Crocus Sativus SHAFRANI; ERËZA MË E SHTRENJTË NË BOTË

 

Emri shkencor: Crocus Sativus

Emri në Anglisht: Saffron

Familja: Iridaceae

Vendodhja gjeografike e Shafranit: Veriperëndim i Azisë.

Vendet që kultivojnë Shafran janë: Irani, Spanja, India, Greqia dhe Turqia.

Shafrani  është i njohur që prej 3000 vitesh dhe sot ai përdoret për kurimin e më shumë se 90 sëmundjeve.

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), u pyet nga Ebu Hurejra: “O i Dërguari i Allahut! Nga ç’lëndë janë krijuar gjallesat?” Ai iu përgjigj: “Nga uji.” –Po ndërtesat e parajsës, nga ç’lëndë janë ndërtuar? – Nga tulla ari e argjendi dhe me baltë misku kundërmues. Guralecët e oborreve janë nga perlat dhe gurët e çmuar, kurse toka është prej Shafrani. Kushdo që hyn në të, kënaqet dhe nuk mërzitet kurrë, qëndron përgjithmonë aty dhe nuk vdes kurrë; rrobat nuk i vjetërohen dhe rinia nuk i ikën kurrë.” [Hadith i Vërtetë – Mishkatul Mesabih 5630].

Mjekët e vjetër kanë thënë për të:

Ibën Sina (Avicena): Shtrëngues, dhe shpërbërës, nxjerrës i qelbëzimeve.

Galeni: Nxehtësia e tij është më  fortë se shtrëngimi i tij, vaji i tij është qetësues.

Al Hauzi: Nëse përzihet me bimë tjetër, atij jo vetëm nuk i humbet asgjë, por është ruajtës dhe forcon organet e brendshme të njeriut. Shpërbërës i tumoreve dhe heqës i puçërrave.

Shafrani në fakt është pistili që nxirret nga lulet e Shafranit. Nxjerrja bëhet me dorë dhe me kujdes nga njerëz me përvojë. Lloji më i mirë është ai që kultivohet në Iran. Që të përfitohen 500 gram Shafran, duhen mbledhur 70 000 lule të shëndetshme dhe pa insekte.

Pjesa që përdoret janë pistilet e lules (me ngjyrë të kuqe në portokalli dhe kanë një shije të veçantë).

Elementet kryesore të bimës janë: Crocin, Picrocrocin, B-Carotenes, Lycopene, Zeaxanthin, A- Aarotines, si dhe elementi  Safranal.

Dobitë shëndetësore të shafranit

  1. Luan rol të rëndësishëm për forcimin e kujtesës dhe kurimin e sëmundjes së Alzheimerit.
  2. Përdoret për kurimin e disa gjendjeve të epilepsisë, konsiderohet si qetësues dhe aktivizues i sistemit nervor qëndror.
  3. Forcon zemrën, Arteriosclerozën dhe çrregullimet e rrahjeve të zemrës; nga shumë mjekë konsiderohet si shpresë e madhe dhe e sigurtë për uljen e kolesterolit.
  4. Ndalon përhapjen e qelizave kancerore, kjo sepse ai ka përmbajtje të lartë të Crocin, Crotecin, Picrocrocin.
  5. Shafrani përmban anti-okside të cilat e mbrojnë trupin nga shumë lloje sëmundjesh, kjo për shkak të fuqisë që ka kjo bimë në përqëndrimin e kurimit të sëmundjes që në rrënjë.
  6. Shafani kuron fryrjen e barkut dhe çrregullimet e tretjes.
  7. Ndalon formimin e tumoreve të reja, ndihmon edhe në ndalimin dhe mbledhjen e tumoreve që janë prezente në trup.
  8. Stimulues i stomakut. Përdoret për qetësimin e çrregullimit të stomakut, uljen e gazrave të stomakut.
  9. Kuron Astmën.
  10. Kuron Depresionin.
  11. Ndalon ngrirjet dhe ngërcet.
  12. Djersitës dhe ndihmon në uljen e temperaturës.
  13. Shton energjinë e trupit dhe forcon shqisat e dëgjimit, shikimit, shijes, prekjes, etj.
  14. Rrit fuqinë seksuale.
  15. Qelizat e syrit që janë të domosdoshme për të parë i bën më elastike, më të forta dhe më rezistente ndaj sëmundjeve.
  16. Lufton dhembjet e kokës dhe migrenën.
  17. Konsiderohet si qetësues i gjëndjes shpirtërore, largon stresin dhe frikën.
  18. Lufton shenjat e plakjes, kjo sepse lënda anti-okside që përmban shafrani, lufton prishjet që shkaktojnë elektronet e lira, që merren nga ngrënia e ushqimeve me yndyrë.
  19. Ndihmon në mjekimin e acarimit të organeve të frymëmarrjes, acarimin e laringut.
  20. Kuron dhe qetëson kollën e thatë dhe ftohjet.

Shafrani dallohet për dobitë e tij estetike të mrekullueshme. Nëse e përdor vetëm një herë, do doje ta përdorje çdo ditë kur dallon ndikimin e tij mbi lëkurë, për:

  1. Për shkëlqimin dhe butësinë e lëkurës.
  2. Për largimin përfundimisht të puçërrave të rinisë.
  3. Për largimin e njollave të errëta nga fytyra.
  4. Si maskë për ushqyerjen e lëkurës.
  5. Për fytyrë të ndritëshme.
  6. Për njësimin e ngjyrës së lëkurës dhe ruajtjen e saj.
  7. Kurimin e rënies së flokëve.
  8. Rinovimin e qelizave të lëkurës.

Dobi të shafranit në kurimin e sëmundje shpirtërore:

  1. Shpërbën magjinë e ngrënë, me lejen e Zotit.
  2. Ndalon epilepsinë që pas ditës së tretë të përdorimit.
  3. Shpërbërjen e disa llojeve të magjisë duke u larë me ujin e tij ose duke e pirë.
  4. Kuron syrin e keq dhe smirën.

Shafrani përdoret si erëz në ushqime të ndryshme, jo vetëm për shijen e tij të vecantë por ai i jep ushqimit aromë dhe ngjyrë të florinjtë shkëlqyese.

Ajo çfarë mund ta bëjë të vështirë përdorimin e kësaj bime, është çmimi i saj, pasi një kilogram Shafran i pastër kushton mbi 11 mijë dollarë.