Cyperus Esculentus – Bajamet e Tokës; Për shëndetin e të gjithë trupit

 

Arabisht: حب العزيز

Anglisht: Nut grass, yelloë nutsedge, tiger nut

Emri shkencor: Cyperus Esculentus L

Familja: Cyperaceae

Cyperus Esculentus është bimë barishtore shumëvjeçare me lartësi 90cm, me gjethe të holla dhe të gjata, me fara ovale e me ngjyrë kafe të çelur. Një bimë e vetme mund të prodhojë deri në 2400 fara. Me rrënjët zhardhok, të ngrënshme, me shije të mirë dhe rezistuese ndaj kushteve klimatike.

Origjina e bimës është Egjipti, Afrika, Lindja e mesme, Nënkontinenti Indian dhe Evropa Jugore. Është konsideruar si farë e keqe, por ajo ka treguar cilësi të larta kuruese. Cyperus esculentus ka qënë shumë e rëndësishme në kuzhinën Egjiptjane. Zhardhokët e bimës janë gjendur në varret e faraonëve rreth 6000 vjet më parë. Përdoret në gatime të ndryshme e kombinuar me bimë të tjera si piper, luleradhiqe, xhenxhefil, jamball.

Çfarë kanë thënë mjekët e vjetër arab për të

Avicena (Ibën Sina) thotë: “Cyperus esculentus ka shije të mirë, shton spermën, përmirëson shëndetin e gjithë trupit, kuron sëmundjet e syrit, qerenë, shton qumështin e gjirit.”

Daud el Antaki thotë: “Ushqim i mbretërve të Egjiptit. Lloji më i mirë është ai që rritet në Egjipt. Ka efekt të shpejt në trup, përmirëson shëndetin e trupit, pastron gjakun, veshkat, largon pikëllimin, pastron mëlçinë, qetëson vrazhdësinë e gjoksit, kollën, dhe fytin e lënduar.”

Pjesët që përdoren: Farat që janë zhardhok.

Veçoritë e bimës: Astringent, diaphoretic, diuretic, analgesic, antispasmodic, aromatic, carminative, antitussive, emmenagogue, litholytic, sedative, stimulant, stomachic, vermifuge, tonic and antibacterial.

Elementët aktiv të Cyperus Esculentus: Fat, sugar, protein, minerals (mainly phosphorus and potassium), The oil of the tuber ëas found to contain 18% saturated, palmitic acid and stearic acid, oleic acid, fatty acids, vitamin; B1, B2, B6, B12, C, E, Sodium, Potassium, Magnesium, Manganese,Phosphorous, Iron, Zinc, Copper, calcium, iron, linoleic, palmitic, stearic, arachidic, fatty acid,  palmitic, stearic, arachidic acid,  Leucine, Lysine, Methionine, Phenylalanine, Threonine, Valine, Serine,Tyrosine, Alanine, Arginine, Aspartic acid, Cysteine, Glutamic acid.

Dobitë mjekësore të Cyperus esculentus

– Përmirëson shëndetin e përgjithshëm të trupit.

– Pastron gjakun dhe mëlçinë.

– Pastron mushkëritë dhe qetëson kollën.

– Parandalon sëmundjet e zemrës.

– Parandalon trombozën.

– Aktivizon qarkullimin e gjakut.

– Pastron rrugët urinare dhe veshkat.

– Redukton rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

– Ndihmon në reduktimin e simptomave të Diabetit.

– Përmirëson shëndetin e kockave.

– Qetëson dhimbjen e kokës dhe migrenën.

– Forcon shëndetin seksual dhe shton sasinë e spermës.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të lëkurës, qerenë, psoriasis dhe puçrrat e rinisë.

– Shton qumështin e gjirit.

– Forcon kockat dhe muskujt e fëmijëve dhe të moshuarve.

Shënim!

– Bima është e sigurtë në përdorim normal dhe sipas udhëzimeve të herbalistit.