Cynodon Dactylon – Krisje, Gram  

 

Arabisht: النجيل – Al Nexhil.

Anglisht: Durva grass, Dubo,

Emri shkencor: Cynodon Dactylon

Familja: Poaceae.

Krisja është bimë  barishtore kacavjerrëse shumëvjeçare, me ngjyrë të gjelbër në gri me sipërfaqe të ashpër. Zakonisht është e shkurtër 2-15cm, por mund të arrijë lartësinë deri 1m. Origjina e bimës është Afrika, Azia dhe Evropa. Konsiderohet si bar i keq dhe i bezdishëm por ka shumë dobi shëndetësore.

Pjesët e bimës që përdoren: Të gjitha pjesët.

Substancat aktive të Krisjes:  Kripëra minerale, vitamin C, Saponin, Asparagine,Sanodin, Triticin, Polyfructosan, acid –Salicylic, vajra esenciale dhe më i rëndësishëM  vaj-Ogruperen.

Përdorimet mjekësore të Krisjes

– Ndihmon në kurimin e ulçërave të sistemit tretës.

– Pastron trupin nga infeksionet, ndihmon në kurimin e verdhësës dhe sëmundje të tjera të mëlçisë.

– Shkakton urinim të shpeshtë, në këtë mënyrë ndihmon për pastrimin e organizmit nga helmet.

– Ndihmon për kurimin e plagëve dhe ekzemës.

– Ndihmon me Reumatizmën, infeksionet e kyçeve dhe përdhesin.

– Ngritjen në peshë dhe celulitin.

– Pezmatimin e gjëndrave limfatike.

– Ndihmon për kurimin e dhimbjeve të fytit.

– Pastron gjakun dhe ul kolesterolin në gjak, duke e kombinuar me bimë të tjera.

– Mbyll plagët që janë bërë nga operacionet e buta.

– Farat e krisjes shkrijnë gurët në veshka.

– Ndihmon në kurimin e prostatës së zmadhuar.

Kujdes!!

– Nuk duhet përdorur pa konsultimin e mjekut.

– Nuk duhet përdorur nga gratë shtatzëna apo gjatë gjidhënies.

– Nëse merret në sasi të madhe mund të shkaktojë dëme në mushkëri.