Commelina Benghalensis – Lulja e ditës; Luftuese e inflamacionit dhe çrregullimeve në trup

 

Arabisht: وعلان بنغالي

Anglisht: Benghal dayflower.

Emri shkencor: Commelina Benghalensis L.

Familja: Commelinaceae.

Commelina benghalensis është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi  50cm, me gjethe ovale-eliptike, me lule ngjyrë blu dhe vjollcë në blu. Me fara të vendosura në kapsullë në formë vezake.

Origjina e bimës është Azia dhe Afrika. Bima është përdorur prej shekujsh si bimë kuruese. Në Kinë është përdorur si bimë medicinale, si diuretike, për tempeaturën, febrifugale dhe anti-inflamatore. Në Pakistan është përdorur si laksative, për ënjtje të lëkurës dhe lebrën. Në Azinë juglindore dhe Afrikë konsiderohet si ushqim i shëndetshëm dhe është përdorur si shtojcë në supë ose në oriz. Përshkrimi i  bimës si medicinale u bë për herë të parë nga Karl Lineus në vitin 1753.

Pjesët që përdoren: Rrënja , gjethet dhe sythet e luleve.

Vëçoritë e bimës: Zbutëse, qetësuese, laksative, diuretike, antileprotic, antibacterial, antipyretic, antiedematic, antitoxic.

Elemntët aktiv: Tannins, Triterpens, Quinon, Glycosides, Terpenoids, Steroids, Flavonoids, phenols, saponins, phytosterol, carbohydrates.

Dobitë mjekësore të lules së ditës

– Lufton inflamacionin.

– Ul temperaturën e shkaktuar nga inflamacioni.

– Qetësuese, ndihmon në kurimin e çrregullimeve të sistemit nervor.

– Ndihmon në kurimin e lebrës dhe inflamacioneve të lëkurës.

– Diuretike, ndihmon në pastrimin e veshkave dhe të sistemit urinar.

– Qetëson dhimbjet e kyçeve dhe dhimbjet e gjoksit.

– Rrënja e bimës lufton toksinat në mëlçi dhe ndihmon për kurimin e çrregullimeve në mëlçi.

– Qetëson dhimbjet e fytit.

– Gjethet ndihmojnë në kurimin e çrregullimeve menstruale dhe infertilitetin tek gratë.

– Ndihmon për kurimin e çrregullimeve në stomak dhe lehtëson tretjen.

Kujdes!

– Në sasi të mëdha mund të shkaktojë diarre.