Curculigo Orchioides – Syri i Artë; Për fuqizimin e trupit

 

Arabisht:  العين الذهبية

Anglisht: Kali Musali, Golden eye.

Emri shkencor: Curculigo Orchioides L

Familja: Hypoxidaceae.

Syri i Artë është bimë barishtore shumëvjeçare me lartësi 30cm, me lule të verdha e të mëdha, me rrënjë aromatike, paksa të hidhura,

Origjina e bimës është Malajzia, India dhe Pakistani. Ajo gjendet gjithashtu në zonat e buta të Afrikës dhe Arabisë. Rrënjët e saj janë përdorur si një tonik seksual për të dy gjinitë. Është qetësues dhe diuretik. Bima i jep nxehtësi trupit, prandaj duhet të merret gjatë muajve të ftohtë. Ajo gjithashtu është e dobishme për problemet e lëkurës, kollën, të ftohtit, fryrjen e barkut, kapsllëkun, funksionin e mëlçisë, verdhëzën, etj.

Pjesët që përdoren: Rrënjët.

Elementet përbërës: Flavones, glycosides, steroids, saponins, triterpenoids, resin, tannin, mucilage, fat, starch, calcium, contains glycoside, orcinol-1-0-beta-D-apiofuranosyl-(1–>6)-beta-D-glucopyranoside, curculigoside, syringic acid, sitosterol, stigmasterol, cycloartinol, sucrose, trimethyl , dodecane, trimethyl, hexadecane,5-butyl (3) benzoic acid, 4-ethoxy-,ethyl ester, docosanoic , etc.

Dobitë mjekësore të bimës

– Forcon imunitetin dhe i jep trupit nxetësi dhe energji.

– Nxitës i qarkullimit të gjakut, pastrues dhe luftues i viruseve në gjak.

– Tonik seksual për të dy gjinitë.

– Ndihmon për trajtimin e kollës dhe tuberkulozit.

– Ndihmon për kurimin e astmës.

– Ndihmon për qetësimin e dhimbjeve të barkut, diarresë dhe gonorresë.

– Trajton sëmundjet e zemrës.

– Ndihmon në kurimin e verdhëzës.

– Përdoret si tonik për trajtimin e rënies fizike, forcon kockat dhe muskujt.

– Qetëson dhimbjet e mesit, lufton paralizën e kockave, reumatizmën dhe përdhesin.

– Parandalon formimin e qelizave tumorale.

Shënim!

– Bima është e këshillueshme të merret vetëm gjatë sezonit të dimrit.