhe i japin flokut më shumë gjallëri.

Lehtësojnë dhe largojnë dhembjet  e kyçeve

Dielli ndihmon në ngrohjen e muskujve dhe zbutjen e kyçeve të ngrira, në këtë mënyrë jep një ndjenjë rehatie për të sëmurët nga Artriti.

Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kancerore

Edhe pse Ekspozimi i tepërt në Diell mund të çojë në prekjen nga kanceri i lëkurës, por prodhimi i vitaminës D është i dobishëm në aspekte të ndryshme dhe mbron trupin nga lloje të ndryshme të kancerit. Njerëzit që ekspozohen në mënyrë të rregullt ndaj rrezeve të Diellit kanë më pak rrezik që të sëmuren nga kanceri i gjirit, i zorrëvë apo stomakut.

Rrisin mundësinë e shtatzënisë

Rrezet e Diellit ulin nivelin e hormonit melatonin e cila pengon aftësinë për të riprodhuar, që do të thotë se gratë e kanë më të lehtë në verë për shtatëzani.

Vonojnë menopauzën

Studimet kanë treguar se gratë që marrin rreze Dielli në mënyrë të rregullt vonojnë menopauzën 7-9 vjet.

Dëmet e rrezeve të Diellit

Duhet pasur parasysh se Rrezet e Diellit duhen menaxhuar në mënyrë të saktë dhe positive, përndryshe, të gjithë e dimë se rrezet  Ultravioletë shkaktojnë djegie të lëkurës  dhe atrofi të indeve elastike duke shkaktuar rrudha dhe mund të vazhdojë rreziku deri në zhvillimin e tumoreve malinj në lëkurë. Prandaj nuk duhet të ekspozohesh në Diell veçanërisht në kohën e drekës dhe kur rrezet e Diellit janë të forta dhe përvëluese, por vetëm në mëngjes dhe paradite, ose mbasdite para perëndimit të Diellit.

Dëmet e rrezeve të Diellit përfshijnë:

Kancerin e lëkurës.

– Dëmtim të syve.

– Goditjen nga dielli.

Plakjen e parakohshme të lëkurës.

– Djegiet e lëkurës.

Këshilla për tu ruajtur nga rrezet e dëmshme të Diellit

– Veshja me ngjyra të hapura, dhe më e mirë është ngjyra e bardhë pasi ajo i reflekton rrezet e Diellit.

– Vendosja e kapeles me ngjyrë të çelur ose përdorja e ombrellës.

– Pirja e 2 litër ujë në ditë ose më shumë për të zëvëndësuar ujin e humbur nga djersët.

– Veshja e syzeve, ngjyra më e mirë është kafe sepse parandalon depërtimin e rrezeve të dëmshme të Diellit.

– Bërja dush disa herë në ditë për të ftohur trupin dhe për të pastruar poret e tij.

– Përdorja e kremit të përshtatshëm  për të ruajtur lëkurën nga Dielli, duke pasur parasysh se disa produkte kanë efekte të dëmshme për lëkurën  kur bien në kontakt me Diellin. 20% e njerëzve i japin alergji të ndryshme nga substancat që gjenden në kremrat anti –sun. Deri më sot nuk ka asnjë product që të mbrojë 100% nga Dielli, dhe rreziku i kapjes nga kanceri i lëkurës, rrudhat e parakohshme apo djegiet është i lartë sidomos nëse qëndron gjatë në Diell dhe në orët kur dielli lëshon rrezet e dëmshme.

– Për sa i përket atletëve  nuk këshillohet që të kryejnë ushtrime në ambjent të nxetë.

– Koha më e mirë e ekspozimit në diell është në orët e para të mëngjesit dhe para perëndimit  të diellit.

Dielli është mirësi e madhe që ka krijuar Zoti i Plotfuqishëm, dhe nëse nuk do të kishte Diell, do të kishim humbur shumë, shumë, dhe shumë, madje nuk do të kishte jetë! Por Krijuesi ka përsosur gjithçka me Urtësinë e Tij absolute.