Dendrobium Nobile; Një bimë bazë për kurimin e sëmundjeve

 

Arabisht: دندربؤم

Anglisht: Dendrobium

Emri shkencor: Dendrobium Nobile L

Familja: Orchidacheae

Dendrobium Nobile është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi 10-60cm, me lule aromatike, të cilat kanë ngjyra të larmishme, të bardha, rozë, vjollcë.

Origjina e bimës është Kina Jugore, India, dhe rajone të buta tropikale. Ajo është përdorur si bimë deckorative sepse lulëzon në dimër dhe në pranverë. Ajo gjithashtu është një nga 50 bimët bazë kineze që përdoren për kurim. Në Kinë e quajnë edhe si “bima e jetëgjatësisë”.

Pjesët që përdoren: Lulet, kërcelli.

Elementët aktiv të dendrobiumit: Extract of the stems of Dendrobium nobile yielded 17 phenanthrenes (including 3,4,8-trimethoxyphenanthrene-2,5-diol, 2,8-dihydroxy-3,4,7-trimethoxyphenanthrene, 3-hydroxy-2,4,7-trimethoxy-9,10-dihydrophenanthrene, 2,8-dihydroxy-3,4,7-trimethoxy-9,10-dihydrophenanthrene, 2-hydroxy-4,7-dimethoxy-9,10-dihydrophenanthrene, 2,2′-dihydroxy-3,3′,4,4′,7,7′-hexamethoxy-9,9′,10,10′-tetrahydro-1,1′-biphenanthrene and 2,3,5-trihydroxy-4,9-dimethoxyphenanthrene

Dobitë mjekësore të Dendrobiumit

– Forcon sistemin imun dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve në trup.

– Mbron mëlçinë dhe tëmthin; është vlerësuar nga shumë herbalist si një ilaç i madh për kurimin e hepatitit B dhe C, hepatobiliary dhe cholecystitis.

– Përmirëson funksionin e mushkërive, veshkave dhe stomakut.

– Ndihmon për kurimin e frangjitit.

– Vret disa qeliza të caktuara malinje si; kanceri i mushkërive, kanceri i vezoreve dhe leukemia promielocitike.

– Aktiviteti i saj zvogëlon efektet anësore të kimoterapive dhe radioterapive, duke rritur imunitetin.

– Ndihmon për kurimin e tuberkulozit, fryrjeve, djersitjen e tepërt, anoreksinë, ethet dhe vështirësitë në tretje.

-Ndihmon në kurimin e plagëve në gojë dhe thatësirën e gojës.

– Lehtëson dhimbjet e stomakut dhe redukton të vjellat.

– Parandalon helikobakterin pylori që gjendet në shpretkë dhe stomak.

– Trajton impotencën seksuale.

– Qetëson dhimbjet në këmbë, duar, dhimbjet e mesit.

– Ndihmon për kurimin e artraligijës.

– Plotëson lëngjët e humbura të trupit dhe zvogëlon etjen e rëndë.

– Forcon shikimin dhe kuron problemet e tyre si; dobësim shikimi, infeksionet, skuqjet, lotimin, kruajtjet, etj.

– Ndihmon ushqyerjen e lëkurës së thatë dhe të plasaritur.

– Përcjell energji dhe oksigjen në të gjithë trupin, e kombinuar me rrënjë jamballi.

– Largon stresin, nxit qarkullimin e gjakut, zgjeron enët e gjakut, ul kolesterolin dhe trigliceridet.

– Fuqizuese për atletët dhe ata që kanë aktivitet të rëndë fizik dhe mendor.

– Ulin presionin e lartë të gjakut.

Përdorime të tjera

– Përdoret si bimë dekorative për shkak të ngjyrave të ndryshueshme dhe pamjes tërheqëse.

– Pastron ajrin nga toksinat.

– Në Singapor përdoret në gatim për shkak të shijes dhe aromës.

– Lulet përdoren si dekorim në ëmbëlsira dhe pije.