Dalbergia Sissoo; Luftues i inflamacionit dhe qetësues i dhimbjeve

 

Arabisht: الساسم,  السرسوع

Anglisht: Shisham, Indian Rosewood, Sisso

Emri shkencor: Dalbergia Sissoo L

Familja: Fabacea.

Dalbergia Sissoo është pemë shumëvjeçare, me lartësi deri 25m, me trung të çrregullt, me gjethe alternative, me majë të mprehtë, me lule të dëndura e në grupe, me ngjyrë të bardhë në të kuqe e aromatike.

Origjina e Dalbergia sissoo është India, Iraku, Pakistani. Emri tradiconal i bimës është Sisso dhe Shisham. Sissoo  është një nga speciet më të njohura dhe më të shitura në shkallë ndërkombëtare. Druri i tij mjaft i fortë dhe elastic, përdoret për të prodhuar instrumente muzikore, mobilje, anije, letër, etj. Sissoo është gjithashtu një pemë medicinale. Lëvorja e drurit është e pasur me abortifacient, anthelmintic, antipyretic, aphrodisiac, expectorant dhe refrigerant. Tradicionalisht, degët e holla të pemëve janë përdorur si furçë dhëmbësh, disifektues i plagëve të gojës, sëmundjet e stomakut, etj. Në Afrikë përdoret për trajtimin e plagëve dhe gonorresë. Kjo traditë është përdorur për shekuj me radhë në Pakistan, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Elementët aktiv:  Isoflavone-O-glycoside, biochenin A, tectorigenin, 7, 4 dimethyle tectorigenin and 7-O- methyle tectorigenin,  mesoinisitol, 7-O- methyle tectorigenin and 4’-rhamnoglucoside, isocaviumin, tectorigenin, dalbergin, caviunin and tannins, dalberginone, dalbergin, methyl dalbergin and dalbergichromene, dalbergin, nordalberginones, dalbergichromene, fixid oil and essential oils.

Pjesët që përdoren: Lëvorja e drurit, degët e holla të pemës, gjethet dhe lulet.

Dobitë mjekësore të Dalbergia Sissoo

– Ndihmon në kurimin e impotencës tek meshkujt.

– Ndihmon në balancim hormonal në trup dhe ndihmon për uljen në peshë.

– Pastron zorrët nga infeksionet.

– Ndihmon në uljen e inflamacionit të gjirit.

– Qetëson dhimbjet e barkut, acarimin e stomakut.

– Lehtëson qarkullimin normal të trupit.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës si: entjet, plagët, puçrrat, etj.

– Qetëson dhimbjet e ndryshme në trup.

– Qetëson dhibjet e nervit shiatik.

– Parandalon çrregullimet e gjakderdhjes.

– Ul nivelin e sheqerit në gjak.

– Ndihmon për trajtimin e ënjtjeve dhe dhimbjeve të syve.

– Trajton çrregullimet gjinekologjike.

– Gjithashtu ndihmon për kurimin e leucorrhoea dhe çrregullimet urinare te meshkujt.

– Mbështetës i shëndetit oral.

Kujdes!

– Nuk është e këshillueshme të përdoret gjatë shtazanisë.