Dichroa Febrifuga, “Lulja e Etheve

 

Arabisht: دكروة مانعة للحمى

Anglisht: Dichroa

Emri shkencor: Dichroa febrifuga L.

Familja: Hydrangeaceae.

Dichroa është pemë shkurre, shumëvjeçare me gjelbërim të përjetshëm. Me gjethe eliptike ose heshtake që janë 6-25 cm të gjatë dhe 2-10 cm të gjera. Gjethet janë të mbuluara me push (botanikisht të quajtur trichomes). Me lule të bardha, por petalet e lules kthehen në blu të ndritshme kur janë në lulëzim të plotë, me frut blu të errët që nuk është i ngrënshëm.

Dichroa febrifuga është një barishte e rëndësishme në mjekësinë bimore. Febrifugina dhe izofekrifugina e alkaloidëve që i përmban bima besohet të jenë përgjegjës për efektet e saj anti- bakteriale dhe anti-malaries. Bima përdoret në lidhje me bimë të tjera si Glycyrrhiza glabra (xhelatinë), Ziziphus spina cristi dhe Zingiber officinale (xhenxhefil). Quhet ndryshe dhe ‘lulja e etheve’. Rrënja përmban një shumëllojshmëri të alkaloideve që konsiderohen të kenë vetitë emetike, ekspektorante, antipiretike dhe laksativë. Nëse e karahasojmë me një agjent të njohur për uljen e etheve, febrifugina raportohet të ketë efekt shumë më të fortë.

Pjesët e bimës që përdoren: Rrënja, gjethet.

Dobitë mjekësore të Dichroa Febrifuga 

– Ndihmon për të trajtuar ethet e larta, veçanërisht ato të lidhura me infeksionin e lartë.

– Dichroa është një barishte e hidhur që zakonisht përdoret në mjekësinë bimore ku konsiderohet të ketë një energji të ftohtë dhe kuruese për zemrën, mëlçinë dhe mushkëritë.

– Bima përmban  laksativë të fuqishëm (pastrues) që janë përdorur tradicionalisht për të trajtuar kancerin e stomakut.

– Ndihmon për trajtimin e kollës, ftohjeve dhe bronkitit.

– Përdoret për të vrarë parazitin që shkakton malarien, por gjithashtu mendohet të jetë efektive kundër amoebias (një organizëm me një qelizë).

Shënim!

– Bima nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna, gjatë gjidhënies apo fëmijët.

– Në doza më të larta se të rekomanduara mund të shkaktojë të përziera, të vjella dhe diarre.

– Nuk duhet të përdoret nga njerëzit me presion të ulët të gjakut.