Commiphora wightii – Guggul; Lufton radikalet e lira dhe kolesterolin (LDL)

 

Anglisht: Guggul

Emri shkencor: Commiphora wightii L.

Familja: Bursa

Guggul është bimë shkurre me lartësi deri 4 m, me degë të mprehta. Gjethet të thjeshta ose ovale, me lule të kuqe në rozë, me katër petale. Fruta të vegjël, të rrumbullakët dhe me ngjyrë të kuqe kur janë të pjekur. Kjo bimë është nën mbrojtjen e IUCN pasi është e rrallë dhe shumë kuruese.

Origjina e guggul është Afrika Veriore, Azia Qëndrore dhe India. Ajo preferon toka të thata dhe të ngrohta. Guggul prodhon një llojë rrëshire e njohur me emrin “guggul gum” e cila ka efekte të larta kuruese dhe aromë të këndëshme. Është përdorur në mjekësinë e vjetër arabe dhe indiane për kurimin e artritit reumatid, uljen e kolestrolit, fryrjen e mëlçisë, tumoret, krimbat e zorrëve, ulçërat dhe plagët. Guggul gum përdoret edhe si temjan, çëmçakëz dhe parfum.

Pjesët e bimës që përdoren: Rrëshira.

Elementët aktiv të guggul:  Minerals, terpenes, sterols, ferrulates, flavanones, sterones, fatty acids: capric acid,  myristic acid, palmitic acid, stearic acid,  arachidic acid,  behenic acid, myristoleic acid, palmitoleic acid, oleic acid, eicosenoic acid, linoleic acid, alpha linoleic acid, essential oil.

Dobitë mjekësore të guggul

– Ndihmon për uljen e kolesterolit dhe kuron forcimin e arterieve (atterosclerosis).

– Stimulon sistemin imun dhe lufton radikalet e lira.

– Studimet kanë treguar se guggul lufton qelizat kancerore përfshirë; kacerin e gjakut (leukeminë), kancerin e mushkërive, të gjirit, prostatës, lëkurës dhe kancerin e kockave.

– Pengon zhvillimin e yndyrave në mëlçi.

– Tret yndurat dhe lehtëson qarkullimin e gjakut.

– Rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

– Ndihmon për kurimin e hypertiroideve.

– Ndihmon për kurimin e psoriasis dhe puçërrat  e rinisë.

– Lehtëson tretjen dhe ndihmon uljen në peshë.

– Largon stresin, krizat nervore dhe ankthin.

– Kuron pezmatimin e fytit dhe kollën kronike.

– Kuron ulçërën e stomakut.

– Ndihmon për kurimin  e indeve të dëmtuara të mëlçisë.

– Stimulon fuqinë seksuale, lufton impotencën dhe sterilitietin.

– Në membranën e mukusit ai shërben si astringent dhe antiseptic.

– Stimulus i mitrës dhe qetësues menstrual.

– Kuron uçërat diabetike,  ul ënjtjet e këmbëve  dhe lehtëson dhimbjet.

Shënim!

– Nëse merret në mënyrë të rregullt dhe me masë të caktuar, guggul është i sigurtë.

– Nuk është e këshillueshme gjatë shtatëzanisë as gjatë gjidhënies.

– Nëse kombinohet me bimë të tjera si:  Goldenseal (hydrastis), jep rezulate më të mira.