Corchorus Olitorius – Mëllaga e Faraonëve

 

Arabisht: الملوخية

Anglisht: Nalta jute, tossa jute, jew’s mallow

Emri shkencor: Corchorus olitorius L

Familja: Malvales

Mëllaga e faraonëve është bimë barishtore një ose shumëvjeçare, me lartësi 2-4m, me gjethe të mëdha e të thjeshta, me lule të verdha me pesë petale, fruti është si kapsulë me fara të shumta brenda tij.

Origjina e mëllagës së faraonëve është Gadishulli Arabik, përfshi: Egjiptin, Sudanin, Levantin, Tunisinë dhe Marokun. Kjo bimë ka qenë e preferuar në kuzhinën e faraonëve për shkak të vlerave të larta ushqyese dhe kuruese. Fjala  ‘mulukijeh’ nga arabishtja do të thotë ‘madhështore’, kjo sepse ajo u ofrohesh mbretërve kur ishin të sëmurë.

Pjesët që përdoren: Gjethet.

Elementët përbërës: Molokhiya është e  njohur edhe si “mbreti i perimeve”. përmbajtja e saj carotene janë 4.6 herë më shumë se spinaqi dhe 19 herë më shumë se brokoli. përmbajtja e saj në kalcium janë 9 herë më shumë se spinaqi dhe 10 herë më shumë se brokoli. Edhe vitamina B1 dhe B2 janë pesë herë më shumë se te spinaqi . Ajo gjithashtu përmban shumë më tepër vitamina E, C, kalium, hekur dhe fibra se çdo perim tjetër.

Dobitë shëndetësore të mëllagës së faraonëve

– Qetëson nervat.

– Përshpejton  ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, duke përmirësuar performancën e neurotransmittersve.

– Përshpejton  shërimin e plagëve.

– Mbron trupin nga sëmundjet.

– Forcon sistemin imunitar dhe ndihmon trupin të rezistojnë ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve.

– Mbron trupin nga plakja e parakohshme, nga qelizat kancerore dhe lodhja.

– Ndihmon në ruajtjen e integritetit të sistemit nervor.

– Rrit sekretimin e hormoneve.

– Lufton aneminë dhe mbron qelizat e trupit nga korrozioni.

– Forcon zemrën.

– Lehtëson tretjen e ushqimit dhe ruan shëndetin e zorrës së trashë.

– Mbron qelizat e trurit, ripërtërin kujtesën dhe aktivizon kapacitetin mendor.

– Parandalon osteoporozën.

– Trajton ankthin, stresin, depresionin dhe redukton çrregullime të tjera neurologjike.

– Rrit dëshirën seksuale.

– Rrit sekretimin e hormoneve të pjellorisë tek  gratë, dhe lufton inferlitetin.

Shënim!

Mëllaga e faraonëve është pa efekte anësore dhe mund të konsumohet nga të gjithë, përfshi edhe fëmijët mbi një vjeç.