Cohoshi i Zi / Actaea racemose; për problemet menstruale

 

Arabisht: الكوهوش الأسود

Anglisht: Black cohosh, black bugbane, black snakeroot, fairy candle

Emri shkencor: Actaea racemosa / sinonim: Cimicifuga racemosa

Familja: Ranunculaceae.

Përshkrimi: Cohoshi i zi është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi 75-250 cm. Gjethet të gjata dhe të gjëra, lulëzon në fund të pranverës dhe fillim të verës, me ngjyrë të bardhë dhe pa petale, me erë jo të këndëshme dhe tërheqin insektet. Frutat ngjasojnë me gjëndrrat dhe kanë disa fara brenda tyre.

Cohoshi i zi është bimë që gjendet kryesisht në Amerikën Veriore dhe Kanada. Rrënjët e saj janë përdorur nga indianët e kuq veçanërisht për lehtësimin e lindjes dhe si qetësuses i dhimbjeve menstruale.

Përmbajtja active e bimës: Estrogen, minerale, serotonin receptors, methylserotonin, triterpene glycosides, etj.

 

Dobite mjekesore

– Ndihmon gratë në menopauzë dhe redukton simptomat gjatë kësaj periudhe.

– Ndihmon për të rregulluar hormonet e grave në mënyrë të shkëlqyer.

– Mund të përdoret për të përshpejtuar  lindjen në kohën e lindjes.

– Trajton inflamacionet në sekrecionet gjenitale dhe verdhëzën e tepruar.

– Për sëmundjet dhe problemet në vezore.

– Për lehtësimin e dhimbjeve të shpinës nga tkurrjet që ndodhin për shkak të menstruacioneve.

– Ndihmon për kurimin e artritit nëse kombinohet me kamomil.

– Largon vjelljet e shpeshta.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të zemrës, enëve të gjakut dhe problemet e qarkullimit të gjakut.

– Ndihmon për uljen e kolesterolit dhe presionin e gjakut.

– Ndihmon për të hequr qafe kollën.

– Përdoret për kurimin nga pickimi i gjarpërit helmues.

Kujdes!!

– Ndalohet të përdoret gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies.

– Nuk duhet të përdoret nga gratë që vuajnë nga kanceri i mitrës, dhe vezores.

– Mund të shkaktojë marramendje, dhimbje koke, dhimbje në gjymtyrë.