Crataeva Nurvala; Për shëndetin e veshkave, traktin urinar, kancerin e prostatës

 

Arabisht: كراتيفة نورفالية

Anglisht: Varuna

Emri shkencor: Crataeva nurvala L

Familja: Capparaceae

Crataeva nurvala është një pemë e vogël, shumëvjeçare, me lartësi 15 m, me trung të butë dhe kafe, majat e degëve janë të purpurta në të vedhë, me gjethe trifoliate, me lule të bardha, me ngjyrë të lehtë të verdhë dhe aromatike, me frutat si mana të njomë.

Origjina e bimës është India dhe Azia Juglindore. Varuna është kultivuar  për vetitë kuruese të saj. Lëvorja e pemës është përdorur për kurimin  e sëmundjeve të brendëshme si: dysuria (vështirësi urinimi), gurët e veshkave, helminthiasis, (shiriti), bakteriet, laksatues, diuretic, etj.

Pjesët që përdoren: Lëvorja e trungut, lëvorja e rrënjës dhe gjethet.

Veçoritë e bimës: Antioksidant, kontraceptiv, anti-inflamator, laksativ,  lithinotriptic diuretik, antilithik.

Dobitë mjekësore të Crataeva Nurvala

– Ndihmon në forcimin e prostatës.

– Parandalon zhvillimin e qelizave kancerore të prostatës.

– Tonik i fshikëzës.

– Lufton infeksionet kronike të traktit urinar.

– Zvogëlon tensionin në traktin urinar.

– Parandalon dhe trajton gurët e veshkave.

– Parandalon dhe trajton dëmtimin e veshkave.

– Forcuese e mureve të stomakut.

– Rrit oreksin, stimulon tretjen, eliminon fryrjen dhe dhimbjet e barkut.

– Në literaturën e lashtë Vedike, Crataeva është një bimë e rëndësishme për qarkullimin e gjakut, pastrimin e gjakut, zgjerimin e  kapilarëve të gjakut, forcuese e mëlçisë dhe për trajtimin e hepatitit.

– Lehtëson vështirësinë e urinimit, e shkaktuar nga prostata e zgjeruar.

– Ndihmon për trajtimin e adenitis, abscesit, shpretkës së zgjeruar, dhimbjet reumatike dhe plagëve edematous.

Shënim!

– Bima nuk ka efekte anësore nëse merret në dozën e duhur.